Milazim Zeqiraj
Liria për Kosovën ishte thirja e Ti
(Kushtuar Ukshin Hotit, më rastin e 25 vjetorit të kidnapimit, vrasjës e humbjës pa gjurmë)
Ukshin Hoti donte liri,
Bota ishte e shurdherë.
Ishte për ne kohë pa kohë
Kënga në kullat tona nuk ndëgjohej larg.
Vetëm pse donte liri
Ate e maltertonin, e dënonin, e ridenonin
në sketerret e burgjev famkeqe serbe
ku rrezet e Diellit nuk depertoni.
2.
Në shpirt i kishte stuhit e vendit
Vuajtjet e popullit ishin grumbulluar tek ai.
Ukshini i jonë më shpirtë të lirë
më fuqin e zjarrit e pranga në duar
luftoj fyt për fyt më armikun
për hyjnorën Liri
që populli e vendi ta kishte dritësin e Diellit.
Ai tha, nga Kosova ime nuk luaj,
„Këtu kam lindur për të jetuar i lirë.
Në burg i pa thyeshëm, deri në frymën e fundit,
simbol për lirin tonë.
3.
Ai humbjën së pranoj asnjëhere.
si ze bashkoj thirrjet për liri.
Në errsirën e qelive ja lëshuan vdekjën
për ta vrarë e humbur pa gjurmë
në fund as varr si lanë.
Kur armiku verejti qëndrimin e Ti të pa thyeshëm
në orën e fundit të burgut,
të diel më 16 Maji 1999
vetem edhe një hap në „lirin” e pushtuarë,
më vdekje e shfarosjë e mbulojnë.
4.
Ai kishte guxim së besonte në vetëvete
më një qellim që vendi të jetë i lirë.
Vizioni i ti për Kosovën
na dhuroj forcë e shpresë atëhere e sot
e vetit sakrifikim.
Ne i dhuruam vetëm dashuri
Forcë nuk kishim ta ndihmojmë.
Maji 2024, Offenburg