DY FJALË NË FILLIM
Organizator: KËSHILLI ORGANIZATIV I TAKIMEVE të Dom. Mikelit në Stubëll.
Shtator 2024. Edicioni i 35-të i Takimeve të Dom Mikelit shënon një vit jubilar të rëndësishëm dhe fatbardhësisht të mbushur me arritje! Megjithatë, duhet pranuar me keqardhje se, pavarësisht përpjekjeve dhe propozimeve të mia të vazhdueshme brenda KOTDM, nuk është pranuar ideja për të realizuar një monografie-rikujtesë për këto Takime, të cilat tashmë kanë zënë vend të merituar si një institucion i njohur kulturor, letrar dhe shkencor mbarëkombëtar.
Në mungesë të një konsensusi të përbashkët, ndjej detyrimin që, si një ndër ideatorët, themeluesit, organizatorët dhe anëtari më i vjetër i këtyre Takimeve dhe i KOTDM-së që nga fillimet e tij, të ndërmarr hapin e hartimit të kësaj monografie. Ky projekt është një përpjekje modeste, por e sinqertë, për të ruajtur kujtesën dhe për të lënë një gjurmë të qëndrueshme mbi këtë udhëtim të pasur e të vyer.
Kjo monografi, e hartuar kështu dhe në këtë mënyrë, nuk pretendon të jetë gjithëpërfshirëse. Megjithëkëtë, vlerësoj unë, në të kemi një paraqitje mjaft solide, reale dhe objektive dhe, si e tillë që është, besoj, plotëson sadopak një zbrazëtirë që ka ekzistuar deri më tash.
Në monografi është paraqitur, ndonëse në formë të shkurtër, gjithë ajo çka kemi bërë si Këshill Organizativ, çka është zhvilluar dhe referuar(lexuar) në AKADEMINË SHKENCORE dhe në ORËN E MADHE LETRARE-dy pjesët kryesore të Programit të Takimeve që nga fillimi (1990) e deri më 2024.
Në Stubëll, shtator-tetor 2024. Autori
[ Shkarko dokumentin e plotë në PDF – 79 faqe ]