8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori Xha Jorgo – Skicë

Xha Jorgo – Skicë

0
Arif Ejupi

Me të gdhirë dita merrte shishen me raki, pinte gëllënk pas gëllënke me stomakun bosh.

Në qytezën ku lindi dhe u rrit, gjykimi vinte në shprehje para mëshirës; këtu edhe ëndrrat paragjykoheshin.

I madh e i vogël e përgojonin dhe shushurisnin gojë më gojë e vesh me vesh, pa pyetur asnjëherë për problemet dhe hallet, me të cilat ballafaqohej ai.

Po të kishte empati dhe përkujdesje njerëzore, xha Jorgo s’do të kishte vdekur në vetmi e i braktisur. Ndoshta gojëkëqinjtë do ta trazojnë edhe në varr, por ai tani as nuk sheh, as nuk dëgjon.

Edhe kur vdiq xha Jorgo, të gjithë thanë: — paska vdekur pijaneci.

Arif Ejupi
Gjenevë, 30 janar 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.