Humanizmi, vlerë e njerëzve me zemër të madhe…

1
Bashkim Fejzo me fëmijë

Ibrahim Kabili Kur këto cilësi ndërthuren me njëra tjetrën, mund të themi plotësisht se personi është i kompletuar. Kur, njeriu është i formuar në fushën e shkollimit, zotëron njohuri e dije, ka besim në fe, kur i ven ato në shërbim të njerëzve në nevojë, meriton respektin e tyre. Njerëzit që kërkojnë mbështetje, për arsye të ndryshme, janë shtuar shumë.

Njerëzit me zemër të madhe mund të ndikojnë sadopak në zbutjen e varfërisë së tyre. Dhe një ndër këto figura, në vlerëdimin tim, është edhe Bashkim Fejzo. Ai është midis nesh, por falë karakterit të tij, vazhdon pa u ndier fare misionin e tij human duke ndihmuar familje dhe njerëz në nevojë. Dora dhe ndihma e tij është ndier shumë edhe në vendlindje dhe në të gjithë Shqipërinë.

Natyrisht ky shërbim ndaj këtij komuniteti nuk mund të bëhet i vetëm. Nuk mund të arrihet pa pasur ndihmën e njerëzve më të kamur, pa pasur ndihmën e njëzve me shpirt të madh, pa pasur ndimën njerëzve që besojnë në zot. Dhe aq më shumë pa qenë human vetë. Mua ka shumë vite që më ka ra në sy ai… Më ka bërë shumë përshtypje qetësia e tij, modestia, thjeshtësia, komunikimi me njerëzit, kordimi i punës me bamirësit, me institucionet fetare që kanë dhënë ndihma, me fondacionet e bamirësise, kordinimi i punës me pushtetin lokal dhe donatorët, që konkretizohet më në fund me ndihmën e pakursyer ndaj “vegjëlisë”.

Ky është Bashkimi në vlerësimin tim dhe që bën diferencën. Ai është midis nesh, shpesh i padukshëm, por gjithnjë punon për njerëzit në nevojë. Njerëz të tillë shërbejnë si model për të tjerët… Kisha kohë që doja të shkruaja për të por nuk pranonte. Më në fund, me argumenta e bind dhe ai pranon të bëjmë një bisedë në zyrën ku punon, por ka edhe disa kushte, të vejë në dukje punën dhe arrifjet e kolegëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij të punës… Me këtë rast, Ai falenderon shumë bashkëpunëtorët e tij!

Bashkimi lindi në Bastar të Mesëm më 04.05.1977. Gjyshi i tij Xhemali ka qenë një klerik i njohur për kohën, nxënës i shkëlqyer i mulla Jakup Lilës, dhe prej gjyshit ai trashëgojë një fond të pasur librash. Bashkimi arsimin fillor dhe atë tetë vjeçar e ka mbaruar në Bastar të Mesëm gjatë viteve 1983-1991. Kujton me shumë respekt mësuesin e ciklit fillor Xhemal Allmuça. Për të shton: “Qe mësues shumë i mirë. Qe i përgatitur, këmbëngulës, i aftë, komunikues dhe i dashur me ne. Drejtori i shkolkës Nezir Isaku qe punëtof dhe njeri me zemër të madhe. Me respekt kujtoj edhe mësuesit Islam Selmani, Elmaz Lila, Agron Kormaku dhe Lutfie Hysa, në 8-vjeçare“.

Në vitin 1992-’94 ai kryen studimet në Institutin Islamik për gjuhë arabe e teologji, dhe e mbaron atë me rezultate shumë të mira. Ndërkohë në vitet 1996-2001 mbaron shkollën e mesme pa shkëputje nga puna në Kamëz. Në vitin 2001 vazhdon Fakultetin Islamik në Francë për gjuhë arabe dhe teologji me korespondencë dhe e mbaron atë në vitin 2005. Në vitet 2010 mbaron Universitetin “Vitrina” në Tiranë për Administrim-Biznes, me kohë të plotë ditën dhe del me rezultate të mira. Në përfundim të të gjitha cikleve të shkollës ai krahas profesioneve të fituara ka arritur zotëroj dhe mbrojë, shumë mirë gjuhën arabe dhe mirë anglishten.

Gjatë dhe pas arsimimit Bashkimi është emëruar dhe ka kryer shumë detyra e funksione me përgjegjësi që i kanë besuar disa shoqata e fondacione islamike në Shqipëri, dhe jasht saj. Këtu mund të të përmendim:

● Në vitet 1998-2004 ka qenë drejtor i Qendrës Islamike në Zall-Bastar. Këtu bëri; kurse anglishtje për rreth 200 nxënës nga klasa e V-XII; kurse rrobaqepsie për rreth 350 vajza të cilat u përgatitën dhe morën dëshminë përkatëse, ku një pjesë prej tyre u punësuan; kurse fetare për rreth 400 nxënës, etj. Të gjitha këto i financonte Shoqata “Taibah” me qendër në Vashington. Bashkimi qe kordinatori dhe drejtuesi i projektit.

● Në vitin 2004-2005 Përgjegjës i Departamentit të Kulturës pranë Shoqatës “Taibah”në Tiranë
Këtu ai ndiqte aktivitetin kulturor në të gjithë vendin ku pati shumë arritje.
● Nga viti 2005 dhe në vazhdim është Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Humanitare “Jeta” me qendër në Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe janë:
– Ngritur shumë qendra kulturore në vend.
– Ngritur kurse profesionale për; hidraulik, elektriçist, kompjutera, për gjuhën angleze, kurse plotësuese për rezultate më të mira të nxënësve në shkollë etj.
– Dhënë ndihma humanitare për familjet në nevojë dhe fëmijët jetim, ku janë mbuluar 70 përqind e nevojave në shkallë vendi.
– Dhënë bursa studimi për studentë jasht shtetit si në; Gjermani, vendet arabe, Malajzi, etj.
– Bërë paqesa imamësh në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Bashkimi shprehet: “Të gjitha këto financime janë bërë nga Shoqata “Jeta” e cila financohej nga burime të shumta. Pa asnjë dyshim që unë zonën tonë e kam pasë prioritare në këtë aspekt, pasi ajo përveçse ishte vendlindja ime, ishte në kushte të vështira, banorët e saj e meritonin këtë”.

● Nga viti 2020 dhe në vazhdim Bashkimi është Drejtor i Departamentit të “Jetimëve” pranë Fondacionit “Mirësia”. Për këtë ai thotë: “Nuk ka sevap më të madh se kur ndihmon një jetim. Për këtë ne si shoqatë në gjjthë vendin kemi arritur të evidentojmë numrin e jetimëve, të përgatitim dokumentacionin e nevojshëm dhe ti ndihmojmë në mënyrë periodike. Në shkallë vendi marrin pension mujor 6000 jetimë. Me këtë ne mundohemi tua lehtësojmë sadopak, jetesën atyre“.

Humanizmi dhe bamirësia janë vlera! Janë vlera e jo vetëm atyre që kontribuojnë, por edhe njerëzve që i menaxhojnë dhe i ndajnë me drejtësi ato…

Në vendlindje Bashkimi me Shoqatat dhe Fondacionet që ka menaxhuar, dhe jo vetëm, ka qenë gjithmonë prezent dhe ka ndihmuar shumë familje, jetim dhe njerëz në nevojë.

Për këtë ai pohon: “Në zonën tonë kemi arritur:
– Të ndërtojmë në fillimet e demokracisë dy xhami; në Bastar-Murrizë dhe Zall-Bastar(të vjetrat).
– Të lidhim pension për të gjithë jetimët e zonës.

– Të shpërndajmë ushqime me tonëra, dhe veshmbathje me shumë kamiona në këto vite veçanërisht për familjet në nevojë, si edhe për gjithë familjet e tjera.
– Të shpërndajmë për familjet me jetimë dhe me gjendje shumë të dobët nga ana ekonomike, 60 krerë dhi rrace dhe 30 krerë lopë.
– Të bënim një rikonstruksion të rrugës Bastar i Mesëm.

– Të dërgojmë në zonë me qindra batanije cilësore dhe dhjetra soba elektroshtëpiake.
– Të dërgojmë me shpenzimet e Shoqatës për studim; disa nxënës në Shkollën e Bulqizës dhe disa studentë për studime jasht vendit”.
Në mendimin tim kjo është një ndihmë dhe kontribut i madh për krahinën dhe banorët e saj. Bashkimi, pa asnjë mëdyshje ka kontributin e tij në këtë drejtim dhe meriton respektin dhe konsideratën e njerëzve…

Bashkimi ka një merak, ai don dhe këmbëngul që të veçojë arritjet e disa prej kolegëve të tij. Ai përmend: “Dua të vë në në dukje se nga krahina jonë krahas atyre klerikëve që kanë kontribuar në mësimin dhe edukimin fetar në vite, të cilët janë përmbledhur në librin “Benda në rrjedhën e historisë”, vlen të theksoj dhe ritheksoj edhe një herë arritjet dhe vlerësimet për disa studentë e shokë të mi që kanë mbarua arsimin e lartë jashtë, si:

– Ilir Hysa ka mbaruar studimet e larta në Riad të Arabisë Saudite për Ekonomi-Financë dhe zotëron shumë mirë arabishten dhe anglishten.
– Emri Koçi ka mbaruar studimet e larta në Mekë të Arabisë Saudite për Teologji fetare dhe njeh shumë mirë gjuhën arabe.
– Astrit Hysa ka mbaruar në Riad të Arabisë Saudite për Agro-Biznes, më pas edhe Ekonomikun në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Njeh shumë mirë gjuhën arabe, dhe anglishten.

– Abdulla Nela ka mbaruar studimet në Katar për Teologji fetare dhe njeh shumë mirë gjuhën arabe.
– Agim Kuka ka mbaruar studimet e larta në Sanaa të Jemenit për Administrim-Biznes dhe njeh shumë mirë anglishten dhe arabishten.
– Flamur Kanina, mbaruar në Medinë të Arabisë Saudite për Teologji fetare dhe njeh shumë mirë gjuhën arabe”.

Krahina jonë ka patur tradita të hershme për arsimimin fetar dhe atë të degëve të tjera në universitetet më me zë të kohës. Pas viteve ’90 kjo traditë u ripërtëri dhe studentët e mësipërm dhe të tjerë si këto ecën në këtë rrugë… Faktet e mësipërme, si edhe numri i qindra e qindra kuadrove me arsim të lartë që kanë mbaruar studimet në degë të ndryshme pas çlirimit të vendit, janë një tregues domethënës në nivelin e arsimimit dhe përgatitjes së kuadrave…

Ibrahim Kabili
Tiranë më 23.04.2022

1 KOMENT

  1. I nderuar profesor, ashtu siç jeni vete nje njeri me vlera te medha, po ashtu doni te tregoni me shkrimet tua per njerzit me zemer te madhe, qe kanë dhe dhe japin kontibute duke ndimuar njerzit ne nevojë, si dhe familjet me jetimë, i tille eshte dhe Bashkim Fejzo. Ku bashke me stafin e tij ka berë dhe po ben nje pun te mrekullushme ne ndihme te familjeve me jetimë, keto njerëz humanë janë me zemer te madhe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.