Milazim Zeqiraj
Për të jetuar më mirë
këgën e parë e këndojmë vet.
Ne jemi këtu dem baba dem
Nuk luajm nga këtu,
edhe kur ka zjarr.
Këtu liria e jonë
flet me zemër të qetë.
Në rrugëtimin tonë
ecim pa u lodhur,
të lirë me sy plot dritë,
Në çdo agim
Ne e presim Diellin në dritare.
Ai vjen i gëzuar,
Si një shkelqim i artë
Na ngroh shpresën tonë,
edhe kur në tokë përplasen stuhit.
Në rrugëtimin tonë,
ecim ngadal në trasen e diellit,
sigurtë në heshtje që nuk flet,
e në heshtje presim,
ditën me dritë si shpërblim.
Sy që shofin larg
dritën përtej errësirës.
Ajo vjen ngadalë
me shkëlqen mbi ne,
me dritë që nuk shuhet kurrë.
Kur ke dritë e ngrohtësi.
Liria e paqa jnë veç fjalë.
Duhet rujtur,
Sot mijra zemra e presin në istikam.