Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht.
Atë do ta mbajë derisa të bëhem hi e pluhur,o i miri i gjithë njerëzimit.
O-shpëtimtari i popullit tim.
O-ringjallësi i Dardanisë dhe Iliridës.
O-fitimtari i shumë betejave.
O-ndriçuesi i netëve të errëta.
O-rikthyesi i shpresave tona të fashitura.
O-zëri protestues i nënave dhe motrave tona të përdhunuara.
O-qetësuesi i vajeve të fëmijëve jetimë.
O-idhulli im!
Në këtë natë Kërshëndellash të gjithë lutemi për shëndetin Tënd!
Të gjithë kujtojmë goditjet e grushtit Tënd, çlirues dhe kthimin në shtëpitë dhe sofrat tona.
Qofsh i bekuar nga Zoti, o- mbrojtësi ynë dhe i gjithë njerëzimit paqedashës!
ARIF EJUPI
Një poezi mjaft emocionuse. Poezia më kthej në vitin 1999 , kur si popull ndiqesim për tu vrarë, shfarosur. Vetem vendimi i Presidentit Klinton ishte aji që shpetoj jetat tona. Respekti i jonë do të jetë për mote.