U shtofshi o miqtë sa ujë në det

2
Mirjeta Vulaj

Mirjeta Vulaj

U shtofshi o miqtë sa ujë në det

U bëfshi mëhallë u bëfshi qytet
Në rrugën e jetës dy yjet e mi
Po keni shëndetin keni pasuri
Kurrë mos lakmoni për malle për gjë
Veç për harmoni të bëheni një
S’ka mirëqenie bij që qëndron në vend
Shkon si vesë mëngjesi nëse nuk ke mend
Qofshi te kthjellët si qielli në verë
E në zemrat tuaja pastë veç pranverë
Në çdo udhë ku shkelni , zoti ju ndriçofte,
Shkelqefshi si dielli u bëfshi një botë.!

Ju që vlerat nuk i çmoni

As me thoni ç’dini ju?
Apo thjesht e do zakoni,
Dhe zilia, gjithashtu.
Majë e malit është e largët,
T’a arrini,s mundi dot
Mbi kurriz ai hidhni fjalën,
Se mban mali, është i fortë!
Shimpanzetë që keni shpirtit,
Mos i nxirrni kaq në pah.
Nëse vlerat do t’i njihni,
Nuk do zgjoheshin nga një krah.
Do lëviznin,po mor po se për to duhet shum punë
Do t’i shani ,domosdo,
Sepse truri i’u fle gjumë.!

Perse o Zot jetime me le?

Çfare mekatesh kam bere?
Qe pa nënë ne kete bote me le?
A nuk te erdhi gjynah o i madhi Zot
per nje foshnje te pafajshme vetem
ne kete bote te mallkuar?
Perse o Zot sme ndihmove?
Perse jeten ti ma shkatarove?
Tek ty kam humbur cdo besim
Se ti ma vrave shpirtin tim.
Nenen ti ma more
E jeten time e turbullove
E dije qe pa te une sdo te kisha jete
Por ti nuk pyete, me le vetem ne kete bote te mjere.
Gjithe jeta me vajti duke vuajtur
Perse jeten time kaq te mjere e paske shkrujatur?
Përse nuk ke pak meshire o i madhi Zot?
Pse valle se kupton se ne kete bote une jam e Kotë.!

Nèna dashuri mbi dashurite…!
Ajo eshte fjala me e embel,
qe femija thote te paren…!
Me gjirin e Nenes ushqehesh,
me emrin “Nene” ne goje rritesh
dhe hyne ne jeten e pavarur !
Kjo eshte e pazèvendsueshmja Nene…!
Urime mikja ime e çmuuar

Droga

Mjerë këtë drogë të shkretë që e afruan
sa shumë të ri u shkatërruan,
sa shumë nëna u pikëlluan.… See more
Riza Dreshaj
Ti moj Nene e mira Nene..!?
E bukur me porosi te qarte..!
Te lumte mikee..!

T’U BËFTË DRITË AI VEND

Më prit nënë se po vij,
përmbi varr të sjell pranverën.
S’ do mungoj dhe ti e di,… See more
Gezim Shametaj
Jane vargje per ata qe si kan apo me te vertet te mungon.

2 KOMENTE

  1. E respektuara Mirjeta,

    lexova me kujdes poezitë e juaja dhe më lanë përshtypje të thellë. Ju lumt mendja dhe ju lumt dora. Për herë të parë po lexoj nga ju poezi të mirëfillëta të cilat kanë domethënie…

    Ju uroj punë të mbarë në të ardhmën.
    Portali FJALA e LIRÊ është bërë edhe me një poete të mrekullueshme.

    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.