7.5 C
Tirana
E enjte, 13 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Votuesi shqiptar në mërgatë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Murat Koci

Votuesi standard e tradicional i LDK-së në mërgatë është një:
Mosha: 60 e përp jetë.
Arsimimi: Fillor, i mesëm, superior.
Profesioni: murator, shofer, mësues, mjek, i papunë, pensionist, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Shkruan poezi, boton deri në tri vëllime me poezi brenda një viti, provon me shkrua edhe ndonjë tregim, ata të çarturit edhe ndonjë roman, zakonisht më shumë ka botuar libra se sa ka lexuar, i pëlqen çaji i rusit, kafja por nuk i ikë as verës e rakisë.
Veshja: Zakonisht kostum me xhamadan e kravatë, orë dore, çantë dore.
Gjuha: Shqipen, serbishten, gjuhën e vendit ku jeton e qallamitë.
Religjioni: Besimtar tradicional, ndonjë i është kthyer xhamisë edhe agjërimit, ndonjë ka mbetur ateist.
Shëndeti: Problem me prostatë, për këtë arsye në restorante ulet zakonisht afër tualetit, deri në tualet pordha pordhën s’ia pret, sheqeri, tullac.
Idoli: Ibrahim Rugova, Fadil Vokrri, Xhevdet Peci, Nexhmije Pagarusha, Luan Hajra.
E filloin ditën me: Efenmëmiri i zotit!
E përfundon ditën: N’rrotë s… me ka krejt, nimo zot!

Votuesi standard e tradicional i PDK-së në mërgatë është një:
Mosha: 40 e përpjetë.
Arsimimi: Fillor, i mesëm, superior.
Profesioni: Mjek, shofer autobusi, murator, infermier, mësues, i papunë, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Çifteli, krahina, lojëra me letra, birrë, raki, serialet turke, filmat e realizmit socialist.
Veshja: Të përshtatshme për kohën dhe vendin, zinxhir me shqiponjë.
Gjuha: Shqipen, serbishten e qallamitë, gjuhën e vendit ku jeton.
Religjioni: Agnostik, ateist, besimtar tradicional.
Shëndeti: Tensioni i lartë i gjakut, pagjumësi, vrragë në trup të marra në luftë ose në ndonjë konflikt.
Idoli: Hashim Thaci, Enver Hoxha, Xherdan Shaqiri, Djemtë e Sefës, Mleqani.
E fillon ditën me: Roftë Zvicra, Gjermania, Anglia, rroftë Hashim Thaci!
E përfundon ditën: Nanën e nanës Anglisë, Gjermanisë, Zvicrës e Hashim Thaçit…Dita e re, nafaka e re!

Votuesi standard e tradicional i AAK-së në mërgatë është një:
Mosha: 45 e përpjetë
Arsimimi: Fillor, i mesëm.
Profesioni: Kujdestar nëpër disko, shofer autobusi, ndërmarrës, i papunë, pensionist i parakohshëm.
Koha e lirë: Fitnes, bixhoz, pi me kënaqësi uiski, verë, raki, ushqim të bollshëm e të mire, muzikë të llojllojshme.
Veshja: Të ngushta me u dallu muskujt, zinxhir të trashë në qafë, rrathë dore.
Gjuha: Shqipe, serbishten dhe gjuhën e vendit ku jeton i qallamitë.
Religjioni: Ateist ose besimtar tradicional.
Shëndeti: Ishiasi, hemorroidet, kapsllëku.
Idoli: Ramush Haradinaj, Rambo, Augustin Uka, Fatime Sokoli, Luan Krasniqi, Cak Norrisi
E fillon ditën me: U bëfsha si Ramushi me muskuj e pare!
E përfundon ditën: Ma çfarë Ramushi a çfarë bakraçi, rroftë Amerika!

Votuesi standard e tradicional i LVV-së në mërgatë është një:
Mosha: 20 e përpjetë.
Arsimimi: i mesëm, superior.
Profesioni: Student, mësues, mjek, inxhinier, artist, infermier, punëtor.
Koha e lirë: Fitnes, ushtrime të ndryshme, disko, teatër kinema, restorant, muze.
Veshja: Zakonisht përcillet trendi, tatuazh me fytyrën e Adem Jasharit, Gjergj Kastriotit a flamurin kombëtar.
Gjuha: Shqipen, gjuhën e vendit ku jeton plus dy gjuhë tjera.
Religjioni: Besimtar tradicional, besimtar i/e thekur, ateist.
Shëndeti: Shumica janë të rinj, andaj nuk kanë problem me shëndet.
Idoli: Albin Kurti, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Muhamedi.
E fillon ditën me: Bismilah, Rroftë Albin Baba!
E përfundon ditën: Elhamdulilah, Rroftë Albin Baba, Nihma e Allahut!

Ngjasimi i mundshëm me ndonjë personazh real është krejtësisht i rastësishëm dhe i paqëllimshëm.

Dërgoi për publikim, Sinan Kastrati, mësues e veprimtar

Më shumë shkrime

2 KOMENTE

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit