IDRIZ ZEQIRAJ
Shqiptarët e Kosovës, si popull i traditës, ndër shekuj kanë vlerësuar mirënjohjen dhe respektin, për ata që i kanë ndihmuar në fatkeqësi. Por, disa “komandantë” banditër, mjerisht, shqip-folës, të lidhur fort me Sherbimet Informative të disa shteteve armike të Kosovës, me bekimin edhe të filo-rusëve të shtetit amë, fatkeqësisht, në pushtet, instruktuan elementë të infiltruar në LPK-e, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës, ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e veprimtarët të LDK-së të Ibrahim Rugovës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Qëllimi është i qartë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e terror!
Thënë troç, PAN-i në pushtet, për afro dy dekada radhazi, ka vrarë shumë qindra kundërshtarë politikë, ka abuzuar me pushtetin, duke vjedhur e grabitur, në mënyrën me cinike, më kriminale, pasuritë e brezave shqiptarë. Banditërit në pushtet nuk bënë asgjë, për përgaditjen ekonomike dhe plotësimin e kushteve më elementare, siç është funksionimi i sistemit të drejtësisë , as luftimin e krimit dhe të korrupsionit në përmasa industriale.
Që, nga viti 2013, ish-zyrtarët pushtetarë, por edhe opozita, vazhdon të trumbëtojë, rrejshëm e pacipshëm, se “kemi plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave”! Edhe disa nga garda e vjetër klanore e LDK-së, amnistuan krimin dhe kriminelët, duke falsifikuar e gëngyer, se “është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni”, më sakt, vjedhja zyrtare. Ndërkohë, për qindra të vrarë politikë, nuk ka të dënuar, përjashto të një ndëshkimi, sikur për faje kundërvajtje; për zhvatjen zyrtare, të pasurive të tundshme dhe të patundshme, të “peshqëve të mëdhenj”, pra, të PRONTO-mafisë, nuk ka as të akuzuar dhe as të dënuar!
Për çudë, korit të rrenacakëve, se gjoja Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, i është bashkuar edhe pozita aktuale! LVV ka ardhur në pushtet, me premtimin lapidar, se do të luftojë krimin dhe hajninë zyrtare. Por, strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, e kanë bllokuar, nëpërmjet Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, të kapur nga PAN-i kriminal. Këto struktura ngulmojnë në riciklimin e kuadrit ekzistues prokurorial të inkriminuar, për emërimin e Kryeprokurorit shtetëror! Lista e makro-skandaleve në drejtësi, e publikuar sot, më 18 mars 2022, nga kuadri i LVV Mefail Bajçinovci, është tmerruese. Janë, të paktën, 14 raste – procese, të krimeve të rënda, që mbyllën, arbitrarisht, nga gjykata, pa ndëshkime!!
E vetmja, e fundja e “Mohikanëve”, veprimtarja e shquar e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe e Diasporës, një kuadër me integritet, personalitet dhe profesionalizmin e Shkollës Perëndimore, e cila e thotë të vërtetën, në shkallën sipërore: “Evropa nuk ka faj për vizat. Kosova duhet t`i kryejë detyrat e shtëpisë”. Këtë të vërtetë absolute, zonja Gërvalla e deklaroi botërisht. Dhe, kjo është rrjedhë logjike. Sinqeriteti është vlerë njerëzore. Familja Gërvalla ka një histori atdhetare aktive, që daton, të paktën, prej dy shekujsh.
E bija e heroit markant të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika, është e drejtëpërdrejtë, fort e përgjegjshme për fjalën publike dhe vlerësimet që bënë. Dhe, këtë po e dëshmon koha. Ata që kanë përjetuar kalvarin e regjimit të kriminelit Enver Hoxha, në diktaturë, duke e përbuzur atë me guxim e mospërfillje, mos prisni të gënjejnë në demokraci. Ministrja Gërvalla është e mençur, trime, e dinjitetshme, shumë mirë e informuar për historinë shqiptare, në përgjithësi, dhe për historinë më të re të Kosovës, në veçanti. Andaj, deklarimet e saj, të djeshme dhe të sotme, për njerëzit publikë, kanë qenë dhe mbetën, absolutisht, të sakta. Ajo e urren hipokrizinë, gënjeshtrën. Prandaj, e sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë, nga ata të “vathës së vjetër” të LDK-së!
Jeni familjarizuar me rrena. Hashimi dhe Edita, për 10 vjetë radhazi kanë “lozur koçe” me shqiptarët. “Bisedojmë vetëm për çështje teknike”, – thonin ata. Por, në fakt, bisedonin vetëm për çështje politike, madje, fatale për Kosovën. Dhe, ju, horra PAN-istë heshtnit, kurrë nuk keni kërkuar transparencë! Pse?! Kritikat e sforcuara, sa për zhurmë elektorale, kinse po bëjmë opozitë, tregojnë horrllëkun e horrakëse vrastarë e hajna zyrtarë. Qepeni, profanë! “Bëri miza prapanicë dhe ndyu dynjanë”, – thotë një urtësi e helenëve të vjetër!
BE-ja dhe NATO janë në Kosovë. Pranimi i dështimit të luftimit të krimit dhe të korrupsionit, është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, nga ish-pushtetarët kriminelë, me qëllim që t´i shpëtojnë ndëshkimit, për krimet dhe hajnitë e bëra. Edhe pse Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare e dinë këtë realitet, pushtetarët e Kosovës duhet të pranojnë, madje, ta thonë me zë të lartë: “Jemi të bllokuar nga bandat e krimit, andaj, nuk mund t`i luftojmë ato pa ndihmën Tuaj”.
Shembull: Vetting-u është bllokuar, sepse janë korracuar në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor njerëzit e krimit, të punësuar dhe të mbrojtur nga PRONTO-mafia!
Kushti: “Prokurori i Shtetit duhet të zgjidhet brenda strukturës drejtuese aktuale të Prokurorisë”, edhe pse përtej dy dekadave, kjo Prokurori ka fshehur e mbështetur krimet, duke mos i denoncuar dhe as ndëshkuar bartësit e tyre! Si ka mundësi të kufizohet zgjedhja e Kryeprokurorit, vetëm nga ai rreth vicioz-kriminal, i cili i ka heshtur krimet?! Madje, edhe krimin e bërë nga kryeprokurori Lumezi, kur vet konstaton dhe deklaron se “janë tej 19.000 veteranë të rrejshëm”.
Por, kur shefat kriminelë e qortojnë, pse tha të vërtetën, pakurrizori Lumezi, sulmon dhe pengon hetimin, njësoj si kryeminstri aksidental Ramush Haradinaj, prokurorin e guximshëm dhe të dinjitetshëm Elez Blakaj. Ai u kërcënua me jetë, pse kërkoi pastrimin e listave të veteranëve të rremë, që, në fakt, janë 33.600! Tani, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Prokurori Blakaj u detyrua të ikën tej Oqeanit, nga PRONTO-mafia, tashmë, e liçensuar për krime.
Ambasada britanike në Prishtinë ofron ndihmën juridike, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërkohë, rrugaçëria e një grupi kriminal, brenda strukturave të Këshillit Prokurorial, merr guximin ta anashkalojë, të mos e pranojë asistencën e saj këshillimore. Megjithatë, Qeveria Kurti heshtë para kësaj maskarade, në vend që ta ngrisë çështjen në Kuvend, madje, t`i bëjë thirrje edhe popullit, për bllokadën që bëjnë strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.