15.4 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj E drejta dhe e vërteta arrihen – nga truri

E drejta dhe e vërteta arrihen – nga truri

0
Skënder Mulliqi

Duke vendosur ta mbajmë trurin në pozicion bosh në këtë rast, rrezikojmë që e kundërta e qytetërimit të jetë përcaktuese e së ardhmes sonë. Duke vendosur të mos gjykojmë një krim, patjetër që do të gjykohemi nga të tjerët. Duke vendosur të mos mendojmë për krimin dhe thjesht ta harrojmë atë, e bëjmë atë shumë të mundshëm dhe të përsëritshëm në të ardhmen e afërt, dhe atëherë do të jetë tepër vonë…

Skënder MULLIQI

Çfarë vendi njeriu kërkon në një shoqëri edhe e zotëron. Njerëzit janë të barabartë vetëm në mjerim, të barabartë vetëm në pushtet dhe në pasuri të fituar në mënyrë të qudtitshme dhe të errëta. Ata që janë bërë manjat më pasuri të popullit rrallë se ndonjëri prej tyre do të shkojë në burg, ata që vjedhin skrap metali shkojnë në burg lehtësisht! Kjo është paradoksi më i madh i një shoqërie. Shumë e padrejtë, e pa justifikueshme. E kjo për fat të keq edhe po ndodhë në Kosovën e pas luftës. Se a do të vazhdojmë të jetojmë duke pritur se vetvetiu të bëhët më mirë, krejtë varët nga ne. Ose të presim që të mirat të bien nga qielli derisa i gjithë trupi ynë atrofohet, apo të tregojmë pjekuri dhe do të pranojmë të gjitha sfidat. Cilado qofshin ato. Çështja nuk është të bota e keqe apo e mirë, por të mënyra së si e shohim atë.

Duke u mbështetur në disa raporte të medias, mund të nxjerrim lehtësisht përfundimin se gjithçka ka shkuar përtokë për gjithë këto vite, dhe se asgjë nuk ia vlen të provohet. Shumica prej nesh ende presim që shteti të zgjidhë problemet tona individuale dhe të gjitha problemet e tjera. Shtrohet tani pyetja: çfarë kemi bërë për vendin? Përgjigja e shumicës do të jetë: ne kemi bërë shumëqka, e shteti nuk i ka përbushur sa duhet kërkesat tona. Shteti për gjithë këto vite pak ka bërë sodomos për të rinjtë. Megjithatë, a e mbani mend kur u përpoqët të ndikonit në shtet me veprimet tuaja edhe pse duket e pamundur? Ka shumë mënyra, këtu duhet të jemi imagjinativ.

Ndoshta dikujt do t’i duket e pavlerë pse po bëjë pyetje të tillë, ashtu si kushdo që provon diqka të tillë në këtë vend do të dukët i çmendur. Me shumë mundësi. A është logjike që pushtetet të shkatërrojnë plotësishtë jetën tonë apo jo?  Nese do të gjykojmë ajo së çka po i servohet publikut, nuk po ia dalim keq. Nese gjykojmë nga vetja, nuk janë të preferuar shumë lajmet e tilla. Dhe, ky është ndryshim i madh. Drejt pozitives sigurisht. Neve të gjithëve na duhet shumë më shumë pozitivitet se deri më tash. Koha po kalon shpejt e ne po ngecim mbrapa si shoqëri dhe si shtet, në krahasim me vendet me demokraci të avansuar. ”Ti je ai me të cilin je”, thotë populli. Kosova ka shumë nevojë për njerëz pozitiv të politikës, me njerëz që do të na pasurojnë jetën. Po, ata sinqerisht nuk po janë shumë në numer, por prapëseprapë ka disa. Thjesht, neve duhet ti kërkojmë. E drejta dhe e vërteta qartësisht si zakonisht arrihen – nga truri.

Duke vendosur ta mbajmë trurin në pozicion bosh në këtë rast, rrezikojmë që e kundërta e qytetërimit të jetë përcaktuese e së ardhmes sonë. Duke vendosur të mos gjykojmë një krim, patjetër që do të gjykohemi nga të tjerët. Duke vendosur të mos mendojmë për krimin dhe thjesht ta harrojmë atë, e bëjmë atë shumë të mundshëm dhe të përsëritshëm në të ardhmen e afërt, dhe atëherë do të jetë tepër vonë… Me përpjekje të mëdha gjithqka arrihet, edhe lumturia. Tema kryesore me duket mua është ende lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit, nese vërtetë dëshirojmë të hapërojmë më kohën, nese dëshirojmë të kemi shtet funksional dhe ligjor. Ekziston mendimi mjaft i përgjithshëm se shumë autoritete dhe institucione tona publike që shumë vite janë disi të korruptura. Prandaj, ne duhet të kërkojmë më ngulm një shtet ligjor.

Korrupsioni është spektri ynë i ri i epokës, antikorrupsioni axhenda jonë e shenjtë.Nuk guxojmë të pajtohemi më dukuritë negative në shoqëri. Kjo do të ishte tragjike. Jeta përmirësohet më agazhime të përbashkëta, jo me ankime. Nuk guxojmë të largohemi nga shtrati i normales, e jemi larguar goxha shumë. Ka shoqëri më të mira dhe më të këqija , por të gjithë ndajmë të njëjtat ligje fizike dhe shoqërore, askush nuk është i përjashrtuar nga parimet themelore. E mira nuk lind vetevetiu dhe nuk duhet të pritet si e tillë apriori. Kemi nevojë për njerëz vizionarë që i dërgojmë proceset përpara, e jo për njerëzit më logjikë retrograde të shekullit të kaluar…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.