Arben Çokaj
Po baloshizohet prapë! Shumë mirë i ka punët e fillon e shkreton! Don me e marrë Grënlandën me çdo kusht. Pse?!
Danimarka i thotë: jemi aleatë, fut aty ushtri sa të duash, bëje mbrojtjen me Golden Dome, investo në minerare, sikur e ke tokë tënden! Jo, thotë ky, dua pronësi mbi tokën!
Epo kështu nuk shkon!
Kur ia patën hedhë Covid-19 i humbi topi, u baloshizua! U shemb emocionalisht! Kapi Biblën në dorë dhe i kërkonte ndihmë atij lart. Frika është se po nuk u shfry diku, nuk i ka punët mirë!
Carl Gustave Jung në kohën e tij mbahej për njeri i zgjuar. CIA futi një agjent undercover gjoja si gazetar, dhe e pyetën: Si largohet Hitleri?
Ai i tregoi se Hitleri përfaqëson pavetëdijen e popullit gjerman! Ai nuk ngopet lehtë! Niseni andej nga Rusia, e të shfryhet andej!
Gazetari ‘agent provocateur’ nuk e botoi shkrimin menjëherë, për të mos e bërë publik këtë sekret psikik të Hitlerit, se mund t’i ndikonte gjërat për keq, por ia bënë planin Hitlerit për ta rrasur në konflikt me Rusinë dhe aty u shfry ai, por i la edhe bythët brenda!
Kështu duhet vepruar edhe me Trump! Ka pushtet të madh e nuk është e lehtë për të ta menaxhojë! S’po mundet Rama ta menaxhojë Shqipërinë, e jo më ai Amerikën!
Trump i ka lobet e mëdha dhe don me i shfry diku! Uroj t’i bjerë Iranit, se aty mund të çlirohet disi dhe i ikë vëmendja nga Grënlanda!











