Feti TUNUZLIU
(Poezi)
Prej ditëve të kolonës më shoqëron një kujtim i trishtë:
Monstrumi që plandoste plisin e t’riut n’baltë rreptësishtë
me një rrebesh të shfryrash dhe torturonte e sfilite t’tjerët,
dukej tejet i tërbuar nga të mjerët !
Tok me këtë kujtim tronditës, mendoj përherë:
“Vallë, kush në botën e përparuar ndonjëherë
ka përbaltë traditat kaq egërsisht dhe shfrenueshëm,
teksa i gjori, heshtazi kthente plisin n’kokë vazhdueshëm.
Ky kujtim ngashëryes s’më hiqet nga mendja dot:
Si bishë fashiste me çizme e bajonetë para njerëzve plot
me ç’lemeri baltoste qeleshen stërgjyshore !
E i riu, bluante n’vedi: “Ani. Është balta jonë. Balta arbërore!”









