Poezi nga Nexhat Halimi

0
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Fryn dhe bie borë IV

t’i dua sytë e tu njëjtë me dritëzën e qiellit
t’i dua vetullat njëjtë me harqet e ylberit
ta dua prekjen që e nxjerr nga shpirti yt
ta dua njëjtë peshën e lirisë të zgjuar në yrt

t’i dua etjet me të cilat krijon kulla në gjithësi
t’i dua pritjet e degëzuara yllit në dashuri
ta dua pikën e ujit të pik nga guri në gur
ta dua puthjen e flakën nga më pret në urë

t’i dëgjoj betimet e besnikërisë nga i thua
t’i dëgjoj frymëmarrjet zotIm prapë je flijua’
e be të bëj në gur e ujë në dritëzën e yllit
e prapë të dua njëjtë me virgjërinë e pyllit

t’i dua hapat nga ik me Ibrik për në krua
t’i dua buzëqeshjet e zërin e betimit për mua
jashtë fryn erë e egër dhe bie e bie borë
për frëngji të vërej në flatrim larg fedorë

A do të arrij në pranverë V

ti më shikon e unë digjem për zemër flakë
ti prek buzët e unë e rrëzoj kokën në shuplakë
them në heshtje ja ende për vdekje të dua
ti hesht e asnjë fjalë ndërmjet nuk e thua

pi kafenë e thuaja s’ kujton asgjë që treti
si t’i ikësh jetës veç për hir të një tërmeti
ndërmjet zgjohen orët e zjarrit të dashurisë
kafeja derdhet pse silueta tha etje të rinisë

ja, do të jem vonuar them e shoh në orë
jashtë bënte dimër dhe binte e binte borë
ecja për gjurmët e mia të perënduara kaherë
a do të arrij zotIm të prek fare në pranverë

Në robëri VI

E ecje kodrinën me të qëndisma në pëlhurë
Cep i këmishës dridhej flutur mbi gurrë
T’i mbulonte mollët gufuar pjesa tjetër e lirit
Faqet të ndizeshin flakë në hije të blirit

Seç m’u kujtua e tërë pasuria popullore vaj
Ndërlidhur me bukurinë përrallore në ograjë
Kanë vajtur kaq vjet e vjet në lot për ty
E asgjë nuk e ka humbur zjarrin në gjithësi

Befas more te hyrja e banesës krye sheshit
Kaq kot m’u kujtua ajo kohë e birit të dreqit
Të vështronin e s’guxoja të prekja në gji
Të mos shtoheshim seç shikonin me dylbi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.