Sot doli nga shtypi libri i titulluar “Kohë Vargjesh”

0
2
Drita Kosumi Syla - poezi

Hysen Ibrahimi, Prishtinë, 27 shtator 2024

Sot doli nga shtypi libri i titulluar “Kohë Vargjesh”, i autores Drita Kosumi Syla, ku pata nderin të jam redaktor i kësaj vepre me poezi. U Shtyp në shtypshkronjën “LENA GRAPHIC”, në Prishtinë.

Rruga e krijimtarisë poetike e poetes Drita Kosumi Syla, tanimë është e dukshme, si kontiunitet i pandërprerë me vlera letrare poetike. Vargjet e saja poetike të para, si duket i ka pasur në shpirt qysh herët, që nga mosha e saj rinore, por me botimin e tyre ajo del para lexuesve me librin e parë të titulluar “Falma këngën varg”, më 2015 dhe vazhdon me krijimtarinë e saj edhe sot e asaj dite.

Duke e lexuar veprën e saj “Kohë Vargjesh”, përmbledhje me poezi, 2024, shifet se sa me përkushim autorja sjell koloritin e ambientit duke e shndërruar në poezi, si një talent i saj i dalë nga bota e sajë prej poetje. Ky horizont i saj poetik konsiston te talenti, te aftësia e saj sepse kemi vërejtur se ajo mirret me vargun poetik atë֝herë dhe vetëm atëherë kur ajo nga kurreshtja motivohet nga rrethanat e jetës. Poetja Drita, duke shkruar vargun artistik për të prekur, për të njohur dhe pushtuar me vargun ngjarje të reja dhe të pashkruara më parë.

Është kjo një bredhje e imagjinatës së poetes, e imagjinatës së çliruar mendjendritur, kur shpesh poetja në poezi shpreh emocionin dhe mendimin. Këtë e shofim te poezia e saj e titulluar ”Kohë Vargjesh”, citat:

Në udhëtimin tim
Më bënë dritë ca vargje
Koha i pranoi si Diell
Kënga si rreze
Vargje blerimi
Ato për çdo stinë
Lulëzojnë, s’kanë perëndim

Mesazhi realist i kësaj poezie apo në vargun e fundit të poezisë, shquhet sidomos kur poetja udhëtimit të saj me këngë si rreze, vargje blerimi, arrinë të prek ngjyrat e kujtimeve të kaluara me botën e mbyllur të kujtimeve për çdo stinë. Kureshtja krijuese e poetes, vlon nga mundësia e të krijuarit në qërim hesapesh me vetvetën. Uni i saj, jo plotësisht i hapur me lexuesin, por përmes vargut poetik ajo arrin ta përjetoj shqetësimin dhe synimin e kohës së saj.

Këtë e shofim në poezinë e saj të titulluar ”NË VARGUN TIM”, citat:

Në vargun tim
Bart shumë kohëra
Shumë stinë
Por një kohë
Kurrë nuk perëndon
Kohës ia ruaj gjurmët
Këngët dhe fuqinë

Poetja Drita, ashtu siç digjet me mall për vargun e saj, që bart shumë kohëra, shumë stinë…, ajo njëkohësisht strehon në këtë botë iluzionin e saj përmes poezisë dhe zbërthen shumë ëndrra të pazbërthyeshme nga përditshmëria, apo edhe nga e kaluara e kohës kur poetja përmes vargut ia ruan gjurmët, këngët dhe fuqinë.

Poetja Drita, rëndësinë e gjuhës shqipe nuk e sheh vetëm në qarkun e saj kombëtar, por ajo edhe përmes poezisë shkruan për vlerën e gjuhës, për alfabetin e gjuhës shqipe i cili ka lulëzuar në lagjën e saj “Kodra e Trimave”. Zërin e kësaj lagjeje e nxjerr me të drejtë si një triumf së bashku me mësimdhënëset, n, në poezinë e titulluar ”SHEMBULL KRENARIE”, me rastin e 60 vjetorit të SH.F. ”Zenel Hajdini”- Prishtinë.
Po shkëpusim disa vargje nga kjo poezi:

Në lagjen time aty ku jetoj
Quhet “Kodra e Trimave”
Alfabeti në këtë vatër lulëzoi
Si kopsht me trëndafila plot
Aty mësuan shkronjat e para
Djem e vajza nipa e mbesa
Nga kjo vatër dolën
Inxhinierë profesorë e
Doktorë shkencash
Mësimdhënëset: Nazife Tahiri
Nazmije Jusufi-Muçolli e të tjerë
I përcollën shumë gjenerata
Janë shembull për edukim
Punuan me përkushtim
Si pushka që sjell lirinë
Po kështu edhe këto e
Dhanë diturinë

Këtu poetja Drita jep mesazhin përmes vargut, se populli ynë të ardhmën me të shkuarën bashkon me shumë të drejtë si një ideal të pa ndërprerë si një vizion i drejtë i rezistencës që nuk don të njoh asnjë pengesë për të ardhmën e vendit. Vërejmë se te poetja në vargun e saj artistik, thirrja, lexo vargjet:

Vazhdimësi dhuroni
Atdheun krenar nga viti në vit
Lartësoni

Asnjëher thrrjet nuk dalin boshe, por si një thirrje me admirim, thirrje e fuqishme me shpreje poetike dhe përmes gjuhës së fuqishme poetike.

Kjo është një kërkesë e drejtë e për gjuhën shqipe të kën dimit, për alfabetin që don ta paraqes si një thesar të kombit në të gjitha kohët edhe në ato të shkuara edhe në ato kohë të ardhme, sepse shqipja duhet të ruhet, të shkruhet e të këndohet.

Pra, te poetj Drita, të arriturat e popullit shqiptar janë frymëzim i pakontestueshëm që e motivojnë për të shkruar në vargun e saj artisik për gjuhën shqipe, si gjuhë e zemrës, gjuhë e shpirtit, gjuhë e krijimit, gjuhë e cila nuk mund të zëvëndësohet me asnjë gjuhë tjetër të botës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.