ZHYTËSI I THELLËSIVE TË SHQIPES

0
Eqrem Çabej

Feti TUNUZLIU
Poezi

ZHYTËSI I THELLËSIVE TË SHQIPES

(Eqrem Çabejt)

Hyri n’histori të shqipes arbërore që nga lashtësitë kohore
falë dorës mjeshtërore, duke bërë bujë.
Me t’vërteta plandosi dallgët e urrejtjes shekullore
që, pasi ngelën hije e trazuar, u shuan si kripa n’ujë.

Xixat e para i ndeshi në leksionet e mësuesëve t’vet
dhe shkëlqeu mbi to me t’lindura dhunti e aftësi.
U pasionua n’ujëra t’gjuhësisë shqiptare me dekada e vjet
ndaj nderohej si “autoriteti më në zë”, në vazhdimësi.

Që n’valë gjaku mbronte e ndihmonte gjuhën kombëtare
dhe prore frymëzonte t’tjerët për gjurmime e debate.
Me syrin xixë nxorri n’dritë thesarin e gjuhës amtare:
themelet e sajë, gjenezën ilire, … pleksur me fakte.

Po. Me thellësinë e ideve prekte qytetërimin shqiptar
e me fjalë të skalitura shpërfaqej si lulja kur lulëzon.
Qe titan i rrënjëzimit e gurëzimit t’fjalëve ndër t’parë
që shqiptarët le ta ndjejnë shqipen, sa ëmbël tingëllon.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.