Teoritë anti-shqiptare të Hodges mbi etno gjenezën dhe formimin e kombit shqiptar

0
Tare - Hodghes

Auron Tare

Ne vazhdim te publikimeve te teorive dhe vizionit te prof. Richard Hodges mbi arkeologjine dhe historine shqiptare, po botojme materiale te marra nga artikujt e tij shkencore te botuara ne revista me emer te botes shkencore. Teorite e Hodges mbi etno gjenezen dhe formimin e kombit shqiptar sigurisht jane konklusionet e tija shkencore. Si te tilla duhen respektuar ne kontekstin e nje debati akademik dhe duhen ballafaquar me konkluzionet e dijetareve shqiptare te rangut nderkombetar si Çabej, Buda, Hasan Ceka, Selim Islami, Hena, Spahiu, Neritan Ceka dhe sigurisht edhe me shkencaret me te rinj te arkeologjise shqiptare si Nallbani qe kryen germime ne ate qe quhet Kultura e Komanit.

Mbetem partizan i nje debati shkencor te hapur dhe te ndershem pa paragjykime ne nivel politik. Por ne se Prof. Hodges dhe ekipi i tij pozicionohen qartesisht ne debate politike dhe perdorin arkeologjine dhe shkencen per qellime te paracaktuara ketu fillon problemi. Duke e njohur personalisht Prof. Hodges dhe manipulimet e tija ne mjaft nivele te punes se tij ne Shqiperi, Turqi dhe Itali jam i prirur te besoj se nisja e tij shkencore ne keto konkluzione jane pjese e nje ideologjie fondamentale anti-shqiptare, e cila kerkon ne menyre shkencore te rivendikoje disa nga bazat e konkluzioneve europiane te formimit te kombit te shqiptareve.

[W. Bowden and Richard Hodges, “Balkan ghosts? Nationalism and the question of rural continuity in Albania” in “Landscapes of change: rural evolutions in late antiquity and the early Middle Ages, 2004, p. 195, England)

“Balkan ghost?” (Fantazmat e Ballkanit) shkruar sebashku me ish assistentin e tij William Bowden, prof. Hodges analizon dhe kritikon metodologjinë e arkeologëve shqiptarë, të cilët pretendojnë se kanë vërtetuar vazhdimësinë iliro-shqiptare.

Arkeologët shqiptarë kishin një përfytyrim të thjeshtëzuar të historisë së hershme mesjetare të vendit të tyre dhe materiali arkeologjik përdorej për të ilustruar një narrativë historike të paracaktuar” “Ashtu sikurse kufinjtë e Shqipërisë moderne, muret rrethuese të qyteteve dhe kështjellave në antikitetin e vonë shprehnin një ndarje të qartë të popullsisë indigjene nga barbarët. Ngulimet sllave konsideroheshin si ishuj në detin shqiptar“.

7 vjet gërmime arkeologjike nxorën më shumë pikëpyetje se sa përgjigje” – thotë me tej Bowden dhe Hodges (te cilet duhet thene se kane germuar vetem ne Butrint dhe jo ne vende te tjera te territorit shqiptar) por nuk vërtetuan modelin e barbarëve që rrethonin popullaten vendase (ilire sipas arkeologëve shqiptare).

Kështu nata ra dhe barbarët nuk erdhën. Komunizmi mbaroi dhe modeli i tij historik nuk mund të qëndrojë më. Për 50 vjet “barbarët ishin një lloj zgjidhjeje, po tani çdo të bëjmë pa ta” ironizon Bowden arkeologjine shqiptare duke cituar poetin e famshem Kavafi dhe poezine e mrekullueshme “Po vijnë barbarët”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.