UNI I PRUSHIT POETIK

0
Atdhe Geci - Iliada shqiptare

Në një shëtitje të trishtuar në Prishtinë
pashë një rënie të njeriut për të tashmen
një rënie të dashurisë për më të dashurit
dhe një trishtim të përgjithshëm për jetën.

Unë s’di a di ta vlerësoj saktë e si duhet
një grua të dashur të ëndrrave të ëndrrës
një grua të dashur e me bukuri të luftës
një grua ku të gjithë e adhurojnë për vete

Në një meditim të trishtuar për dashurinë
një grua që puth e përqafon hyjnueshëm
një grua me himn femëror në kraharor
duhet të nderohet por dhe të respektohet

Në një meditim të trishtuar për dashurinë
ekziston një urim për më tepër yje e hënë
ekziston një urim për ma tepër dashuri
për gratë nëna dhe gratë lindëse të kombit

Një grua me bukuri t’ëndrrës së ëndrrave
vetëm ajo di të ma heq mua trishtimin
një grua e bukur dhe e dashur është art
është më e ëmbla ëmbëlsirë e të jetuarit…

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.