8.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi SOJNIKE JE

SOJNIKE JE

0
Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala

Nuk dua ta pranoj kurrë
që një grua sojnike
mos t’u shmanget rrugëve të ferrit,
por të bjerë pre e shtërngatave pa kthim.
Nuk dua ta pranoj kurrë
që ti je ajo që u fute në mjegullnaja,
në udhë e paudhë “të njerëzores”,
në fushatat shtërpe të kuçedrës plakë.
Nuk dua ta pranoj kurrë
që drithërimat t’i shtuan çakajt,
e lozën në grazhdin tënd,
të flakën anë e përtej
siç ua deshi qejfi.
Nuk mund të qetësohem
kur mendoj se ai të solli buzë varrit.
Në sytë tu shoh frikë e ferr.
Pse as sot nuk bëzanë?
Mos hesht, sojnike!
Nuk mund ta pranoj si të vërtetë një gjë:
një sojnike të lejojë në oborrin e saj mbretëror
të ladrojnë çakajt si t’u dojë qejfi.
Pra mos hesht më, sojnike!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.