Werner Herzog nuk e ka pëlqyer kurrë introspeksionin

0
Werner Herzog

Fotografi nga Adam Pape për The New Yorker

Një bisedë me regjisorin për vendin e letërsisë, faturat e luftës dhe bindjen se shkrimi i tij do të jetë më i gjatë se filmat e tij.

NewYorker.com (shkrimi i plotë në origjinal) – Përktheu përmbledhjen Arben Çokaj

Kam ndjenjën se filmat e mi janë si udhëtimi im jashtë botës dhe shkrimi im është në shtëpi.” Ky është regjisori Werner Herzog, duke folur së fundmi me Michael LaPointe, në një intervistë ndriçuese dhe të gjerë. Gjatë pandemisë, Herzog përfundoi dy filma dhe shkroi dy libra – një që ai e quan “një lloj kujtimesh” dhe një tjetër, që tregon historinë e Hiroo Onoda, një ushtar japonez i cili, i bindur se Lufta e Dytë Botërore nuk kishte përfunduar, vazhdoi duke mbajtur postin e tij në një ishull në Filipine për tre dekada.

Herzog është veçanërisht i tërhequr nga tregimet si ky – të jetëve fiktive, të kalimit të kohës dhe të kujtesës.

Kur pyetet për romantizmin dhe botën natyrore, ai thotë: “Kur dikush përkrah idetë e epokës së re, unë gjithmonë ul kokën dhe ngarkohem“. Kur e pyetën për James Joyce dhe “Finnegans Wake“, ai reflekton mbi një “ndjenjë se ndonjëherë letërsia është futur në një qorrsokak“. Dhe kur pyetet për njerëzit që qëndrojnë jashtë asaj që zakonisht shihet si histori, ai përgjigjet: “Unë kam një thënie: “Bota u zbulohet atyre, që udhëtojnë në këmbë.

Nuk dua ta shpjegoj më tej. Lexoni intervistën për më shumë njohuri mbi filozofinë e jetës dhe artit të Herzog – dhe mos humbisni atë që ai ka për të thënë, për “konkurrencën e ngarkuar me testosterone“, që nxit ambiciet hapësinore të miliarderëve të teknologjisë, duke përfshirë, natyrisht, edhe Elon Musk.

Jessie Li, redaktore e buletinit

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.