XHABIR MORINA NA E PENETROI XHAVIT HALITIN…(?!) [vazhdimi 3-të]

0
Rugova - Hajdin Sejdia - Xhabir Morina

Ibrahim Kelmendi Ibrahim Kelmendi

Para pak kohësh rastisi ta dëgjoj rrëfimin e Xhavit Halitit, se ishin Skendër e Elife Luzha që kishin ndërmjetësua, Xhaviti të njihej me Xhabir Morinën dhe Hilmi Reçicën dhe ata “tap-fap” e kishin kooptuar Xhavitin në Komitetin Drejtues të OMLK-së (së dytë), për të cilën thuhej se e kishte formuar Xhabir Morina. Kjo duhet të kishte ndodh në fund të vitit 1984. [Fragmente të asaj interviste, të shoqëruar me komente, i kam përgatit për librin e radhës.]

U informova se Skender Luzha jeton në Essen / Gjermani. Për herë të parë ia dëgjoja emrin, edhe pse shumë vite paskëshim jetuar si fqinj. Në telefonin e tij mobil i dërgova lutje për takim, sepse dëshiroja të informohesha, kur e si e kishte njohur Xhavitin dhe si i ishte mbush mendja të ndërmjetësonte që Xhaviti të bëhej kuadër i OMLK-së së Xhabir Morinës. Ma ktheu përgjegjjen: “nuk të informoj ty por do ta informoj R.I.” Ende nuk e ka informuar as R.I., edhe pse u bënë goxha do muaj. Në muajin janar e luta edhe Elife Luzhën, me të cilën kisha njohje fizike. Ajo, me finesë që e karakterizon, refuzoi të informonte.

Më herët i kisha lut Xhabir Morinën dhe shumë kuadro të OMLK-së se tij, të më informonin, kur, ku, kush ishin bashkëthemeluesit e kësaj OMLK-je. Askush nuk ka pranuar e nuk po pranon të ofrojë informacion. Ca nuk e dinë, ndërsa ata që e dinë, po heshtin. PSE?!

E devijova “rrjedhën” e shkrimit, sepse e kam shqetësim ekstra, pse ende po hezitojmë të rrëfejmë me diversionet që na i kanë bërë agjenturat jugosllave, edhe duke themeluar “organizata ilegale”, viktima të të cilave ishim.

Ndodhi ploja barbare ndaj Jasharëve në Prekz, të cilën e kemi legjendarizua si Epope. Tashmë Kryesia e LPK-së u detyrua të reflektonte dhe të angazhohej. Kaloi në Tiranë. Shpejt u informua, UÇK nuk kishte Shtab Qendror e as funksionalitet të koordinuar. Në takim të parë Kryesia zhbëri Sektorin e rëndësisë se veçantë, të cilin e kishte kap Xhavit Haliti, dhe zuri të improvizonte rrolin e shtabit, deri sa ta konsolidonte Shtabin Qendror, i cili nga janari 1997 ishte zhbë.

E përjetova si tronditje që në Tubimi komemorativ, të cilin e pat organizua Shoqata e veteranëve të Shqipërisë në Muzeun Kombëtar në Tiranë, Xhaviti e Azem Syla nuk pranuan të mbanin fjalë rasti për Plojën / Epopën në Prekaz, bile as që morën pjesë, edhe pse i pata lut të flasin, sepse më kishin ngarkuar ata të Shoqatës. Edhe në komunikatën nr. 45, e lëshuar në emër të Shtabit Qendror, po kuptohet: inekzistent, më datën 9 mars 1998, dhe në komunikatën nr. 46, të 15 marsit 1998, as që përmendej të kishte ndodh Ploja / Epopeja e Jasharëve të Prekazit, gjegjësissht martirizimet e Shaban, Hamzë e Adem Jasharit dhe familjarëve të tyre!!

Na ndodhi një si tragjedi, e cila duhet vlerësuar si epike. Brenda dy netëve në Tropojanë erdhën ilegalisht rreth 1400 kryengritës nga të gjitha anët e Kosovës. Donin të armatoseshin e të ktheheshin për të luftuar kundër forcave serbe. Gjatë rrëfimeve të mëhershme, meqë nuk i kisha mbajt mend datat, herë thosha ka ndodh në fund të marsit, e herë në fillim të prillit 1998. U gëzova kur Agron Gashi, gjatë intervistimin që më bëri në vitin e kaluar, më shkroi: “ishte 4 prilli 1998 kur të kam pa në vizitën që na e bëre në Viçidol të Tropojës…”

Meqë më patën alarmuar Iliri (Konushevci) dhe Qerimi (Kelmendi), se nuk kishin të holla për të ble bukë e djathë për ata kryengritës të uritur nga rrugëtimi i gjatë e i rrezikshëm, e luta Gafurr Elshanin të shkonim ta ndihmonim Logjistikën e UÇK-së në Tropojë për t’i ushqye kryengritësit. Meqë Gafurri, arkëtari i LPK-së, nuk kishte të holla, siç pat thënë, i drejtohet shokut të tij, Xhavitit. Xhaviti duhet t’i ketë thënë: “ata që duan kryengritje të armatosur, le t’i ushqejnë…” Fatmirësisht shoku i Qerimit dhe Ilirit, malësori vuthjan i Qeremit të Valbonës, Perlat Gojçi, e hetoj shqetësimin tonë, prandaj reagoi: “ec hipni në xhip t’u dërgoj në Bajramcurr. Për një muaj, bukë, kripë e zemër i kanë nga unë. Uroj të kem mundësi më gjatë…” Arritëm rreth orës 22 në BajramCurr. Perlati e dinte ku mund të gjendej kryepolici Jonuz Hyka.

Fatkeqësisht nga ai morëm informatën e hidhur: “Drejtori Sokol Bare më ka urdhëruar të mos lejojë të furnizohen me bukë refugjatët që kanë ardhur, sepse me uri do t’i detyrojmë t’i shpërndajmë në kampe të refugjatëve…” Provoi Perlati ta korruptonte kryepolicin Hyka, por ai refuzoi…

E habitshme, pse Gafurr Elshani nuk e rrëfen asnjëherë atë përjetim!!
Se si pat përfunduar ajo tragjedi, e kam rrëfye më shumë se një herë, prandaj po përmbahem kësaj radhe.

Beogradi fashistoid, paralelisht me planifikim e sulm të zemrës se UÇK-së në Prekazin legjendar, duhet ta ketë urdhëruar kolonelin Ahmet Krasniqi të formon ushtri diversioniste, për t’ia kundërvënë UÇK-së. Ai, nga 5 deri me 7 mars e formon FARK-un në Zvicër. Xhaviti, meqë nuk po ia delte me grabitje të financave ta komplotonte UÇK-në, siç e kishte komplotuar deri atëherë, urdhëron AD të shkojnë bashkë në Osllo, të takohen me komandë të FARK-ut për ta koordinuar kompletimin e UÇK-së. E bejnë marrëveshjen më 22 maj 1998 në zyrat e bojagjisë Fatmir Zymeri. Komploti diversionist i asaj marrëveshje ishte futja e Brigadës diversioniste, më 24 qershor 1998, më 147 pjesëtarë, e komanduar nga Tahir Zemaj. Ajo diversion ia doli ta zhbënte UÇK-në në Dukagjin deri në fund të korrikut 1998…

Po Xhaviti e urdhëroi AD të bëhej përfaqësues i UÇK-së, duke hap zyrë në Prishtinë. Fakti që regjimi i Millosheviqit e tolerojë AD, me bashkëpunëtorë Azem Vllasin, Albin Kurtin & Co, ishte tregues se Xhaviti e kishte kooptuar që vazhdohet me kompletime të tjera, por më të sofistikuara. Ishte i ditur Xhaviti për të na i bë ato komplote, apo ishin specialistët klandestinë të Beogradit, që fshiheshin pas Xhavitit & Co.

Më 1 e 2 maj 1998 e mbajtëm Kuvendin e 6-të të LPK-së. Ndokush e quanim Kuvend i jashtëzakonshëm. Xhaviti tha parmbrëmë në një televizion, se nuk është dashtë të mbahej. Fatmirësisht e kapërcyem pa përplasje gjakderdhëse, siç duhet ta kishin planifikuar Xhavit Haliti, Hashim Thaçi & Co. Në Kryesinë pasuese nuk u votua asnjërin prej komplotistëve. Për herë të parë, nga viti 1987, pranova të bëhesha anëtar Kryesie, meqë në vitin 1987 kisha bërë kërkesë ultimative, në kryesi të mos ishin dy e më shumë familjarë. Dhe meqë Muhameti, Djali axhës, ishte më i moshuar, nuk pranoja të isha as kandidatë për t’u votuar. Prani në Kryesi të LPK-së kësaj radhe më krijojë mundësi të isha rrebel me më shumë mundësi, siç ishte menaxhimi i mjeteve të Fondit “vendlindja thërret”.

Deri në fillim të qershorit 1999, ia pata dalë të mos përfundonin në kthetra të Xhavitit shumica e mjetet që grumbulloheshin në Fond në Gjermani; edhe pjesë e madhe e mjeteve që grumbulloheshin në Belgjikë, në Holanda dhe në shtetet skandinave, i dorëzonin në Zyrë të Fondit në Bonn. Në fillim të qershorit 1999 më mashtruan, prandaj në kthetra të Xhavitit dhe Hashimit përfunduan 8 (tetë) milionë DM. Pranues fizik të tyre ishin Gani Thaçi (vëllau i madh i Hashimit) dhe bojaxhia shqiptaro-norvegjez Fatmir Zymeri (legeni i Xhavit Halitit dhe bashinvestuesi në Prishtina Mall).

Nga maji 1998 deri në mbarim të Luftës çlirimtare jam përpjek që mjetet financiare të Fondit në Gjermani t’u shkonin vetëm logjistikës dhe shtabeve të zonave të UÇK-së. Në sektor të logjistikës në Shqipëri nga Ramush Haradinaj ishte autorizuar Raif Gashi (tashmë milioner). Ndërsa shtabet e zonave kishin autorizuar Ali Ramaj, Sabri Kiçmarin, Naser Idrizin, Ramiz Lladrovcin…

* * *

Digresion:

Nga viti 1978 deri në shkurt 1982 nuk kam grumbulluar e menaxhuar mjete financiare për organizata. Jam vetëfinancuara nga puna ime. Kur e bashkuam bashëveprimtarinë më 5 prill 1981 në takimin që pata me Kadri Zekën, i autorizuar nga Jusuf Gërvalla, kam shpërnda çeqe për të transferuat ndihma në “Fond për ndihma Katerina Asal”. Ishte Fond që e kishte formuar Kadri Zeka, në emër të zviceranes enveriste Katerina Asal. Asnjëherë nuk kam pyet sa ndihma po grumbulloheshin dhe si po shpenzoheshin. Në shkurt 1982, me ftesë të Çiftit Shefkat e Nexhmi Sherolli, ishim për vizitë në Suedi. Ai çift m’i dha për organizatë 50 mijë krona suedeze ndihmë dhe nga 10 mijë lorona dhuratë personale Hasan Malës, Saime Isufit dhe mua.

Me ato 60 mijë SEK financova veprimtarinë deri në janar 1983, kur e formuam kryesinë e LR(S)SHJ-së. Ato mjete që na i dhanë Çifti Sherolli, me kurs të atëhershëm bënin rreth 7500 Euro ndihmë për organizatë dhe rreth 1500 Euro ndihmë personale për secilin. Pasi ndodhi përplasje edhe me Hasan Mamlajn dhe tifozët e tij, u përfola se i kisha përvetësuar 50 mijë korona suedeze. Edhe në libra që i botuan Faridin Tafallari dhe Xahfer Durmishi, u propagandua edhe shpifja se unë i kisha vjedh ato 50 mijë SEK.

Në vitin 1991 ca bashkëveprimtarë (Muhamer Shabani, Bexhet Mehmeti, Alush Blakaj, Ibrahim e Kadri Ipek, Refik Hamiti, Imer Duka, Mustafë Klemendi, m’i besuan rreth rreth 160 mijë DM, për biznes në Tiranë. Nga ato mjete i kam (sh)përdor ca për të strehuar e financuar guerilë që vinin ilegalisht në Shqipëri për t’u armatosur. Njeri nga ata ishte edhe Kadri Veseli, që pat ardhur në fillim të vitit 1992 dhe i pata ofruar strehim, ndërsa Xhavit haliti e qante p… si pjepnin në haremin e Hajdinë Sejdisë. Ca nga ato mjete i pata (sh)përdor edhe për të financuar mitingun e parë në Tiranë, me moto “Rinia e Shqipërinë përkrah Republikën e Kosovës”. Xhaviti qe përpjek ta sabotonte. Hajdinë Sejdia i pat dhënë 100 USD. I grisa dhe ia përplasa në surrat. Sali Berisha i komandoi Arben Likën dhe të tjerë anëtarë të kryesisë së Rinisë Demokratike që mitingu të mbahej pranë stadionit, e jo në Shehshin e Gjergj Kastriotit. Fatmirësisht nuk ia zbatuan atë urdhër. Ishte miting që kishte pjesëmarrës gati sa në mitingu kur u prit serbofili Xhejms Beker (ministri i jashtëm i USA-ve)…

Ca nga ortakët që i patën investuar mjetet në atë biznes ende janë të hidhëruar për keqmenaxhim e (sh)përdorim të mjeteve të tyre…

* * *

Pas Lufte u angazhova që të informohen për ndihmat që u kanë shkuar veprimtarëve të Lëvizjes në Kosovë, nga viti 1987 deri në vitin 1993, dhe UÇK-së nga formimi e deri kur ka përfunduar Lufta. Nga viti 1987 deri në prill 1998 pothuajse të gjitha ndihmat financiare që duhej të shkonin në Kosovë, i ka “menaxhuar”pothuajse vetëm Xhavit Haliti, sepse atij i janë dorëzuar nga Kryesia e LPK-së dhe nga Këshilli i Fondit “vendlindja thërret”. Tani, zor të gjendet ndonjë veprimtar i atyre viteve që tregon sa ndihma ka pranuar nga Lëvizja e Emigracionit. Gjithashtu janë fare pak guerilë të UÇK-së që japin informacion për ndimat e pranuara nga Fondi “vendlindja thërret”, deri në prill 1998. I kam lut edhe Nait hasanin e Rexhep selimin të informojnë.

Jam llahtaris kur kam dëgjuar (në korrik 1998 në Hotel Victoria në Prishtinë, që duhet të ishte pronësi e Bedri Selamit dhe Azem Sylës & Co.), kur në prani të pothuajse të gjithë komandantëve të zonave operative, Sami Lushtaku e Sylejman Selimi informuan se nga shtatori 1998 deri në qershor 1999, ZO e UÇK-së në Drenicë nuk kishte pranuar asnjë “lekë e fishekë” nga Fondi, siç u shprehen ata. Bile thanë se pushkët i mbani si huj gardhi, meqë nuk kishin municion. Sylejmani tha se kur ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka pas asnjë informim për qarkullimin e financave të UÇK-së. Edhe Komandanti Agim Çeku, në prani të Rexhep Qosjes e Ton Markut (në gusht 1999), pat thanë se asnjë informim nuk e kishte për financa të UÇK-së dhe askush nuk i kishte ofruat të holla as për cigare. As Komandanti Bislim Zyrapi nuk ka pas informata për financa të UÇK-së…

Xhavit Haliti para pak kohësh në një intervistë tha, se fshehurazi nga Kryesia, kishte bë marrëveshje në verë 1996, me “kryeministrin” Bukoshi [me ndërmjetësim të AD, në banesën e Ilmi Muzaqit në Rosenheim të Gjermanisë), që Bukoshi t’i jepte për UÇK nga 30 mijë DM në muaj…
Fatmirësisht UÇK-ja e Vegjëlisë çlirimtare e Kosovës i sfidoi Serbinë dhe “uçk” e Xhavit Halitit & Co, me peripeci e sakrifica të mëdha, por me çlirim të Kosovës!

Ky hulumtim që po bëj, – fatkeqësisht me pak sukses, sepse “ndërmarrja e përbashkët kriminale” e Xhavit Halitit & Co ia kanë dalë t’i trembin bashkëveprimtarët që të informojnë, – e ka shqetësuar atë bandë të komplotistëve dhe tifozët e tyre profiterë…

[Fund]

PS.:
Gati harrova: edhe Xhavit Halitin, si të tjerët që ishin pjesëtarë të agjenturave jugosllave, i trajtojë si viktima të popullit të pushtuar, por nëse edhe pas Referendumit për pavarësi kanë qenë marioneta e agjenturave serbe, nuk ua bejë hallall (siç do të shprehej Babi im për rast të ngjashëm).

Logjike është të bëhet pyetja: ku i kanë financat Xhaviti & Co, që ia kanë grabi UÇK-së? Një pjesë duhet t’i ketë shpërnguar kryeministri Nano në bixhoz, pjesëm më të madhe duhet t’ua kenë besuar për menaxhim Gazmir (Gaz) Demit, Et’hem Ramadanit, Fatmir Zymerit, Gani Dreshajt… Po të kishim AIK e hetuesi profesioniste, duke u hulumtuar bizneset e atyre biznismenëve, do zbulonin se nuk i kanë të gjitha financat nga biznesi i tyre.

Ta zëmë, Gaz Demi duhet ta ketë privatizuar truallin e KNI “Ramiz Sadiku”, nga Pallati i shtypit deri të Stacioni i trenit në Prishtinë. Atëherë është fol e shkrua se Gazi po e shiste Hotel “Butrintin” në Sarandë për ta paguar dhjetra milionë atë truall. Ishte vetëm mashtrim, meqë atë Hotel ai e kishte dhe e ka përherë në pronësi. Gazi ka investuar edhe në Kodër të Diellit (“Shapk”) në Tetovë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.