Të kërkojmë pezullimin e kontratave të reja PPP dhe hetimin e atyre ekzistuese!

0
Rruga Balldren-Milot

Mentor Kikia

PPP-të janë bërë mjeti më i mirë i ligjërimit të korrupsionit. I abuzimit dhe zhvatjes, pa mbajtur përgjegjësi askush.
Përmes këtij mekanizmi u lëshuan tek privatët gati të gjithë shërbimet në sistemin shëndetësor.

Eshtë dorëzuar mirëmbajtja e autostradave dhe së fundit edhe e parqeve arkeologjike dhe objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike e kulturore.

Me PPP, po jashtë logjikës së PPP-ve, po ndërtohen vepra të mëdha publike, me kosto të mëdha dhe të fryra dhe jo transparente.
Ky model ekonomik nuk është shpikur në Shqipëri, por këtu është degraduar në një mjet për të kanalizuar fondet publike në duart e në grushti njerëzish.

Nuk mjafton që ne të rendisim se kush përfiton nga PPP-të!
Nuk mjafton të shajmë e mallkojmë ata që pasurohen me paratë e taksave tona!
“Alternativa Civile” propozon:

“PPP-të duhet të ndërpriten. Qeveria nuk duhet të firmosë më asnjë konratë re, ndërsa duhet të verifikohet efektshëmria e të gjitha kontratave që janë dhënë. Konratat që janë në dëm të interest publik duhet të anulohen”.

Bashkohu edhe ti, me një “PO” nëse je dakord, ose me një “JO” nëse nuk je dakord
Ne mund ta shprehim masivisht edhe kështu mendimin tonë.

“Voto” dhe shprëndaje këtë postim!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.