Gjenerali i maleve të Kosovës, Isa Boletini ka mbërri në Nju Jork

0
Adem Jashari - Isa Boletini - Ismail Qemali - Gjergj Kastrioti

Për një shekull, diaspora shqiptare në Amerikë, ishte në krah të atdheut e të kombit shqiptar dhe në kërkim për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Në shekullin e kaluar, në Amerikë është dëgjuar fjala në të gjitha demonstratat për liri dhe demokraci për ndryshimin e sistemit të regjimit në Shqipëri dhe, projekti kombëtar në dyert e shtetit të Amerikës në Vashington (Kongres e Senat)për të shpetuar nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq të Serbisë pushtuese e ripushtuese të Kosovës.

Diasporën shqiptare në Amerikë e ka frymëzuar historia e gjeneralit të maleve të Kosovës, Isa Boletini, me pushkë kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia e parë (1913) dhe pushtimi i dytë pas të ashtuquajtur luftës “nacionale çlirimtare” të regjimit komunist të Jugosllavisë në vitin 1945.

Për këto vite, diaspora shqiptare është integruar në institucionet e shtetit, në biznes, në shkollimin universitar të brezit të ri dhe, në bashkëpunim me miqtë tanë kongresmenë e senatorë në Vashington, ku të dyja shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova, tashmë janë bërë adresa e miqësisë së përjetshme. Në nderim të festës së Flamurit Kuqezi-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Staten Island në Nju Jorik, përurohet rruga me emrin e gjeneralit të maleve “Isa Boletini”.

Kremtimi i festës së Flamurit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë u bë edhe më madheshtore kur gjenerali i maleve të Kosovës, Isa Boletini ka mbërri në Staten Island në Nju Jork.

Nëntor, 2025
Skënder Karaçica - logo
Skënder Karaçica

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.