“Toka në letërnjoftim” dhe “Vdekje mërgimi”

0
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica

TOKA NË LEJENJOFTIM

Dritëro Agolli
Dritëro Agolli

(Dritëro Agollit)

Ne kendej drinisë
mëngjeseve
sytë na shkonin mbi male
tokës i vinte era shqipëri
tokës në lejenjoftim.

Dritëro  Agolli dhe cigarja
ne kendej drinisë
na vlonte gjaku
ora e tij e jetës
si me dashtë shqipërinë.

Dritëro Agolli dhe toka
një nuse për nipin
atje në kosovë
poezia testament
për brezat shqiptarë
në Tiranë
dera e shtëpisë e hapur
për kosovarët e tij…!

Dritëro Agolli
lejenjoftimi i Tokës!

Çikago, më 3 janar 2023

VDEKJE MËRGIMI

Në Çikago ka vdekur një djalë i ri
erdhi nga Kosova me një valixhe
me vete kishte dhimbje
me vete kishte  marrë fëmijërinë
erdhi në Çikago
dhe në sheshin e shiut
hapi ambrellën e mërgimit

erdhi nga Kosova me një valixhe
e kishin përzënë ugurzezat
erdhi në udhën e mërgimit
shtatin e kishte sa malet
bukën e hante në këmbë

Udhë mërgimi dhe ëndrra

Erdhi me valixhe  në Çikago
i thyer në shpirtin e rinisë
për  kujtimet në Prishtinë
veshi uniformën e kompanisë
kafshata me shtatë kore

U burrërua me kohën

Erdhi me valixhe në Çikago
djali nga Prishtina
dhe në sheshin plot drita
u nis më ëndrrat e luleve
sa më ka marrë malli Kosovë

Një varr në tokën e huaj!

Çikago, më 3 janar 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.