36.8 C
Tirana
E enjte, 6 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Gjeografia e trupit tënd

Gjeografia e trupit tënd

0
Ferdinand Laholli

FERDINAND LAHOLLI
(Poezi shqip-gjermanisht)

GJEOGRAFIA E TRUPIT TËND

Trupi yt
është vendi i vetëm
ku busulla ime
humb arsyen.

Nuk vij
si pushtues.

Dua vetëm
të jem shtegtari
që nuk di më
si të largohet.

DIE GEOGRAFIE DEINES KÖRPERS

Dein Körper
ist der einzige Ort,
an dem mein Kompass
den Verstand verliert.

Ich komme nicht
als Eroberer.

Ich möchte nur
der Wanderer sein,
der nicht mehr weiß,
wie man fortgeht.


PËRJETËSIA

Nëse ekziston përjetësia,
ajo
nuk është
pas vdekjes.

Është ai çast
kur ti
mbyll sytë,
dhe unë
e kuptoj

se trupi i zhveshur i një femre
është në gjendje
të bëhet lutje,
pa
asnjë fjalë.

EWIGKEIT

Wenn es die Ewigkeit gibt,
dann liegt sie
nicht
nach dem Tod.

Sie ist jener Augenblick,
in dem du
die Augen schließt
und ich
begreife,

dass der nackte Körper einer Frau
fähig ist,
zum Gebet zu werden,
ohne
ein einziges Wort.


VERA

Ti pi verë.

Unë
pi mënyrën
si gota
prek buzët e tua.

Ka dehje
që nuk vijnë medoemos
nga rrushi.

DER WEIN

Du trinkst Wein.

Ich
trinke die Art,
wie das Glas
deine Lippen berührt.

Es gibt einen Rausch,
der nicht unbedingt
von Trauben kommt.


PAFUNDËSIA E RREME

Koha
nuk na plak.

Ajo vetëm na heq
iluzionin
se kemi kohë
për gjithçka.

DIE FALSCHE UNENDLICHKEIT

Zeit
altert uns nicht.

Sie nimmt uns lediglich
die Illusion,
dass wir Zeit
für alles hätten.

© Laholli

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.