Lapi dhe mendimi i seksualizuar në shkallë të lartë

1
Arben Çpkaj - Kolana e-librave të Frojdit - poster

Arben Çokaj

tregim jetësor

Frojdi, teoria e të cilit ka rënë, për dikë që shkruan për ‘Pushtetin e lobeve’, bën një përshkrim mjaft interesant. Ai thotë:

Mund të thuhet se tek burrat primitivë, procesi i të menduarit është ende i seksualizuar në një masë të madhe. Kjo është origjina e besimit të tyre në plotfuqishmërinë e mendimeve, besimi i tyre i palëkundur në mundësinë e kontrollit të botës dhe paarritshmëria e tyre ndaj përvojave, aq lehtësisht të arritshme, që mund t’u mësojë atyre pozicionin e vërtetë të njeriut në univers.

Ky përshkrim kaq brilant nuk kuptohet kaq lehtë, aq më tepër nga mendjet, që nuk janë mësuar ta lexojnë Frojdin. Unë po e lexoja këtë pjesë, kur ISIS po bënte namin. Ishin disa riosha me mjekër, i futi Obama në punë, kapën disa kallashë e biçakë dhe po i prisnin njerëzit në qafë. Kujtonin se me biçakë e kallasha do të sundojnë botën… donin edhe gjeneralët amerikanë me i pre në qafë ashtu!

Më pas e kuptova se mendimi ishte i seksualizuar te shumë njerëz të tjerë në shkallë të lartë, në masë të madhe. Te disa femra, që kur ua kërkon një herë, s’të harrojnë për gjithë jetën dhe ndryshojnë sjellje. Por edhe te meshkujt, që rrinë gjithë ditën në kafene edhe pse janë të martuar, merren gjithë kohës me biseda për seksin… mendjen te rrushi e kanë…

Këtë thënie më sipër të Frojdit, ia kujtoja Lapit sa herë që e shihja, se ai hynte LiveTikTok në orarin e punës.
“Kujdes Lap, i thosha, se e ke mendimin e seksualizuar… “ E ai ma kthente duke qeshur: “Po, ke të drejtë, por do të ndryshoj…” E nga ana tjetër me vete thoshte: “të më rruash lobet…”. Si rrjedhojë, Lapi nuk ndryshoi kurrë, se nuk donte të ndryshonte.

Përtej parimit të kënaqësisë – sqaron Frojdi.
Frojdi sqaron se njeriu në jetën e tij është i prirur drejt realizimit të kënaqësive, por në rastin e Lapit, ka njerëz që lënë edhe leshtë për t’u kënaqur…

Punonte si shitës në shitoren e së ëmës dembele në fshatin e tij. Por orari i punës nuk i mjaftonte Lapit për të arritur kënaqësinë, rrinte deri në 3 të natës Live me Destinën, vajzën simpatike nga Llushnja, e cila kishte edhe të dashur, por e kishte joshur Lapin në atë farë fejet, sa Lapit i dukej vetja mbret, dhe ëndërronte kur po e ndan Destinën nga i dashuri i saj, dhe ky do të martohej me të! E paratë vu për Destinën, sidomos kur ajo e provokonte: “Ku je Lap fukaraja…”, i prekte sedrën mashkullore, shejtanka e Lisit, e Lapi vap, “kush është fukara more? Unë jam pronar shitoreje unë, po ia kaj nanën shitores së mamit…” E mami kënaqej me gjenialitetin e të birit, “shiko sa bukur i rren vajzat Lapi, qeshte ajo, u thotë se jam pronar…” Nuk e dinte se Lapi po linte leshtë, duke i paguar online ato vajza…

Kishte hapur një llogari në bankë, ku mikroencafeliku fuste paratë, dhe ia çonte Destinës përditë nga 200-300 Euro dhurata në TikTok.

Për disa javë Lapi kënaqej e krenohej me shokët, kërkonte aprovimin e tyre për marrëzitë e tij, “shiko, thoshte ai, i kam çuar Destinës 6000 Euro deri tani…”. Ata i thonin, “a je budallë a? Si i ke çuar kaq para kësaj baxhelle?”!

Por Lapi bëhej keq kur ia shanin dashurinë e jetës, se e kishte fiksim Destinën, e cila me të dashurin dhe motrën e saj në Bruksel, po luanin harushë me Lapin… E Lapi si rrjedhojë luante harushë me shitoren e së ëmës, dembele Stambolli, që shtypte butonat e TV-së e fliste me Buktren e Portokallisë. Ajo nuk kishte punuar kurrë në jetë më shumë se një javë dhe nuk ishte e aftë që të mbante biznes. I biri nga ana tjetër u dha pas qejfeve online…

Kush je ti? Kush jam unë? – Një përpjekje e dështuar për t’u kthyer në realitet.

Vëllai i Lapit kishte emigruar në Gjermani, për një jetë më të mirë dhe vështirë se mund t’i kursente 6 000 Euro në vit, që Lapi ia kishte dhënë Destinës në TikTok për 2-3 muaj… nga shitorja e së ëmës… Dhe në fund, Lapi e humbi Destinën, ajo e familjarët e saj e kuptuan, se Lapi kishte lënë leshtë dhe mund të krijohej problem. Bravo Lap gjigandi, ti je shtet!

Kur e ëma e mori vesh se Lapi kishte harxhuar aq shumë para, nuk i besohej.

“Lap – i thoshte, a vërtetë i ke dhënë Destinës 6000 Euro? E qeshte hehehe…” Si gjithmonë, nuk kishte autoritet mbi Lapin. Atë edukatë i kishte dhënë, si qenit në livadh. E Lapi pa ndërgjegje, me mendim të seksualizuar në shkallë të lartë, abuzonte!

Siç edhe mund të pritej, lumturia e Lapit do të kryente shpejt. Ai po e shpërdoronte shitoren më shumë se sa ajo ishte në gjendje të fitonte. Iu dha një mundësi e artë biznesi në jetë, dhe ai e shkatërroi me të dyja duart, në vend që të punonte e ta lulëzonte.

* * *

Kur e kuptuan se shitorja po falinentonte, njerëzit filluan t’i thonin të ëmës së Lapit: “Të ruajtë Zoti djalin, se shitorja të ka shkuar për Lezhë!”

1 KOMENT

  1. I nderuemi Arben Çokaj,
    shkrimet e juaja më zgjojnë kërsherinë për t’i lexuar dhe më nxisin të menduarrit të jap koment.
    Publikimi më bëri përshtypje, dua të thëm, më pëlqeu shumë.
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!

    Frojdi ishte i adhuruar nga shumë, por edhe i urryer nga disa të tjerë.
    Sigmund Frojd i kushtoi jetën reflektimit të thellë dhe marrëdhënieve njerëzore. Askush nuk mund të mohojë, që shumë nga thëniet e tij të bëjnë të reflektosh me kujdes. Ja disa nga to:

    1. Shkenca moderne nuk ka prodhuar ende një ilaç relaksues aq të efektshëm sa fjalët e mira.
    2. Nuk ka pikë nisjeje, nëse nuk e di se ku do shkosh.
    3. Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ata janë varrosur të gjalla dhe do të dalin në format më të këqia në të ardhmen.
    4. Të jesh plotësisht i sinqertë me veten tënde është një ushtrim i mirë.

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

    P.S.
    Frojdi (1856-1939) filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi edhe 8 vjet, për t’i bërë 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.