9.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Veriu është tokë e Kosovës e larë me gjakun e dëshmorëve gjatë historisë…

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Ibrahim Kabili Serbia kërkon të marrë me çdo kusht veriun e Kosovës. Për arritjen e këtij qëllimi ajo planifikojë, orkestrojë, organizojë dhe hodhi në sulm bandat terroriste. Këto banda të drejtuara nga Milan Radoiçiçi sulmuan në mënyrë tinzare policinë e Kosovës. Në pabesi vranë rreshterin e forcave policore të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ngjarjet e datës 24.09.2023 në Zveçan qenë të planifikuara nga Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiç. Sipas deklarimeve rezultoi se organizatori kryesor i këtij grupi terrorist ishte Milan Radoiçiçi, nënkryetar i Listës Srpska. Sulmi dështojë me turp falë kundërpërgjigjes së forcave policore së Kosovës. Serbia nuk i’a arrriti qëllimit dhe la në këtë betejë tre kriminelë të vrarë. Forcat e tjera ikën të tmerruara nëpër pyje nga kundërpërgjigja e forcave policore të Kosovës.

Policia u treguan serioze dhe mjaftë e kualifikuar në mbrojtje të veriut të Kosovës, të territorit të saj. Heroi Afrim Bunjaku ra heroikisht në krye të detyrës dhe u bë heroi i fundit në mbrojtjes së tërësisë territoriale të Kosovës. Gjaku i tij prej atdhetari është amaneti për ruajtjen e territorit të Kosovës dhe të shtetit të saj. Në mënyrë paradoksale Vuçiçi vendosi tre ditëve zie kombëtare për Serbinë, në nderim të tre kriminelët serbë… Kjo i’a çorri maskën Vuçiçit dhe shtetit serb. Kjo është e papranueshme për Serbinë e cila “pretendon” se do të bëhet pjesë e BE-së!. Dështimi i grupit terrorist, ndodhi falë ndërhyrjes në kohë dhe në mënyrë profesionale i policisë së Kosovës. Ata janë heronjtë tanë.

Në rast se kjo polici nuk do të ishin e aftë të mbronte veriun nga këto banda, veriu do të mund t’i aneksohej Serbisë. Veriu ndoshta do të kishte pësuar fatin e Krimesë dhe Donbasit. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Bandat terroriste nuk hezituan të shkelnin ligjin dhe futën armatime në Kosovë dhe organizuan sulmin terrorist. Banjska i’a çorri maskën Vuçiçit, ndaj është e domosdoshme izolimi i tij nga faktori ndërkombëtar. Për sulmin, Vuçiçi jo vetëm që nuk shprehu distancim, por me cinizëm deklaroi se ajo që ndodhi ishte skenar i Kurtit. Edi Rama, si kryeministri i Shqipërisë duhet ti kërkojë Vuçiçit, që ai të dënojë me ashpërsinë më të madhe sulmin terrorist në veri të Kosovës. Serbia është strumbullari i të gjithë situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Banorët serbë të Veriut të Kosovës duhet të shprehnin mos përkrahjen e tyre ndaj operacioneve paramilitare. Në këto kushte, “asociacioni” nuk i intereson më askujt në Serbi. Asaj i duhet territori i artë i veriut të Kosovës… Kjo është e papranueshme pë Kosovën. Veriu është tokë e shenjtë e Kosovës e larë me gjakun e dëshmorëve gjatë historisë. Serbia si gjithnjë, edhe kësaj radhe, luan me dy porta. Asaj nuk i intereson fare, BE-ja. Kjo është një lojë e Serbisë me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Atëherë përse duhen bisedimet me Vuçiçin, kur ai tha: “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën edhe sikur të na vrisni të gjithë”. Ky deklarim i qartë i tij, nuk është i pari, pasi ai e ka përsëritur dhe stërpërsëritur me dhjetra dhe qindra herë, këtë. Banjska ia çori maskën Serbisë. Shpresoj dhe besoj se me këto veprime Serbia do të ndëshkohet nga BE-ja dhe SHBA-ja. Presidenti Vuçiç jo vetëm që nuk shprehu asnjë distancim, por shpalli dhe tre ditë zie kombëtare në Serbi për tre terroristët e vrarë. Kjo është e turpshme dhe absolutisht e papranueshme. Nga ana tjetër Vuçici deklaroi se ajo që ndodhi veri, ishte skenar i Kurtit…

Jo, ky nuk është skenar i Kurtit. Kurti ishte në të drejtën e tij për mbrojtjen e territorit në veri dhe veproi si burrështetas dhe atdhetar. Strumbullari i të gjithë situatës së krijuar në veri është Serbia. Grupet e armatosura e të financuara nga Beogradi kaluan armët, planifikuan aksionin dhe bënë sulmin ndaj policisë së Kosovës. Siç kemi përsëritur disa herë, Serbia gjithnjë ka provokuar shqiptarët, provokon dhe do të vazhdojë provokimet edhe në të ardhmen… Këtë dinë ta bëjë mirë ajo… Problemi qëndron te reagimi ndërkombëtar ndaj saj. Parë në këndëvështrim, mendoj:

Bashkimi Evropian, duhet:

1-Të ndryshojë krejtësisht qasje ndaj Serbisë dhe ta vërë atë para përgjegjësisë për organizimin dhe përkrahjen e grupit terrorist në veriun e Kosovës.
2-Të vendosë sanksione ndaj Serbisë për mosrrespektimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.
3-Të vendosë në qendër të marrëveshjes së ashtuquajtur franko-gjermane njohjen reciproke.
4-Marrëveshja e Brukselit së bashku me Aneksin e Ohrit të nënshkruhen nga Serbia. Ku ka marrveshje pa nënshkrime?! Kjo është absurditet politik.
5-Serbia të mos tolerohet më nga BE-ja me shpresën se ajo do të shkëputet nga ndikimi rus. Unë besoj se Serbia nuk ka për tu shkëputur kurrë nga ndikimi i Rusisë.
6-Të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjskë dhe të ndëshkojë autorët e krimit makabër ndaj policisë sê Kosovës.
7-Të heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

Serbia, duhet:

1-Të heqë dorë nga aneksimi i veriut të Kosovës dhe cënimi i tërësisë territoriale të saj.
2-Të ekstradojë në Kosovë terroristët që morën pjesë në ngjarjet e Sveçanit, që përfunduan me vrasjen e një polici të Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve.
3-Të zbatojë të gjitha marrveshjet e arritura me Kosovën.
4-Të njohë dejure Republikën e Kosovës. Refreni njohje “defakto” që përdoret rëndom në këto bisedime, është mashtrim, është sikur të shohësh ëndrra me sy hapur.
5-Të ndërpresë veprimtarinë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe të vendosë marrdhënje të mira fqinjësore me të.

Kosova, duhet:

1-Të bashkëpunojë për gjithçka me SHBA-në dhe të mos bëjë asnjë hap pa miratimin e tyre.
2-Të bashkohet e gjithë opozita me qeverinë për çështjen kombëtare.
3-Të kërkoj nga BE-ja ndryshimin e qasjes së saj në raport me Serbinë.
4-Arritja e ndonjë marrëveshje të mundshme me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen reciproke midis dy shteteve.
5-Të ndërpresë bisedimet me Serbinë në rast se edhe pas incidentit në veri, vazhdon e njëjta qasje ndaj Serbisë nga Borelli dhe Lajçaku.
6-Të forcojë ushtrinë dhe policinë për rritjen e kapacitateve të mbrojtjes së vendit.
7-Të mos negociojë tërësinë territoriale të shtetit, përfshi edhe veriun e vendit.
8-Kryeministri Kurti, duhet që temat e bisedineve me Serbinë t’i shtroj e kaloj me marrveshje të gjerë në Kuvendin e Kosovës .
9-Të bashkëpunojë më shumë me drejtuesit e institucioneve të shtetit shqiptar dhe të harmonizojë qëndrimet në lidhje bisedimet me Serbinë.
10-Të asnjëmënyrë të mos pranojë organizimin e një konference ndërkombëtare paqeje për Kosovën. Kjo do të ishte mjaft e rrezikshme për Të…
11-Të miratoj në Kuvend, një Rezolutë për ngjarjet në veri dhe t’ja paraqes organizmave të BE-së. Ngjarjet në veri janë në favor të Kosovës. Tani duhet të ngrihet “steka” nga ana e Kosovës drejtuar BE-së, për kërkesat ndaj Serbisë. Serbia është përgjegjëse për ngjarjet në veri. Si e tillë, ajo është në pikën e saj më të dobët. Kjo duhet të shfrytëzohet nga shteti i Kosovës përball faktorit ndërkombëtar. Koha është tani…

Ibrahim Kabili

Tiranë, më 05.10.2023

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit