P R O T A G O N I S T I

1
Atdhe Geci - libra

P R O T A G O N I S T I

Dje e mundëm një fushë mbushur me
varre, e mundëm një kohë të burgjeve
e pushkatimeve, e mundëm një vrasës
të lirisë dhe të gjenocidit, e mundëm,
një pushtues, që vrasjen kishte mësim.
Nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve
nuk e mbajnë më as idealistët e vendit
na duhet një forcë që i prinë atdheut.
Kosova dardane e do emrin e tokës së
vetë, një kërkesë të tillë e ka Çamëria,
Ilirida, Krahina e Mollës së Gjakut,
Ulqini, Shkupi, Tetova dhe Gostivari.
Nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve
thotë ai që jetën po edhe vdekjen e do
të bukur, dhe, lirinë e do të shkruar.
Kosovë, edhe nëpër udhë të ngushta
ti di të jesh Kapiteni i fatit të Atdheut
se gjithçka nis nga fjala e bërja fjalës
gjithçka nis nga mendja dhe mendimi
gjithçka nis nga zemra dhe duart tona.
Heshtja për të harruar vendlindjen e
atdheut, Çamërinë, është e pafalshme
çfardo që të jetë udha kombi sot e do
kapitenin e vetë kundër tëra stuhive!…

Atdhe Geci

1 KOMENT

  1. Te lus me e botue kete vjerrshe dhe tekstin percjelles…

    Kënga e Gurbetit (verzioni origjinal i viteve (1953-1997, e sidomos 1989-1997).

    Kjo poezi parodike i kushtohet të gjithë atyre pseudo-patriotëve që kanë ikë nga Kosova në periudhën e lartëpërmendur, dhe sot shiten patriot duke pohuar se i kanë dhuruar 700 marka Gjermane, sikur një i tillë çë këto ditë e prezentoi vehten si Anti-Amerikan, ose sikur një terrorist komunist çë haptazi deklaroi se do ti vriste 5000 Shqiptar nga Kosova vetëm për një natë.

    Terroristi diasporik iu kërcenua një gazetari të njohur nga Prishtina, çë kurrë nuk iku nga Kosova, se atë do t’a vriste të parin!!!

    Kënga e Gurbetit

    Niset frikacaku për gurbet sikur tutzan
    Me luftue “trimi” me Gjerman e Zvicran

    Përqafon trimi gru, babë e nanë
    Me shkie me luftu botha s’ja manë

    Amanet trimi tha po ua la
    Mytnu e vranu ju me shka

    Plumb e stupc në vatër tonë
    Me shkie mytnu përgjithmonë

    Zemra i djeg kur ja len shkaut, fmijtë dhe tokën
    Gjermania e Skandinavia fare s’ta lodhin kokën

    Lotët i rrjedhin sikur uji nga burimi
    I kalon jeta duke ikë prej shkinimi

    Kur me mall e ndëgjoj n’Llondon qiftelinë,
    Shumë ma rrëmben mallin për shkininë.

    Amanet po ua la, nje punë me ma kry

    Kurre n’Kosovë mos gaboni me u kthy

    Bukë e krypë e xhami në Berlinin tonë

    Rri ti gurbetqar musliman pergjithmonë.

    Autor përshkrues: Qëndrim Dardania

    Autori përshkrues
    jeton në Prishtine, dhe jasht Kosovës ka jetue vetëm si turist.

    Autor real i këngës është secili çë ka ikë nga Kosova dhe tani edhe 24 vite pas fitimit të lirisë nga ata çë jetuan në Kosovë…….. shitet patriot nga Skandinavia, Gjermania, Zvicra, Britania, Amerika……e sidomos nga Madagaskari.

    Poezia e shkruar 2018-2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.