16.1 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj HISTORIA ËSHTË HISTORI

HISTORIA ËSHTË HISTORI

0
Alexander the Great

(Dëshmi, nga libri: Kërçova nëpër shekuj,
që së shpejti pritet të dalë në dritë
).

Bajram Çeliku - Bali Nga BAJRAM ÇELIKU – BALI

Lexues të nderuar, historia është histori, dhe faktet janë fakte. Historia e popullit shqiptar i ka rrënjët që nga lashtësia e largët, edhe atë nga pellazgët, që sipas shumë historianëve të lashtë kanë jetuar në brigjet e detit Mesdhe, konkretisht nga Egjipti, në brigjet e Azisë së vogël, Turqia e sotme në brigjet e Detit të Zi, Bregdetit Adriatik, duke përfshirë këtu edhe brigjet e Italisë së sotme dhe Gadishullin Ballkanik. Nga ky fis më vonë lindin edhe disa fise të tjera por më të njohur ishin Ilirët, Thrakasit, e disa të tjerë.

Shqipëria u identifikua si Maqedoni në Antiktitet nga Straboni, Ptolomeu, Plini, Polibi, Tiv Livi etj. Shqipëria u identifikua si Maqedoni, edhe gjatë gjithë mesjetës: Papa Piu i dytë, Marin Barleti, Laonikos Kalkondili e disa të tjerë. Shqipëria u identifikua si Maqedoni, edhe gjatë Rilindjes: Merula, Andre Thevet, Vigner Schardius, Etienne de Luisignan e disa historianë të tjerë. Shqipëria vazhdon të identifikohet si Maqedoni në shekullin e XVII (shtatëmbëdhjetë): Jean Nikot, Juigne Broissniere e disa të tjerë. Shqipëria përshkruhej ende si Maqedoni në shekullin e XVIII (tetëmbëdhjetë): Lady Mary, Vortley Montagu, Edvard Daniel Clarke e disa të tjerë.

Me fjalë të tjera, nga Antiktiteti deri në Iluminizëm, identifikimi i Shqipërisë me Maqedoninë e lashtë ishte i vazhdueshëm, i qartë dhe i përsëritur vazhdimisht nga gjeografë, historianë, diplomatë, dhe udhëtarë. Në këtë bazë, vetëm shqiptarët përbëjnë trashëgimtarët e ligjëshëm historik të Maqedonasëve të lashtë, dhe të vetëmin popull me një pretendim të pandërprerë territorial, kulturor dhe historik mbi trashëgiminë e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Ky burrë dheu, vetë në dokumentet e Vatikanit ishte deklaruar se është Ilir e jo grek, siç thonin grekët, duke u munduar të falsifikojnë historinë, përpjekje që e bëjnë edhe sot e kësaj dite. Të njëtin veprimn e bëjnë edhe sot të ashtuquajturit maqedonasit të cilët nuk kanë asnjë fakt për të, sepse faktet flasin ndryshe, e faktet janë fakte, e jo thashetheme. Nuk u shkon këtyre të mjerëve se, aso kohe nuk ka pasur komb maqedonas, se sllavët siç e quajnë ato veten janë vendosur shumë më vonë, kur ka jetuar Aleksandri i Madh, apo babai i tij Filipi.

Shumë historianë të asaj kohe shkruajnë, se: në këto territore kanë jetuar Ilirët, e si gjuhë përdorej ilirishtja, apo gjuha e sotme të cilën e flasin shqiptarët, kuptohet në disa dialekte, por e kuptueshme nga të gjithë për tu marrë vesh mes tyre. Me një fjalë mund të themi se, banorët e krishterë të cilët kanë jetuar dikur nëpër këto territore, dhe ato që edhe sot e kësaj dite janë me prejardhje Ilire, por nga disa fise: si ai i Penestëve, Paonëve, Linkestëve, Stuberës etj.

Për kërçovarët është mirë që të dijnë se, janë pasardhës të Penestëve me kryeqendër Uskanën, që ka qëndruar në kodrën e Kalasë së Kërçovës së sotme. Dhe, kanë banuar edhe nëpër vendbanimet e shumë fshatrave të sotshëm, ku edhe sot e kësaj dite gjejmë gjurmë të kishave, varrezave Ilire si dhe toponime të cilat edhe sot e kësaj dite qëndrojnë në gojën e popullit.

Nga më të moshuarit, shpeshëherë thuhej, se: me ardhjen e turqëve një pjesë e madhe e popullatës që kanë jetuar në trevën e Kërçovës së sotme, pas dy apo tre shekujve, shumë të krishterë me origjinë Ilire e pranojnë fenë islame përshkak të mirave që ua jepnin turqit për të mbajtur familjet e tyre. Një pjesë e tyre sidomos fshatrat e Kopaçkës të Kërçovës, dhe disa fshatra të tjerë të vëndosura në kodrat për rreth, nuk e pranuan islamin si fe dhe mbajtën fenë e të parëve të tyre. Shkaku fesë, u nda vëllai nga vëllai, duke u grindur mes vete, ku njëri e quante vëllain e tij ,,shka”, e tjetri ,,turk ehamdurila”.

Ndarësia fetare në trevën e Kërçovës vazhdon edhe sot e kësaj dite, dhe shumë pasoja u panë gjatë luftërave ballkanike, sidomos në kohë të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, dhe Luftës Dytë Botërore, ku serbët e bullgarët, zhvilluan disa masakra të papara ndaj shqiptarëve muslimanë. Edhe popullata e krishterë nuk kaloi më mirë, pushtuesit serb e bullgarë përdorën metodat më fashiste, duke varur priftërit që mbanin meshën në gjuhën shqipe, dhe në vend të tyre sillnin priftërinj nga vendet e tyre. Populli i mjerë tani ishte i detyruar të mësoj gjuhën e huaj dhe u asimilua, duke e quajtur veten si maqedonas, serb, apo bullgar.

Kështu popullata me besim të krishterë humbi identitetin e tij kombëtarë, por për gjatë kohë ruajti gjuhën e nënës, gjuhën shqipe e cila ditëve të fundit është duke u zhdukur gati tërsisht nga të rinjtë e sodit të cilëve shteti u jep punë dhe banesa të mira për jetë. Të gjithë ato të krishterë të dikurshëm nëse i pyet se çfarë janë, do të përgjigjen, se: ne, jemi maqedonas. Popull, i cili nuk ka egzistuar kurrë në Trojet Etnike Shqiptare, e sidomos në Kërçovën Historike…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.