Ibrahim Xhemajli
Gjinikologu dr. Musa Krasniqi është ekspert i përmasa ndërkmbëtare, i cili kohëve të fundit ka sjellur 2 herë risi në punën e tij operative, madje pajisjet me të cilat operon i ka diizajnuar vet dhe ato tani nga prodhuesi dalin në treg me emrin “Krasniqi” dhe janë të regjistruara në “Klinika e ideve” pranë univerzitetit të Ålborg-ut në Danimarkë.
Dhe nëse gjendet një prodhues i këtyre pajisjeve në Kosovë doktor Krasniqi ka shprehur gadishmërinë të heq dorë nga shpërblimi i tij autorial me qëllim që këto të holla të përdoren në fondin e shëndetësisë në Kosovë.
Siç dëshmohet dr Krasniqi jo vetëm si profesionist por edhe si humanist e atdhedashës është i përmasave të mëdha.
Me eksperiencen e tij 30 vjeçare dhe shkathsitë e tij inovative dr Krasniqi mëse dy javë (49 dhe 50) ishte në spitalin rajonal të Pejës për t’i trajnuar kolegët e tij specialistë, duke bërë operacione me metodat më të avancuara bashkohore, madje në ligjëratën që mbajti dje dr. Krasniqi shprehu, gjithashtu, gadishmërinë që t’i aftësojë 10 gjinekologë të Kosovës për operacione me metoden e tij laparaskopike, metodë kjo që e ka bërë dr Krasniqin ekspert prijatar jo vetëm në Danimarkë por edhe në Skandinavi e më gjerë… pra dr Musa Krasniqi është i pari gjinekolog në Skandinavi që ka aplikuar Histeroktominë Endoskopike Vaginale (metodë endoskopi/laparaskopi përmes rrugëve natyrale vaginale).
Përkundër këtij suksesi e kontributi vullnetar të dr Krasniqit dhe risitë që solli Ai edhe në Pejë, televizionet në Kosovë nuk e dhanë as edhe një lajm në emisionet e tyre informative.
Një injorim i tillë nuk duhet të bëhej së paku nga RTK ja që është televizion publik e paguhet nga taksapaguesit e Kosovës !?
(Sikur ky kontribut të vinte nga ndonjë ekspert i huaj ndërkombëtar atëherë televizionet tona do të bënin gara se kush do ta jepte lajmin i pari, madje do të bënin edhe emesione speciale…)
Vlen të theksohet se dr Musa Krasniqi ka tentuar që kontributin e tij profesional ta jep edhe më parë në Kosovë por nuk qe e mundur për shkak të pengesave byrokratike…
Kësaj here u bë e mundur fal angazhimit e përkushtimit të drejtorit dr Fazli Shala e besa edhe intervenimit të kryeministrit Kurti.
Dr Musa Krasniqi të lumtë për kontributin tuaj të gjithmbarshëm,para,gjatë e pas luftës!
Respekt!
Je krenari kombëtare!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5701087676636286&id=678683398876764