11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Lajme KËNGË E VALLE SHQIPTARE NË NBA NË ÇIKAGO

KËNGË E VALLE SHQIPTARE NË NBA NË ÇIKAGO

0

Skënder Karaçica - logo Më rastin e hapjes së ndeshjes sportive tashmë tradicionale Bulls-Indiana Parcers në Çikago, grupet artistike me program të pasur kulturor të traditës së këngëve dhe të valleve shqiptare, krijuan atmosferë të këndshme për sportdashësit amerikanë. Kjo paraqitje është hera e parë në historinë e klubit të njohur Bulls, që, përmes tipareve të kulturës e të traditës shekullore të popullit shqiptar, i jep pamje e shije artistike në Unitet Center për frymën e sportit, kur e kur arti sportiv di të bashkojë njerëzit në Amerikë dhe në botë.

Në kalendarin e veprimtarisë kombëtare të KSHA-së është vënë në spikamë kjo ngjarje për afirmimin e vlerave të kulturës e të traditës së këngëve dhe të valleve popullore shqiptar, thotë me entuziazëm të frymës së brezave të rinj në Çikago, kryetari i KSHA-së, Edon Shaqiri. Para publikut sportdashës amerikanë, koreografi me përmasën ndërkombëtare Altin Naska, kishte afruar për mbrëmjen sportive të klubit Bulls në sallën e ngjyrosur kuq e zi, me tipare të traditës të këngëve dhe të valleve shqiptare të trevave etnike, që, tingujt dhe vokali i këngëve u duartrokitën gjatë nga të pranishmit në NBA në Çikago.

Programit të mbrëmjës sportive, i dhanë shije artististike grupet me kostumet tradicionale shqiptare, Shqiponjat, grupi “Arbëria”, nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Monastirit” dhe “Gurra Foundatia” në Çikago dhe Viskansin. Një pamje vizuale që ishte e veçantë në këtë mbrëmje sportive ishte logoja “Benny the Bull” me plisin shqiptar, të realizuar nga Print Studio nën drejtimin e Joka Siko.

Tingujt e këngëve dhe të valleve u realizuan me vokalin e Camilla Nometi, ndërsa Olti Vata me tingujt e akorduar të çiftelisë dhe Ilir e Adem Hasani me tupan, e mbuluan atmosferën artistike në sallën sportive NBA në Çikago. Këtë program të mbrëmjes sportive mori pjesë shefi i misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, Drilon Zogaj dhe përkrahja e tij për afirmimit e vlerave kulturore shqiptare për popullin mik të Amerikës.

Skënder Karaçica

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.