🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰 KAH PO DONI..?! OOOO, OPOZITA E SHTETIT TONË, E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

0
Jusuf e Donika Gërvalla

Donika Gërvalla sot na i riktheu fjalët e pavdekshme të babait të saj, Jusuf Gërvalla – një amanet i gjallë i nderit, i drejtësisë dhe i sakrificës. Dhe unë nuk mund të mos e kujtoj, me dhembje e zemërim, se kjo e njëjta bijë e heroit u bllokua dhjetëra herë në parlamentin tonë, jo pse nuk kishte vlerë, por pse disa donin të hakmerreshin ndaj Albulena Haxhiut.

A s’është kjo tragjedi morale?

Në vend që të ngrihej parlamenti në këmbë për ta nderuar bijën e Jusufit, e kthyen votimin në farsë. Në vend që të dëshmonin burrëri, treguan ligësi. Në vend që ta respektonin trashëgiminë e gjakut dhe penës, zgjodhën lojën e vogël të interesave.
Kontrasti i sotëm është therës:

– Atje, Jusufi i mërguar, i plagosur por i pathyeshëm, i shkruante nënës së tij për nder, si rruga më e vështirë por e vetmja e drejtë.
– Këtu, pasardhësit e tij politikë, në një sallë që quhet e Kosovës së lirë, nuk patën guximin ta votojnë të bijën as pas dhjetë herash.

Ky është dallimi mes idealit dhe lojës, mes sakrificës dhe cinizmit, mes heroit dhe pazareve të ditës.
O, Parlament i Kosovës!

A do të vazhdosh të bësh lojëra me hijet e gjigantëve, apo do të marrësh guximin të ecësh në rrugën e nderës që ata na lanë?

Sepse, koha e talljes ka mbaruar – dhe koha e gjykimit të historisë ka filluar.🤔
Enver, more burrë i “fjalës së madhe”! Çdo herë që ti shfaqesh me historitë e tua, duket sikur po na vjen një dramë e vjetër e stërkequr, ku aktori harron tekstin, por prapë s’zbret nga skena. Dhe kjo s’është se nuk di, por se nuk do, – sepse më shumë të pëlqen duartrokitja e vetes sate në pasqyrë, sesa e vërteta në sytë e popullit.

Na flet për drejtësi e ndershmëri, por je i pari që përshëndet pazaret e ditës!
Na e shet kombin si mall në treg, pastaj thua: “E bëra për atdheun!” – po atdheun e ke shndërruar në kartë bixhozi, ku gjithmonë fiton ai që mashtron më shumë.

O, Enver!
Në këtë tokë janë derdhë lumenj gjaku për liri, e ti do me na bindë se historia shkruhet me “statusa” të mjegullta. Po, shkruhet… po vetëm si shembull i turpit, jo i krenarisë.
Mos harro: të gjitha maskat bien kur fryn era e popullit!

E, ajo erë po vjen, dhe nuk do të pyesë as për “titujt” që ua veshni vetes, as për lojën e vogël që bëni me gjakun e të mëdhenjve.

Bajram, mik i brezit tim,
fjalët tua janë thika që çajnë mjegullën e turpit politik!

Opozita e sotme harron se mbi varret e çlirimtarëve nuk mund të ndërtohet karrierë, e mbi gjakun e dëshmorëve nuk mund të ngrihet karrige pushteti. Ata që sot mendojnë se duke rrëzuar Albin Kurtin do t’i shërbejnë Kosovës, në fakt po i shërbejnë vetëm ëndrrave të Beogradit.

Ata janë bërë grindavecë të përhershëm, që nuk dinë as të ndërtojnë, as të ruajnë. Kanë harruar historinë, kanë harruar gjakun, kanë harruar sakrificën – kujtojnë vetëm milionat dhe karriget. Dhe, si gjithmonë, në krah të tyre qëndron fantazma e Serbisë, që i përkëdhel në vesh me premtime të rreme.

Por ama, Bajram, historia është e pamëshirshme:
– Çlirimtarët i mbuloi dheu, por gjaku i tyre u kthye në rrënjë lirie.
– Të gjallët e ndershëm punojnë për bukë e për mbijetesë, e nuk ndalen.
– Kurse milionerët e pangopur, edhe sikur të vjedhin botën, prapë do të mbeten të vegjël para një populli që di të zgjohet.

Opozita, që s’ka as shtëpi, as atdhe, as nder – le të përplasë sa të dojë duart në korridore. Tribuni nuk rrëzohet me thashetheme, as me pazare – sepse rrënjët e tij janë në gjakun e dëshmorëve dhe në besën e popullit.

Vëlla, s’ka dhimbje më të madhe se kur rasti i motrës, vullneti i saj, gishti i saj i ngritur për drejtësi, shfrytëzohet për lojëra politike. Shqipja nuk ishte vetëm një gisht në sallë, por ishte zëri i popullit që besoi te 116 deputetë. Dhe atëherë, të gjithë e thoshin:
“mjafton të largohet Albulena Haxhiu, pastaj do të votohet kryeparlamentarja.” Por, koha e vërtetoi të kundërtën – nuk ishte fjala për Albulenën, ishte fjala për popullin.

Siç tha edhe Gjokë Paloka:
edhe sikur të ngrihej Adem Jashari nga varri, kjo opozitë e lidhur ngushtë me Serbinë, nuk do ta votonte. Sepse këta nuk kanë as turp, as nder, as burrëri – kanë vetëm zinxhirin e Listës Serbe“.

Thonë se askush nuk mund ta korit fytyrën dhe as varrin tënd më shumë se fëmija yt. Dhe sot, unë e shoh se jo armiku, por disa bij të këtij vendi ua kanë korit varrin baballarëve të tyre, kur në vend të nderimit të gjakut e shesin për karrige e pazar.

Por, le të jetë e qartë: VV-ja nuk ishte, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë nën koston e Serbisë. Kush e thotë të kundërtën, vetëm i shërben armikut.

Historia është e pamëshirshme: ajo nxjerr para pasqyrës secilin. Dhe në atë pasqyrë do të shihet qartë kush i shërbeu popullit e kush i shërbeu Beogradit.

Huazuar nga Sak Muji /d.v./

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.