Fatkeqësisht asnjëherë pas Gjergj Kastriotit nuk kemi pasur ndonjë organizim burimor në nivel kombëtar, që të jenë organizuar. Por në çdo rast, veprimet tona qoftë edhe ato për Çlirim Kombëtar, janë bërë si reaksion a kundër-reaksion i veprimeve të pushtuesit, fqinjëve me qëndrime armiqësore etj. Prandaj në vazhdimësi, kam qenë i mendimit që në nivel kombëtar, por edhe në kuadër të të dy shteteve tona, është dashur që me kohë të krijohej një Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare- fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende. Madje për fat të keq politikanët në vendet tona, në shumicën e rasteve janë peng( shkaku i votave-elektoratit), por ka edhe të tillë që janë shitur-blerë e deri të tillë të indoktrinuar, nga islamizmi, turkofilizmi dhe nga sllavët. Fatkeqësisht këto ditët e fundit kemi pa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, politikan etj, heshtën, fshehën qëndrimin e tyre por edhe të Institucionet e Kosovës, përballë terrorit të Hamas-it kundër Izraelit.
Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin dhe qëndrimin e Qeverisë dhe të Kosovës, se ishte i drejtë. Kurse nga ana tjetër kemi pa, hoxhallarë qoftë tradicional( filoturk), qoftë vehabist-salafist, që me afsh e urrejtje patologjike propagandonin kundër Izraelit dhe pro terrorizmit islamik Palestinez. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së Kosovës.
Që nga vitet 1990-ta, kemi parë sheshazi që Serbia, Turqia, Greqia, Rusia por edhe shumë vende arabe, që në vazhdimësi kanë instrumentalizuar islamizmin, ortodoksizmin etj, për qëllime të tyre ekspansioniste, shoveniste, radikaliste dhe terroriste, e që këto kanë qenë gjithnjë në dëm të Kombit, Atdheut dhe Interesave tona Kombëtare. Këtë e kisha nuhatur shumë mirë, kisha ngritur zërin në vazhdimësi, duke kërkuar nga Institucionet e Shteteve tona që të bënin parandalimin e tyre-por kjo nuk ndodhi( vetëm pas vitit 2016, kam pa zyrtarë të shteteve tona që kërkonin sërish angazhimin tim dhe të disa familjarëve të mi, që të frenonim radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, pasi i kishin verifikuar informacionet dhe rekomandimet tona si të sakta dhe të nevojshme- por për ne, këto veprime që planifikonin t’i ndërmerrnin shtetet tona, tanimë ishin tepër të vonshme, të paefektshme dhe joproduktive.).
Ndërsa pasi Terror-rusia e pa dështimin e saj në agresionin e saj në Ukrainë dhe kundër demokracive perëndimore, natyrisht kërkon alternativë për të dalë nga situata. Për këtë qëllim provoi përdorimin e alternativave të ndryshme, duke tentu përçarjen e NATO-s, BE-së etj, qoftë përmes refugjatëve islamik, por edhe përmes ndezjes së vatrave të reja të krizës sidomos në Europë( në Bosnje dhe në Kosovë). Fatmirësisht Rusia dhe Serbia, dështuan ta arrinin këtë në pjesën veriore të Kosovës në rastin e Banjskës. Prandaj ishte e pritshme, që Terror-rusia të shfrytëzonte sërish organizatat terroriste islamike, për të nxitur luftë, terror etj në Lindjen e Mesme. Këtë duket që e arriti për mrekulli, në rastin e 7 tetorit 2023, kur terroristët islamik të Hamasit, kryen terror masiv kundër popullatës civile të Izraelit. Në këtë terror të pashembullt, tashmë flitet hapur, me fakte, me fotografi dhe incizime, për përfshirjen e forcave speciale ruse dhe iraniane etj në anën e terroristëve të Hamas-it.
Fatkeqësisht asnjëherë në histori, pas Gjergj Kastriotit edhe pse ka pasur disa herë përpjekje dhe tentativa por të pasuksesëshme, që të “Shpëtohej Kombi yn” nga rreziku i përdorimit të feve të ndryshme në dëm të Kombit dhe Atdheut tonë. Duke e pasur parasysh që Serbia, sllavët, grekët etj, në vazhdimësi kanë luftuar Ilirët, Arbërorët dhe Shqiptarët, duke i identifikuar si “porta e Kryqëzatave”, si “ Aleati i vetëm i Fuqive Perëndimore” etj, ne kurrë pas Gjergj Kastriotit nuk kemi qenë të vetëdijshëm mjaftueshëm, të përgatitur dhe as nuk kemi vepruar që të mbrojmë vendin dhe kombin tonë, e sidomos popullatën tonë injorante e cila shpesh është manipuluar me lehtësi.
Fqinjët armiqësor në vazhdimësi kanë përdorur fetë e ndryshme, për qëllime shoveniste, gjenocidialiste dhe ekspansioniste kundër vendit dhe kombit tonë. Duke filluar që me ndarjen e Perandorisë Romake më 395, pastaj autoqefalizmi i kishat ortodokse në vendet e Gadishullit Ilirik, në mes shekujve VII-IX e sidomos pas shekullit XII, po ashtu ndarja e Kishës më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, ndarja u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik, që ishte zonë kufitare dhe zonë ku luftohej. Fatkeqësia ishte që Tokat Arbërore mbetën zonë kufitare si me rastin e ndarjes së Perandorisë Romake më 395, e njejtë mbetën edhe me rastin e ndarjes së Kishës më 1054.
Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athenës. Po ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika të jenë tejet reale për Patrikanën e Stambollit- pra për ortodoksët. Apo më vonë, përpjekja dhe tentativa për një “Kryqëzatë në kohën e At Pjetër Bogdanit).
Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i parë shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit ortodoks sllav, kundër Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik. Këtë frymë do ta pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb deri në ditët e sotme. Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që Shqipëtarët katolik, në Gadishullin Ilirik i shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anit-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse.
Në Betejën e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy princët serb, pranuan nënshtrimin. Ata u bënë vasal të Perandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie, duke luftuar kundër Arbërorëve të Gjergj Arianitit. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik.
Në Betejën e Kosovës, më 1389, po ashtu ishte princi tjetër serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks të Ballkanit), dhe si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë, derisa princi serb ia dhuroi për nuse vajzën e tij Sulltanit Osman. Prej nga deri më sot, i dëgjojmë sllavët që thonë:” më i afërt është muslimani sesa llatini( katoliku)” dhe anasjelltas i dëgjojmë islamikët( madje edhe islamikët shqipfolës), që thonë:” më i afërt është shkau ortodoks sesa Shqipëtari katolik.”
Derisa kjo aleancë sllavo-osmane do të vazhdoj përgjatë 550 viteve të pushtimit Osman, përfshirë edhe periudhën e fundit, kur Serbia dhe sllavët kaluan në anën Ruse. E që filloi më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë Shën Sofisë, duke deklaru si kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks.
Në Luftërat antiosmane duke filluar nga kryengritjet e armatosura për liri, të serbëve, grekëve, rumunëve, bullgarëve etj, ndër figurat më të rëndësishme kanë qenë Shqiptarët e besimeve respektive. Kurse në anën tjetër Shqipëtarët e besimit islam, u rreshtuan në anën e osmanëve, duke kulmu madje edhe në lënije të Atdheut tonë në dorën e sllavëve, derisa disa mijëra për të mos thënë dhjetëra mijëra të tillë përfunduan të vrarë edhe në Betejën e Galipolit.
Për të vazhduar pastaj me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, ku intensivisht poashtu Shqiptarët u keqpërdorën nga ideologjitë dhe besimet fetare. Mos harro elaboratet, projektet shoveniste, ligjet agrare etj, ku lehtësisht manipulimi dhe përdhuni bëhej me popullatën injorante të vendit tonë. Përfshirë këtu edhe dhjetëra marrëveshje bilaterale dhe multilaterale mes Turqisë, Jugosllavisë, Greqisë, për shpërnguljen e “muslimanëve” të Ballkanit, të cilët zakonisht ishin Shqipëtar, e të cilët i vendosën në shkretëtirat e Anadollisë.
Gjithashtu duke parë edhe përdorimin e islamizmit, e sidomos esktremistëve islamik nga njëra anë nga Serbia, Rusia etj, derisa në publik shkaku i përdorimit të këtyre ekstremistëve, autoritetet e njejta akuzonin për terrorist, radikalist, ekstremist islamik në masë popullatën boshnjake, shqiptare etj.
Për të parë, edhe për fat të keq, sesi në rastin e agresionit të Terror-rusisë në Ukrainë, sesi ajo i përdorë masivisht injorantët islamik të saj, madje duke marr edhe nga vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Por në gjithë këtë, më shqetësuese është fakti i rolit që kanë pasur hoxhallarët e në veçanti hoxhallarët vehabi në Trojet tona. Si në trazimin dhe nxitjen e mosdurimit, urrejtjeve dhe ndasive brenda sektare islame, por edhe karshi konfesioneve të tjera fetare, gjithashtu duke qenë edhe më shqetësuese fakti që në arenën ndërkombëtare brutalisht dëmtoi faktoritetin e Shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Madje është non sense, që në Kosovë më 2009, arrestohet një hoxhë SH. K. me armë me shurdhues prodhim të Serbisë, i njejti hoxhë më 2008, derisa Kosova shpalli Pavarësinë, ai u vendos në Preshevë. Për më shumë ky hoxhë, si dhe asnjë hoxhë tjetër, asnjëherë këto dy dekadat e fundit nuk pati asnjë ndalesë dhe asnjë problem me autoritetet serbe në Luginë të Preshevës, derisa edhe ish-ushtarët më të thjeshtë të UÇK-së u arrestuan. Apo që i njejti hoxhë SH. K. më pas u arrestu edhe nga Policia e Kosovës më 2014, të cilit iu konfiskuan dinarë dhe dokumente të Serbisë.
Prandaj:
Duhet urgjentisht të nxjerret një Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare, kjo në nivel kombëtar, që do përfshinte gjitha komunitetet Shqiptare kudo në botë. Sepse Shqiptarët në Ballkan, pastaj mërgatat në Perëndim, komuniteti Shqiptar në Turqi etj, të gjitha janë të ballafaquara me rrezikun e asimilimit dhe keqpërdorimit të tyre, duke u viktimizu shkaku i feve.
Jam i lumtur, që kam pa rastin e Lëvizjes për braktisjen vullnetare të Islamit, uroj që lëvizja e tillë të mbetet lëvizje gjithëpopullore dhe të bëhet gjithëkombëtare, e të mos degradoj në parti politike. Kam pa disa frikacak, pseudoshqiptar që vetëdenoncoheshin duke thënë :” unë filani, nuk kam lidhje me këtë organizim” e të tilla gjërash. Përkundër, unë ndjehem krenarë edhe e mbështesë me mish e shpirtë këtë organizim. Natyrisht, unë thërras për Kthimin në Fenë, Kulturën e Traditën e të Parëve tonë, të Krishtere që u flijuan në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe Patrikanës së Stambollit( ortodoksisë), e që Gjergj Kastrioti na e la porosi.
Kauza për Çlirimin nga robëria Islamike, është Ideal mbi Ideale, Qëllim mbi Qëllime dhe në çastin e arritjes së këtij Objektivi Gjithkombëtar, do arrihet kthimi i Kombit tonë aty ku mbeti më 1479, kur erdhi pushtimi 550 vjeçar Osmano-ortodoks( pasiqë Patrikana e Stambollit bashkësundoi me Portën e Lartë).
Shtetet tona Shqipëria dhe Kosova, Akademitë tona në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të gjithë intelektualët dhe patriotët tonë, me iniciativa institucionale dhe qytetare, sa më parë dhe sa më urgjentisht do duhej ta trajtojnë çështjen e “instrumentalizimit të feve dhe klerikëve fetar” nga shtetet jomiqësore.
Pasiqë kemi dy shtete, dy akademi, qindëra e mijëra jurist e veçmas penalist që kanë dijeni të përkyrera për antiterrorizmin, është nevojë imediate që të organizohemi institucionalisht dhe si lëvizje qytetare a forma të tjera të mundshme, që të krijohen iniciativa a peticione që do kërkonin nga Kuvendet e shteteve respektive tona, që të përpilojnë, draftojnë dhe miratojnë ligj në shtetet respektive, që të mbikëqyren, kontrollohen dhe sanksionohen çdo rast kur ideologjitë a besimet fetare keqpërdoren.
Natyrisht, kërkesa e mëparshme e Rregullimit të bashkësive fetare, nuk është e mjaftueshme, sepse ajo do rregullonte disa aspekte, por jo tërë problematikën kriminale, propaganduese që ndodhë në Trojet tona, në lidhje me keqpërdorimin e besimeve fetare dhe ideologjive.
Prandaj besoj që mënyra më e mirë është përmes krijimit të një Strategjie Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare, me qëllim që të mbrohen Interesat Kombëtare Shqiptare kudo që janë, e që mos të jenë sërish objekt i manipulimit nga qarqet jomiqësore.
Më: 31.10.2023
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.