TRIMI SHIHET NË VEPËR

0
Kalosh Çeliku - me letra

Kalosh Çeliku

(Poemë humoristike për fëmijë)

1. (LOJË ME FRIKË)

Goni herët në mëngjes
Gojë e faqe plot pekmez.
I vjen babit vetë i tretë:
– Babi, zgjohu, mjaftë ke fjetë!
Koha është të shkosh në punë
Vallë, mos prêt të shkoj unë?!

Babi qesh, e i përgjigjet:
– Goni dalë, dikush mos digjet
Në këtë lojë plot me frikë!
– Jo thotë Goni, se i vë pikë.
Ëndërr të tmerrshme sonte pashë
Një vampir e një drogirash.

Babi shpejt e përzë drojën
E merr n’gji, fillon lojën…

2. (ORA TURRET JEP ALARMIN)

Ora ecë, e ecë, s’e ndal hapin
Gjumashët bëjnë luftë me shtratin.
S’e kanë mendjen ta prishin gjumin
Vallë, kështu do ta kalojnë lumin?!
Lëmsh duke shkuar nëpër shtrat
Obobooo, po të kenë Sot: fat!
Vetëm, edhe pak mos vijë mami
Gjumin, t’ua flugë për xhami.

Ora turret – jep alarmin
Hapet dera, ja edhe mami:
– Goni, vrik bëhu gati!
Mos prit të të lusë inati.
Ti, dhe babi për udhëtim
Athua, kështu ecet për n’agim?!

Gjegjet Goni nga t’babit sqetulla:
– Kopshti, oj mami ka shumë rregulla…

3. (TRIMI SHIHET NË VEPËR)

Goni ynë në kopsht sot
Duarkryq, nuk rri kot.
Derisa, hutaqët hanë dredhëzat
Trimi ynë i mbush xhepat:
– Ku ta di unë, ç’ndodh nesër
Trimi, shihet në vepër.

Edukatorja, kur e sheh asganin
E ngre zërin, e bën namin:
– Mirë, o Goni, ç’janë këto shporta
Grykë më grykë mbush me torta?!

Goni gjegjet si e ka zakon:
– Barku im nuk di bonton…

4. (GONI YNË VETË I SHTATI)

Rrugës vjen me setrën zvarrë
Loçi e pret nën një arrë.
Një këpucë n’këmbë e një n’dorë
Goni ynë hyn në oborr:
– Mami, bukë, bërtet nga dera
Lodrat hidhen, bëhet potera.

Mami vrik e vrik i bënë gati
Goni ynë pret vetë i shtati.
E merr bukën dhe delë te pragu
Poeti e ndoqi pas, iu kënaq vargu…

5. (LOÇI E MASHTROI MAMIN)

Nuk shkoi shumë kohë, u hap dera
Gjoksin para hyri potera.
Trimi ynë nuk mendohet gjatë
Mamin e lut: – edhe një çokollatë!

– Mirë, o Goni, e hëngre me shoqin
– Jo, o mami, n’daç pyet Loçin.
Në park është bashkë me shokë
Jo, do të mohojë me kokë.
Gonin, unë vetëm mik e kam
E do të gjegjet ham-haaam.

Mami, pasi del jashtë, kthehet vrik:
E pyeta, Goni unë atë mik.
Më tha: para se të marr “Çukën”
Vërtetë me Gonin e ndamë bukën.

Buzëqeshi Goni matanë një shkami
– Eh, të paska mashtruar, oj mami…

6. (BABI A KE PARE)

Babi lëmsh, sot me vocrrakun
Shpejt e shpejt përgadit vargun.
Po, Goni ynë s’di për hajgare
– Babi, mos qesh, a ke pare?

– Jo, o Goni, i lashë n’vetëshërbim
Atëherë, çohu nga shtrati im!
Babi, buzëqesh, fut dorën n’xhep
Trimit tonë, çokollatë i jep…

7. (AKULLORET ËSHTË MIRË TË LËPIHEN)

Babi, kur kthehet nga puna,
Goni ynë i del para me çuna.
Para kërkon për një çokolatë
– Mirë, po me vëllanë, a i ndatë?

Goni qesh, i përgjigjet plumb
– Dreni s’di ku ka humbë.
E, akulloret filluan të shkrihen
– Atëherë, thash mirë është t’lëpihen…

8. (ME PARA BLEJ EDHE NË “BIT – PAZAR”)

Mami, e thirrë nga veranda
– Hajde, o Goni ecë brenda
Një kos blej te teta Naze!
– Edhe një çokollatë për ty taze!

– Mirë, gjegjet mami si për inatë
Gonit në dorë ia lëshon paratë.

Goni, hynë në shitore saora
Vetëm paratë s’i lëshon nga dora.
E lut tetoja t’ia paguaj mallin,
Po, Goni ynë gjetiu e ka hallin.
Fluturim, i pëgjigjet tetos ky guximtar
– Me para blej edhe në “Bit-Pazar”.

9. (GONI LUFTON PËR DY BONBONE)

E mbyll derën. Dhe, delë në oborr
Ja, Adelina me bombone në dorë.
E merr me të mirë cucën:
– Po t’nguci kush, e nis luftën.
Me këtë shpatë e çudis “Çairin”
Oborrit tonë kush e prek kufirin.

Cuca krenohet për lëvdata
Me trimin që i zvarritet shpata.
Që, përkrenare e ka një gjysmë topi
E revolen n’brez – dy copa shkopi.
Po, Goni shumë e zgjatë betejën
Karate vrik e sulmon derën:
Çirret, sulet s’di bonton Sot:
– Adelinë, m’i jep dy bonbonë!…

10. (LUFTA ME TORTËN)

Bonboneve, pasi ua jep hakun,
Trimi ynë, e fërkon barkun.
E sheh një tortë që ia bënë me sy
E thirr mamin, pa një pa dy:
– Teta Naze të kërkon në shitore
E tërheq mamin ngadalë për dore.

Mami n’dorë e merr shportën
Trimi ynë, tinëz e shikon tortën.
Mbi tryezë seç ia bën me sy
– Ty, o Goni të dua – vetëm ty!

Ja edhe tetoja shumë s’e zgjatë
Goni ynë është me edukatë.
Një copë të madhe meritoi sot
Dje, Adelinës i ka dalë zot…

11. (BABAIT NJË SERENATË)

Babai, derisa lexon në verandë
Goni ynë i këndon serenadë.
Me një shkop në vend të kitarës:
– Babi, pak para t’i sulem hallvës!

– Mirë, o Goni, po të ma kthesh kusurin!
– Babi, ti e njeh mirë burrin.
Paratë i merr dhe ikën te teta
Trimi ynë me dy – tri veta.

12. (SHARRA HASI NË GOZHDË)

Babai, ende pa përfunduar gazetën
Trimi ynë, vrik vjen me çetën:
Babi, në gozhdë hasi sharra.
Tetoja të bën shumë të fala!
Ja, ma dha edhe një letër
Çmimin e ke, dihet patjetër.

Babai, tash e humb rrugën
Goni thellë e futi lugën.
Me kryengritësit e armatosur
Ëmbëlsirat i kanë sakatosur.
Vrik e vrik, fut dorën në xhep
Gonit tonë, para i jep…

13. (GONI LAHET NË LIQEN)

Trimat tanë, pasi mbushën barkun
Krah për krahu e pushtuan parkun.
Urraaa, turren kah liqeni i freskët
Këmishat i zhveshën, hodhën brekët.
Që, gjatë natës para pallatit
Shiu e mbushi deri afër katit.

Gllum e dum, në ujë e baltë
Trimat tanë s’dinë kur është mjaftë.
Po vazhdojnë notin me piskamë
Ja, mami me thuprën e tyre – “armë”.
Obobooo, kur atë e panë
Ikën të gjithë, brekët i lanë…

14. (DR. DACI PËRDREDH MUSTAQET)

Dera hapet – hynë vet trimi madh
Obobooo, ku është vetëstrehimi?
Vetëtimthi rrëmben një çokollatë
Jatak kërkon atje, nën shtrat.
Dr. Daci kotet në gjumë:
– Goni, ku je, të prita shumë?

– Hesht, o mik, mos e ngre zërin
Se, na dëgjon mami. E, bënë namin.
Sot, në liqen e kaluam kufirin
Me çetën time e sulmuam “Çairin”.

Dr. Daci i përdredh mustaqet:
– Struku Goni, se na u grisën faqet!…

Shkup. 1994

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.