IDRIZ ZEQIRAJ
Me gjithë porosinë e përsëritur të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për listat e pastra të kandidatëve për deputetë, opozita PAN-iste shpërfilli sugjerimin e bërë. Ajo jo vetëm që i ricikloi të inkriminuarit, por solli edhe sojin e tyre në listat zgjedhore! Doza e kriminalizimit veç sa u shtua në Parlamentin e Kosovës!
Disa deputetë të rikthyer dhe rishtarë në Parlament, përgjatë fushatës parazgjedhore, janë zotuar se do t`i lirojnë të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale-, siç e ka gjetur emërtesën adekuate, bazuar në shumësinë numerike të vrasjeve cilësore politike të bëra, përgjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës, prokurori amerikan Jack Smith. Dhe, ende pa u ligjësuar si deputetë, kanë filluar sulmin frontal të organizuar, kundër Presidentes së artë, Vjosë Osmani, institucioneve shtetërore e pushtetare të Kosovës, pse nuk e anatemojnë e sulmojnë Gjykatën Speciale të Kosovës, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, me seli në Hagë!
Javë më parë, njëri nga deputetët “yryshli” i PDK-së, Nait Hasani, pa fije sensi njerëzor, madje me paturpësi klasike, edhe pse i ka ra për hise ta gëzojë petkun e “diplomatit”, me një gjuhë hiç diplomatike, kërcënoi Kosovën “me trazira, gjakderdhje, nëse dënohet njëri nga “çliruesit e Kosovës”, përkatësisht, Hashim Thaçi, edhe pse ai pranon vet se “kam qenë larg frontit të luftës”, pra, ka qenë banor rezident i hotel Rognerit apo Bllokut të Zi të Tiranës, e jo pjesë e luftës dhe aq me hiç “çlirues!”
Kolegu i tij, deputet rishtar, yll i mediave televizive e digjitale, i përditshëm dhe i përnatshëm, Artan Behrami, këshilltar i parë politik, i presidentit, Hashim Thaçi, si gramafon i prishur, Gjykatën e Kosovës e quan “fashiste”, natyrshëm, edhe prokurorët e gjyqtarët e saj! Himnizon “çlirimtarët”, edhe pse tre nga ata nuk janë fare pjesë e luftës, dezinformon për të “bëmat” e tyre luftarake e politike. Ai flet në emër të popullit të Kosovës, se, gjoja, është në zi kombëtare, për burgosjen e “çlirimtarëve” të tij. Edhe pse të gjitha anketimet e bëra, 80 % e shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm, kërkojnë zbulimin e krimeve dhe ndëshkimin e kriminelëve, qofshin ata serbo-sllavë apo shqiptarë bastardë. Sepse krimit nuk i skadon afati dhe, në veçanti, krimeve vrastare të listuara serike cilësore-politike.
Së fundi, deputeti rishtar, zhurmaxhi e tellall i partisë-bandë të PDK-së, Artan Behrami, akuzoi Presidenten e artë, “Vjosë Osmanin, se, gjoja, aprovoi zgjatjen e mandatit të EULEX-it në Kosovë, pa e pasur këtë të drejtë!” Edhe pse EULEX-i nuk ka nevojë ta pyes Kosovën, për afatet e tij mandatore. Madje, provokon rëndë, idiotisht e turpërisht, se “Presidentja duhej ta kushtëzonte zgjatjen e mandatit të EULEX-it, me lirimin nga izolimi dhe mbrojtjen në liri të katërshes të akuzuar: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit!” Ja, çfarë deputetësh zuzarë ka PDK-ja e kriminalizuarr!
Pelegrinazh abuziv në burgun e Hagës
dhe kërkesa idioteske për mbrojtje në liri!
Të akuzuarit e përmendur, edhe në kushtet e burgut, përmes vizitorëve abuzivë e horrakë, porositën kërcënimin për dëshmitarët viktima, dikur të arrestuar, të burgosur, të maltretuar, disa deri në vrasje, “të mohojnë dëshmitë e dhëna fillestare, ose ta vrasim djalin, familjen!” Një shantazh, skajshëm kriminal, të pranuar edhe nga disa syresh, tashmë, të arrestuar dhe të dënuar me akuzën bazike “pengim të drejtësisë të Gjykatës Speciale!”
Për çudë, si ka mundësi të lihet në mbrojtje në liri, kuadri i lartë i partisë-bandë PDK-së, Hajredin Kuqi, anëtarë i Kryesisë i PDK-së, ish-ministër i Drejtësisë, pedagog në Universitetin e Prishtinës, mjerisht?! I akuzuari, Kuqi, avokat mbrojtës i “komandantëve” pa ushtarë, por me banda të bollshme, abuzoi me mirëbesimin e Gjykatës të Hagës, në cilësinë e avokatit, duke u bërë pjesë e krimit, përkatësisht, “pengim të drejtësisë”, me kërcënim të dëshmitarëve, paradoksalisht, u la në gjykim të lirë!? Ndërkohë që duhej zinxhirosur, dhe dihet kush zinxhiroset, si bashkë kriminelët e tij, të akuzuar me të njëjtën akuzë, “pengim të drejtësisë”!
Ishte po ky ish-ministër i Drejtësisë, i cili krahas Hashim Thaçit dhe informatorit të ministrit të Brendshëm, serb, Stanishiç, Baton Haxhiut, që kërkonin faljen e krimeve reciproke vrastare, përfshi edhe serinë e krimeve numerike cilësore politike, të ushtarakëve luftë bërës të FARK-ut të Presidentit Ibrahim Rugovës; të kuadrove, veprimtarëve, aktivistëve të LDK-së; si dhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë dhe të shmangies të konkurrencës për pushtetin e pritshëm, perspektiv!
Akuzat për Donikën dhe Albulenën, janë absurde dhe qëllim-këqija!
Banditrit e PDK-së, përgjatë gjithë mandatit 4 vjeçar të Zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, nuk kanë pushuar së akuzuari sikur, gjoja, ajo ka dëshmuar në Hagë kundër “çlirimtarëve! E vërteta është se ajo i ka dhënë emër krimit, madje, përsëritshëm e publikisht, por pa pasur nevojë t`i shtohet edhe 1 (një) shifrës të 300 dëshmitarëve të regjistruar, për gjykimin e “çlirimtarëve”, siç i quajnë ata mbrojtësit e krimit. Përndryshe, Donikë Gërvalles, veprimtarja më e shquar për mbrojtjen e Kosovës, në paqe dhe në luftë, nuk i mungon as vullneti dhe as guximi qytetar dhe intelektual, për ta dëshmuar të vërtetën, kur e kërkon interesi i Atdheut.
Banda e PDK-së ia ndalon shkuarjen në Drenicë kryeministrit Albin Kurtit, pse ai i paska thënë: “Hashim, shko në Hagë, pa biletë kthyese”. Në këtë rast, Albini ka bërë profecinë e saktë, bazuar në shumësinë numerike të shtatoreve, busteve dhe të varreve politike, anekënd Kosovës, si dhe prindërve, vëllezërve, motrave, nuseve në veshje të zisë së përjetshme. Dhe, mbi të gjitha, numrin e shtuar të fëmijëve jetimë të pas luftës, sikur ishin pak ata jetimë, të cilët i la soldateska serbo-sllave, para, përgjatë dhe pas Luftës së Kosovës!
Nga banda e PAN-it, janë shtuar akuzat për shtetarët dhe pushtetarët, tashmë, në detyrë, kinse, nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë, për lirimin e “çlirimtarëve”, të izoluar në Hagë, ose, të paktën, garantimin në mbrojtje në liri! Si ka mundësi që shteti i Kosovës, të kërkojë lirimin e shtetasve të vetë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kryesisht, vrasjen e qytetarëve të tij shqiptarë të pafajshëm, nga Gjykata e tij, pavarësisht se ku ndodhet ajo!?! Një kërkesë e tillë është jashtë çdo logjike, është provokative, sa e turpshme, aq edhe kriminale! Përndryshe, shteti i Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro lukuninë e avokatëve matrapazë e zhvatës botërorë, edhe pse kryeministri Kurti ka kërkuar një avokat të përbashkët, sepse të izoluarit kanë akuza të përbashkëta.
Gjithashtu, kuadro partiakë dhe deputetë, të djeshëm dhe të sotëm, të subjekteve të koalicionuara në PAN, e kanë thënë dhe përsëritur, se “nuk e votojmë deputeten Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, sepse e ka quajtur Kadri Veselin -kriminel-! Por, kjo emërtesë, në rastin konkret, nuk është as shpifje dhe as fyerje, për kryetarin e Organizatës ilegale kriminale, SHIK, e cila identifikohet me serinë e vrasjeve politike. Në përgjigje, Veseli e ka përmjerrë kolltukun e kryetarit, me shprehjen pezhorative “ma hangsh”, duke e zbritur dorën ke organi gjenital, penisi!
Hashimi e keqja e Kosovës: Agjentë i trefishtë!
Edhe pse Presidenti Rugova ishte i qartë në porosinë e tij, dhënë Kosovës: “Mos lejoni ngritjen e Hashimit në pozita të larta, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, megjithatë, karrieristët që e rrethonin, nuk donin ta dëgjonin urtakun Rugovë. Në vitin 1997, me ndihmëm direkte të Tiranës zyrtare, social-komuniste, me instruktorë ish-sigurimsat, (udbashët), e Enver Hoxhës, Hashimi, dinakërisht e forcërisht, filloi sulmin kundër udhëheqjes ekzistuese të LPK-së. Me puç e shkarkoi Kryesinë e vjetër, duke e pushtuar atë Hashimi me drenicarët e tij dhe ndoca kokrra të tjera, si Xhavit Halitin, Adem Grabovcin dukagjinas; vëllezëri Buja nga Lipjani; Sokol Bashotën nga Klina dhe “rrufjanë politikë” të tjerë pa kurrizorë. Ndihmën e saj zyrtarët enveristë e kushtëzuan që kryetari i LPK-së të jetë nga Shqipëria; qasjen e Tiranës zyrtare në Fondin “Vendlindja thërret”; fletushka “Zëri i Kosovës” të drejtohet nga kuadri i Tiranës!
Ndërkohë, Shërbimi Informativ francez DGSE, me porosi të Serbisë, dërgoi agjentin e tij, Arnaud Danjean, dhëndër i Beogradit, për ta mësuar gjuhën
gjermane, në Zyrih të Zvicrës. “Rastësisht”, u ndodh në një grup mësimor me Hashimin tonë! Shefi i agjentit Danjean, Pierre Siramy thotë: “Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”. Dhe, Hashimi kishte dhe ka më shumë se një dosje. Rrjedhimisht, Hashimi u bë agjent i trefishtë: I Tiranës, Serbisë dhe Francës dhe për këtë flet në “Jo Tube” kreu i Sigurimit francez, Siramy.
Hashim Thaçi është dëshmuar si një shpifës cinik ndaj kundërshtarëve politikë. Për babain e Presidentes Vjosë Osmani, ka thënë se “ka qenë spiun i Serbisë”, ndërkohë që ai është bashkë themelues i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), për çka ka qenë i burgosur politik me ministrin e kësaj force, Gjeneral Hajzer Hajzeraj. Ai ka akuzuar oficerët ushtarakë të Luftës së Koshares si mercenarë, ndërkohë që janë këta ushtarakë dhe Lufta e tyre heroike, të cilët kanë legjitimuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK).
Thënë troç: Hashim Thaçi ishte e keqja e madhe e Kosovës. Të gjitha postet që i përvetësoi, ishin gradime që ia bëri shefi i rekrutimit të tij, agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, duke i publikuar në mediat e Tiranës zyrtare dhe në fletushkën përçarëse dhe kundra kombëtare “Zëri i Kosovës”. Këtë e thonë shokët e tij të LPK-së: “Asnjë strukturë partiake dhe as ushtarake, nuk e emëroi Hashim Thaçin Drejtor të Drejtorisë Politike të UÇK-së! Askush nuk e caktoi Hashimin udhëheqës të Delegacionit në Rambuje! Askush nuk e autorizoi Hashimin për leximin e Deklaratës Kushtetuese, Shpalljen e Pavarësisë, sepse nuk i takonte atij, meqë në sallën Kuvndore ishte Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit! Nuk është e vërtetë se Hashimin nuk e lejonte Demaçi, për ta firmosur Marrëveshjen e Rambujesë. Në fakt, këtë pengesë e bënte agjenti freng, Danjean, i cili i “ishte bërë pullë” Hashimit, me qëllim të dështimit të kësaj Marrëveshje, ashtu siç kërkonte Serbia nga agjentët e saj Arnaud dhe Hashimi.
Tashmë, e gjithë kjo është e dëshmuar me fakte të pa kundërshtueshme. Këtë e konfirmon edhe Kancelaria gjermane, Angela Merkel, kur tre banditërit, me thika në dorë: Thaçi-Vuçiq-Rama, ia ofruan hartën e Kosovës, për ndarjen e veriu të saj. Dhe, përgjigja e saj ishte, me pak fjalë, por e prerë: “Lëvizja e kufijve në Ballkan, është një “shpat i rrëshqitshëm”. (Një shkrim timin “Tre banditërit me thika mbi hartën e Kosovës”, e kam shoqëruar me një fotografi të tillë.)
PAN-i me aleaten OVL të UÇK-së, palë me Serbinë
Deputetët provokatorë të shtetarëve, pushtetarëve dhe të popullit të Kosovës, sidomos, ata të PDK-së kriminale, po bëjnë çmos, për ta implikuar UÇK-në në krimet e luftës, ashtu siç vepron edhe Serbia, për gjysmë shekulli me radhë. Serbia ka qenë e suksesshme në organizimin e protestave të përgjakshme dhe vandaliste të mars-prillit 2004, të cilat i realizuan strukturat e PAN-it, me OVL të UÇK-së. Si pasojë Kosovës iu imponua Decentralizimi, fshat e komunë serbe. Që këtej, pasoi Demarkacioni, për të arritur ke Asociacioni, që i rrinë mbi kokë Kosovës, si “Shpatë e Demokleut”, ose edhe si “kancer i Kosovës”, – siç e ka cilësuar edhe vet nënshkruesi i tij, Hashim Thaçi.
Serbia nuk ndalet në instruktimet e agjentëve të saj në Kosovë. Disa syresh i ka në Kryesinë e OVL të UÇK-së, të cilës, vite më parë, ia besoi dhe dorëzoi dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, për t`i shpërndarë për zbulimin dhe denoncimin të dëshmitarëve të fshehtë, me qëllim të nxitjes të gjakderdhjes ndër shqiptare. Të paktën, për pasojë, kanë ndodhur dy vrasje. Por, drejtësia e Kosovës, e kapur nga kriminelët e PAN-it, i heshti. Krerët e OVL të UÇK-së, me nxitjen e eksponentëve të PAN-it dhe të rrënuesit të pluralizmit shqiptar, argat i Serbisë, në të gjitha proceset e deritashme dialoguese, Kosovë-Serbi, Edvin Rama. Me gjuhë vulgare e rrugaçërore, ai shanë e mallkon Gjykatë Speciale, edhe pse e di se nuk ka pasur dhe as nuk ka të arrestuar të pafajshëm nga kjo Gjykatë. Ai është demagog, i zhveshur nga ndjesia e shqiptarizmit dhe vetëm nga zuzarët e Kosovës admirohet. Mjerisht, për keqardhje!
Së fundi, njëri nga deputetët rishtar, fort i lakmuar nga mediat e kapura nga krimi në Kosovë, Artan Behrami, i shkoi për vizitë Richard Grenell-it në Amerikë. Presidenti Vuçiq dhe tre zyrtarët e tij shtetërorë, janë deklaruar publikisht se “me Kurtin nuk bisedohet, ndërsa me Thaçin dhe Ramushin merreshim vesh!” Pra, Serbia është fort e interesuar për lirimin e Hashimit me shokë, me shpresë për t`i vazhduar pazaret e pista të ndarjes të Kosovës.
Aleanca lobuese në dëm të Kosovës: Grenell-PAN me lobues partiakë!
Tashmë, nuk përbën asnjë sekret, se Grenell është agjent me rrogë i Serbisë. Edhe LVV-LDK kot e akuzojnë njëra tjetrën, për prishjen e koalicionit të qeverisjes Kurti 1, ndërkohë që agjenti Grenell ka filluar numrin nga 7, 6, 5, 4…, pra, brenda javës të realizohet kjo qeveri. Dhe, kjo është shumë armiqësore për Kosovën, sepse këtë rrëzim të qeverisë së ligjshme e donte Serbia, e cila e kishte në dorë shtetin dhe pushtetin e Kosovës. Ndërhyrja e Grenell-it në politikën e brendshme të Kosovës, pa mëdyshje, përbën krim edhe për faktin se ka abuzuar në emër të shtetit amerikan, për llogari të Serbisë! Atëherë kujt i shërbejnë vizitat e deputetit rishtar të PDK-së, aq më keq, kur përmes tij takon një kongresmen amerikan?! Qeveria Kurti duhet ta njoftojë Presidentin Trump, që ta largojë djalin e tij nga agjenti i Serbisë, Grenell. Madje, t`i jep me kuptua se ai është i padëshiruar për Kosovën, duke e vënë në dijeni edhe administratën, për të mos pasur mundësi të ndikojë, në dëm të Kosovës dhe pro Serbisë.
Organet doganore të Kosovës llogarisin në disa miliarda euro dëme shtetit të Kosovës, nga makro-kontrabanda të bërë me kamionë -Shlipera-, Mauna, nga krerët dhe eksponentët e PAN-it, me Listën Serbe. Këtë e konfirmon DASH amerikan, duke i shpallur “non grata” krerët e Listes Serbe dhe 16 bashkëpunëtorët e liderëve të PAN-it. Por, habitë fakti pse DASH i kursen krerët e kontrabandistë shqiptarë, ortakë me Listën Serbe?! Ndërkohë që, artificialisht, e bënë namin për bisedën aksidentale, një minutshe, të bërë nga zonja shumë e nderuar Mimozë Kusari-Lila! Opozita e marrëzishme dhe rrugaçe, edhe sot e mbllaçitë këtë “storje” hiçe! Madje, për turpin e tij, një “biçim” ish-kryepolici, kuadër i PDK-së, i bëri thirrje AKI-së, për hetim të rastit në fjalë!
Lobistët e njohur arbëreshi Joseph Dioguardi me Bashkëshortën Sherly, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane; Agim Aliçkaj, sekretar i kësaj Lige, veprimtar i zellshëm i çështjes shqiptare, në veçanti, i angazhuar për Kosovën; Ramiz Tafilaj, me bashkëshortën ideale, Dianën amerikane, humanist i madh, botues i veprave letrare, shkencore dhe historike të shquara në mjeshtri, për të gjithë etnikumin shqiptar, janë të njëzëshëm se disa krerë shtetërorë e partiakë, dikur kundërshtarë të Presidentit Ibrahim Rugova, po bëjnë politikën e Serbisë, këtu, në Amerikë. Ata më shumë flasin kundër Albin Kurtit se sa kundër Vuçiqit.
Për ndryshim nga ajo që flitet në Kosovë, për krimet e disa komandantëve, të cilët me bandat e tyre, kanë vrarë ushtarakët profesionistë të FARK-ut, të cilët bënë luftën dhe kuadrot e Ibrahim Rugovës, gjatë dhe pas luftës, i quajnë heronj dhe kërkojnë nga Amerika lirimin e tyre! Ata kanë bindur se “disa lobistë të njohur, dikur, për çështjen dhe lirinë e Kosovës, tani agjitojnë për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, e kanë harruar lobimin për Kosovën. Jemi të shqetësuar se lobi serb është forcuar shumë, ndërsa ai shqiptar është dobësuar skajshëm.
Fajtorë të drejtpërdrejtë janë disa liderë të partive, dikur të majta dhe vegla të stalinistit Enver Hoxha, armike të Amerikës, tani, zyrtarisht, thirrën si të djathta, por janë fort të lidhura me social-komunistët e mikut të Serbisë, Edvin Rama. Për habi, i kemi përcjellë veprimet e tyre këtu dhe deklarimet vetë lavdëruese e mashtruese, që bëjnë në Kosovë!”
Kosovën e kanë gjunjëzuar para Serbisë dhe të aleatëve të saj, armiq të Kosovës, pikërisht, ish-shtetarët dhe ish-pushtetarët të zhytur në krime e hajni zyrtare, të shantazhuar me dosje faktike penalizuese.