NGA KALOSH ҪELIKU
Tri vite me radhë, gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës (Kosovë), Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe, përditë bëja rrugë me autobus nateditë për në punë: Prishtinë – Gllogovc (Drenas) të Drenicës. Herë me autobus, e herë me trenin e udhëtarëve, si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore tetëvjeçare “Vëllazërim – Bashkimi” për t’i përballuar shpenzimet e studimeve, dhe grave besnike me dy shami lidhur për brezi.
Herët, zgjohesha në mëngjes në orën 04 për të zënë autobusin urban, ose trenin: Fushë Kosovë – Prizren për të arritur në orët e mësimit me kohë, në Drenas. Edhe, pse: për shkak të lidhjeve rralla të komunikacionit arrija një orë para orëve të mësimit. Shkaku, se: asaj kohe, nuk kishte lidhje të shpeshta komunikacioni si sot.
Përditë, edhe me autobus kaloja pranë një Taverne te “Kroi i Mbretit”. Por, asnjë ditë gjatë atyre tri viteve me pranverë e dimër, nuk pata mundësi ta vizitoj Tevernën, trokis te dera si udhëtarë i atyre viteve të studimeve. Tavernë, që, e shihja përditë me xhelozi nga dritarja e autobusit te “Kroi i Mbretit”, së paku për një gotë raki rrushi. E, jo për një ibrik ujë nga “Kroi i Mbretit”. Përmëtepër, Dy shtama verë Laydi Di, që do të vinte te kroni, Nesër. Kutadi, ndoshta asaj kohe nuk ka qenë “haram”?! Shkaku, se: e dija gojëdhënën për “Kroin e Mbretit”. Ndoshta, poeti dhe miku im bohem, Mirko Gashi e ka kaluar edhe natën. E ka pritur Agimin. Punë tjetër, është ajo: Që, sot “Tre sheshirat” e tij në Prishtinë, janë “Hallall”.
“Kroi i Mbretit”, është një krua shumëvjeçarë, uji i të cilit është “ilaç” (shërim) për shëndet. Ashtu, siç thotë edhe gojëdhëna popullore. Gjatë një udhëtimi të gjatë, një mbret kishte ndalur këtu të pushonte pak me ushtrinë e vet të zgjedhur osmane. Rrugës, Mbretin e kishte zënë etja e madhe, e ushtria askund në afërsi nuk gjente ujë. Mbreti, do të alivanosej ndërkohë, ndërsa një katundar shqiptar që kalonte atypari, me të marrë vesh për çfarë bëhet fjalë, nis e qeshet me të madhe. Pse, qesh iu kërcnua “zabiti” turk?
Katundari i rastit, iu përgjigjë: ju mërziteni për hiçgjë. Mbreti, është alivanos, e kali i sillet rrotull me dy këbët e para duke gërmuar tokën me tërbim… Qeshi, “zabiti”. Ky është Mbreti, dhe ka etje të madhe… E ka me vete kalin, iu përgjigjë katundari. Apo, jo? Po, kali ia gjen ilaçin, iu përgjigjë katundari. Ore, si thua ti, bërtiti “zabiti”?! Kali i bardhë i ra gurit me dy këmbët e prapme shqelma. Nuk vonoi, dhe shpërtheu uji. Ia mbushën Mbretit një Ibrik me ujë, dhe ai u kthjellua. Erdhi, në jetë.
Dhe, që atë ditë: e, gjithënjë te “Kroi i Mbretit” rrjedhë ujë i pastër si loti: raki rrushi. Ose, shtama me verë. Dhe, vendi quhet “Kroi i Mbretit”. Nuk e di, Sot: kur, nuk jetoj në Prishtinë, por në Shkupin Historik Shqiptar, a shtë “haram”, apo “hallall”?! Ose, Mbreti e ka marrë me vete në Turqi. Ndoshta, edhe Car Dushani në Rusi.
Ashtu, siç ia gjeti “ilqaçin” Kali i bardhë me dy këmbët e prapme shqelma shkëmbit të shpërthej uji, edhe Unë ia dhash “ilaçin” me një shkrim publicistik bustit të Car Dushanit, që brenda nate u ringjall lugat mbi Urën e lumit Vardar.
Bustin e Carit në Shkup, nuk e prita me çekiç shelgu, po me tokmak vathe…