5.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj ZOGU I PAKASHTICËS QË JETËN IA FALI LIRISË SË ATD

ZOGU I PAKASHTICËS QË JETËN IA FALI LIRISË SË ATD

0
Muharrem Mehmeti

Gani Mehmeti

Sot, në 45-vjetorin e lindjes të Heroit Muharrem Mehmeti

Muharrem, për Ty që dhe jetën për Liri, në lulën e rinisë sate, kur teksa kishe mbushur tetëmbëdhjetê vite jetë, sado të shkruajmë, nuk mjafton.

Ti që le punën në Gjermani, u ndave nga vëllau Ekremi e nga xhaxhai Ramushi, u ndave nga jeta ndoshta luksoze, për t’i dalë zot Atdheut që po vritej dita-ditës nga Serbia, nuk po mund të rrije i qetë dhe me këngën në gojë, me dashurinë në zemër për Lirinë, me vullnetin për t’i dalë zot vendit, u armatose, bleve edhe uniformën ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u hudhe në luftë, atje ku neve na rrinte gjithherë mendja se si një ditë do të thyhet kufiri shqiptaro-shqiptar mes Kosovës e Shqipërisë, në Kosharen qê ju i dhatë lavdinê.

Muharrem, sot kur Nëna të ka ardhur atje tek ti e nuk jeton më, duke shkruar këta rreshta në shenj përkujtimi për Ty, doemos se më dolën lotët, veti kjo shumë e rrallë tek unë. Janë lotë dashurie e përkujtimi nga mungesa jote fizike, lotë dhembjeje e krenarie, Muharrem. Po, sepse të kujtova edhe si fëmijë kur ishe, edhe si i ri, kur nuk po lije lis në Pakashticë pa ia prekur majen, duke hipur në ta deri lart.

Muharrem, deri sa ne flisnim për Atdheun, ti rrije i heshtur. Kurrë nuk dhe shenjë se sa shumë e doje Lirinë e Atdheut. Këtë e paske mbajtur në vete, deri sa e tregove atë me vepër, jo me fjalë.

Muharrem, mua më tingëllojnë në veshët e mi edhe fjalët tuaja kur i kishit thënë xhaxhait tuaj, Ramushit se : «Shkumbini në luftë e unë të rri, këtu në Gjermani asnjëherë, kurrën e kurrës»! – edhe për këtë të falënderoj, ndërsa ngushëllohemi për Ty më vie pse re atje e ashtu si bien burrat për Vendin e vet.

Flij i qetë o i pavdekshëm në Kosharen, që ju me trimat tjerë e bëtë heroike!
Lavdi Muharrem Mehmeti, Lavdi tê gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve, që ne sot, e gëzojmë Lirinë nga gjaku juaj i derdhur!

Gjaku juaj qoftê themel i Lirisë!

Muharrem Fadil Mehmeti lindi më 3 shkurt 1981 në fshatin Pakashticë të Epërme të Podujevës nga babai Fadil dhe nga Nëna Fahrije. Muharremi la pas vetes pesë vëllezër e katër motra.

Gjysh e kishte Mehën e Kadrisë si e quanin, një luftëtar të përbetuar kundër serbëve, sa në një ndejë në fshatin Metehi të Llapit, kur po e shikonte drejt në sy Sadik Tafarshikun, Sadiku po i thot :

– Pashë Zotin mos më kqyerë!
– Po, pse bre burrë, çka të bana? – ia kthen Meha i Kadrisë. Sadikut.
– O, jo bre burrë, nuk m’ke ba kurrgja, veç po m’tutë me ata sy. Maraku yt tek o kanë me u ba komandant i policisë e mos me lanë shka t’shikns n’kit ven. Ata paskan pasë me dekë pej tute veç me sy kur t’i kishin pa. – po ia kthen Sadiku, Mehës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.