Arben Çokaj
Në përpjekje për të mbrojtur Ramën pa argumente, disa miq të mi po dalin qesharakë…
Euro mendoj se ka rënë artificialisht, duke pompuar shuma të mëdha Eurosh nga trafiqet e paligjshme dhe makinacionet monetare të Bankës së Shqipërisë! Prandaj okigarkët nuk i luajnë çmimet, e ha vetëm populli!
Gjelooooja doktor ka mësuar edhe kapitallizmin, ekonominë e tregut. Ka kohë që i them se me rënien e Euros duhet të bien automatikisht, që në konvertim mallrat që blihen me Euro e shiten me lekë, si nafta psh. dhe produkte të tjera.
Nafta nuk bie pse bie Euro, rritet, e pse rritet? Se janë oligarkët ata që e importojnë naftën, fitojnë ata, fiton shteti, e ha populli. Dje Mehmet Elezi kishte bërë një shkrim ku përmendte pagesën në rrugën e kombit. 5 Euro ose 660 lekë. Si ka mundësi? A nuk e di Ceti e Gjelooooja matematikën a? Se për Muuuusën është perceptim…
5 Euro x 93 lekë 1 Euro = 465 lekë e jo 660 lekë. Por Ceti si në naftë e si aty e mban Euron 140 lekë. A kjo është eko omia e tregut Gjeloooo?! Pse nuk ndodhë kjo në vendet e tjera? Se ka shtet! Kurse ne kemi perceptim!
Hiqni dorë nga Ramoviqi e mos mbetni jdiotë se oligarkë e di se nuk jeni!
Rama si Orwell ’84
Orwell ’84 tregon një panoramë kështu, ku shkon lumturria kombëtare e kësaj që po projekton Rama me kohë. Dhe unë mendoja se Rama duhej ta kishte lexuar ’84 dhe Ferma e kafshëve të Orwellit, dhe do e frenojë veten në sipërmarrjen e këtyre skizofrenive, marrive e fantazive, se ti e di se nuk i ke lexuar e nuk të vë faj, që e ha prasin e Ramës pa ndarë, kallup, dhe madje edhe propagandon… duke i lënë bythët brenda në këto marrina, që e kanë çuar qeverisjen e Ramës kaq larg, sa shkon në greminëe nuk kthehet më pas.
Edhe nëse Rama i ka lexuar librat më sipër, duket se qenka defekt i pushtetit kjo gjë, ku mjete të njëjta japin të njëjtin rezultat, si thotë Ajnshtajni, ndërsa Rama e të tjerë duke hyrëe dhe ti këtu, kujtoni se duke përdorë mjete të njëjta në qeverisje, për kapjen e shtetit, do jepni një rezultat ndryshe nga komunizmi – dështim total. Kapitalizmi i Ramës është: krijo një firmë ti, e unë të jap miliona nga shteti dhe bëhesh i pasur, gjoja se po investon, në Check-Up, Sterilizim, Dializë, Inceneratorë, rrugë, etj. etj.
Në botën kapitaliste privati investon e shteti merr tatimin, te ne shteti investon përmes privatit që privatë të caktuar të pasurohen e në fund të bëjnë një mut të madh, si edhe kanë bërë në këto 13 vjet. Kemi një shembull edhe për investimet nga BE për bujqësinë, paratë e të cilëve nuk iu dhanë bujqve, por disa miqve të Ramës, që bënë resorte kundrejt përqindjes që i dhanë ministres Krifca, dhe BE i ndaloi fondet e mëtejshme dhe i kërkon paratë mbrapsht.











