16.9 C
Tirana
E dielë, 22 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rama është gjigand

Rama është gjigand

0
Rama - jep dorëheqjen

Arben Çokaj

Rama është gjigand, se dëboi Berishën dhe u bë më i keq se ai… Ibro ti që jeton në BE, a shikon ndonjë lider të vendeve të BE-së, që kapet pas karriges ashtu si Rama e nuk ikën? Hajt Musa ka reminishencat e komunizmit e nuk di ndryshe, i duket Rama si Enveri i pazëvendësueshëm…
Të birin Musa në kohën e Ramës e ka dërguar në Angli, pse thua vallë? Pse nuk e mbajti në Shqipëri?

Vëllai im i madh rrin gjithë ditën ‘Rama-Rama’ nuk heqë dorë prej tij, “vetë ia keni dhënë votën një herë, thotë, tani mbajeni” – kështu e kupton demokreacinë ai, por fëmijët i ka degdisur në Perëndim edhe ai…

Pse nuk i mbajtën fëmijët këta Ramistë në fortlumturinë e Ramës, a e ke ti idenë Ibro, se unë e kam?
Tani që pashë përjashtimin e deputetëve socialistë nga PS e kuptoj pse trembet Musa e vëllai i im, kanë frikë se Rama i merr në qafë, i përjashton nga partia…

Avokati vlleh Edmond Petraj që thoshte se nënë Tereza është vllehe, thotë edhe për Ramën se është vlleh, prandaj e përkrah edhe ai Ramën si ti e si Musa!

Ai thotë se populli shqiptar është me fat që ka një gjigand si Rama për kryeministër, se njerëz të tillë i vijnë rrallë një kombi. Nuk e di kush është me fat, shqiptarët që u varfëruan nga keq-qeverisja e Ramës apo Rama vetë, që bëri miliarda nga paratë e shqiptarëve me njerëzit afër tij?!

E megjithatë Musa nuk mund të rrijë pa kamerdaren. Me i ikë Rama i duket se po ia marrin shpirtin… Kaq shumë e do!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.