23.3 C
Tirana
E premte, 3 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj EDHE DY VEPRA TË REJA

EDHE DY VEPRA TË REJA

0
Poezia italiane

Nga Isak Ahmeti

Sapo kanë dalë nga shtypi edhe dy vepra të reja:

1. POEZIA ITALIANE
Poetë italianë të shek. XX
SHB”LENAGRAPHIC”, Prishtinë,
2026, fq. 313
Redaktor: Zef NOKA

2. Eugenio Montale: Duhi,
SHB “LENAGRAPHIC”, Prishtinë,
Prishinë, 2026, fq .112.
Redaktor Zef NOKA.

Vëllimi i parë në fakt përfaqëson një akt të rëndësishëm të historiografisë letrare dhe të ndërmjetësimit kulturor, duke sjellë në shqip traditën më përfaqësuese të poezisël italiane të shek. XX. Përmes përzgjedhjes së kujdeshme të 35 poetëve dhe mbi 200 poezive, lexuesi shqiptar, që tashmë e ka në dorë këtë libër, udhëhiqet në një udhëtim kronologjik dhe estetik që pasqyron zhvillimet kyçe të modernitetit italian:nga hermetizmi dhe lirika ekzistenciale, te avangarda dhe ekspermentimi formal.

Kjo përmbledhje, shkruan redaktori Zef Noka (i njohur si përkthyes nga gjuha gjermane dhe studiues në qarqet kulturore gjermanofone), nuk qëndron thjeshtë si një antologji përkthimesh por si një interpretim i vetëdijshëm i një tradite poetike, ku përkthimi konceptohet si akt krijues,si rikompozim i ndjeshmërisë, ritmit dhe strukturës semantike të origjinalit në një shqipe të kultivuar dhe elegante…

Me vëllimin: Duhi të Eugjenio Montales

i ofrohet lexuesit shqiptar një përfaqësim i kujdesshëm dhe i “përpunuar” i poezisë së Eugjenio Montales, njërit prej zërave më autentikë të poezisë italiane dhe evropiane të shek. XX dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. Këto poezi sjellin një univers të ngjeshur me reflektime ekzistenciale, përjetime të thella shpirtërore dhe një gjuhë simbolike ku njeriu modern përballet me vetminë, kohën dhe pasigurinë e qenies.

Eugenio Montale - Duhi

Poezia e Montales është pothuaj se e papërkthyeshme. Prandaj kam qenë shpesh i shtrënguar të bëjë ndojherë edhe “shtegtim”tejet të lirë, me qëllim që poezia e Montales të tingëllojë sa më shqip… Një strofë e tij ,për shkak të dendësimit kuptimor, mund të ketë nevojë për punën e një viti përkthim.

Në fund të këtij vëllimi (fq. 95-110) kam dhënë edhe disa shënime dhe komente të domosdoshme për ta kuptuar më lehtë poezinë e Montales.

Këtyre dy vëllimeve u parprin edhe nga një Parathënie përmbajtësore dhe shkoqitëse shkruar me kompetencë nga përkyjyesi, Isak Ahmeti, i njohur edhe si poet edhe si studiues i mirëfilltë në letrat shqipe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.