Sociopati Vladimir Putin ka krijuar rrëmujë lufte në Evropë

0
Vuçiq - Putin

Skender MULLIQI

Botën e zotërojnë pikëpamjet e ndryshme, të demokracisë e qytetërimit dhe të autoritarizmit. Për këta të fundit u krijua termi sociopatik. Këta janë njerëz që manifestojnë brutalitet, pa ndjeshmëri njerëzore dhe morale, ndaj popullit të vetë se pari, e mos të flasim ndaj popujve të tjerë. Këta paraqitjët në public i manifestojnë përmes bisimeve morale të pa sakëta. Ata nuk disponojnë ndjenjat e fajit, dhëmbshurisë, keqardhjës, etj…

Ata nuk kanë ndjenjën e ndërgjegjës. Një shoqëri e drejtuar nga sociopatë, nuk do të përfitonte askush, ku përjashtohet logjika e shëndoshë, e cila zëvëndësohet më ide megallomane, me logjikë përjashtuese e raciste.Historia mbanë mendë psikopatë të cilët sollën luftëra, sollën vuajtje të mëdha deri në shkatërrim të njerëzimit. I tillë sot në skenën politike botërore, është diktatoro rus, Vladimir Putin, i cili shumë herë më logjikën psikopatike ia kalon gjermanit, Josep Gebelsit. Në fushën e politikës, mashtrimi dhe vetëmashtrimi kan rol të madh, ku njeriu humb çdo kontakt jo vetëm më publikun e tij, por edhe më të vërtetën.

Bota përparimtare ka rënë në hall të madh për të shpëtuar nga një njëri i tillë, si Putin, që bëri invazion mbi Ukrainën sovrane, dhe solli përplasjën e madhe të Izraelit dhe Hamasit në Rrypin e Gazes, për ti realizuar interesat pushtuese ndaj ish Republikave të Bashkimit Sovjetik. Dhe, më të drejtë është shtuar frika si ky hopnotizer rus mund të hedhë një bombë atomike, të cilën gjë e përmedë shpesh në fjalimet e tij. Cari rus pretendon të shpallë një botë të re, në të cilën Rusia do të jetë kryesorja.

Ne fakt nuk bëhët fjalë këtu për botë të re, por flitet për një botë në menyrë dramatike, të khehet epoka e Luftës të Ftohtë, e cila u përmbyllë nga reformatori rus, Mihael Gorbaqov. Oferta e Putinit është rendi hegjemonist, duke mos respektuar të tjerët, qe bie ndesh më rregullat e demokracisë ndërkombëtare. Putin thotë në mënyre manipuliative se Rusia nuk ka ndërmend të jetë e klasit të dytë në marrëdhëniet botërore. Kjo fletë për sistetemin që përditë po kalmbët, dhe së nuk ka alternativë shpërbërja me shpejtësi. Rusia është vend i ërresirrës dhe skllavërimit.

Arroganca e komunizmit sovjetik nuk ka rënë.Putin po nxiton të realizon projektin arrogantë e fashist në aspektin etnik e fetar të botës ruse përmes aplikimit të dhunës së organizuar. Ne emer të një farë denazifikimi, Rusia edhe i fillojë operacionit ushtarake, në Ukrainëm që nuk është e vertetë. Ky sulm është i formës më brutale të ideologjisë fashiste. Ishte sulm aq ekstrem aq ekstrem dhe turpërues ndaj rendit demokracisë dhe lirisë qytetare. Presidenti rus është një stalinist që duhet të ndalet nga NATO. Ky morei mësimet fashiste nga Sllobodan Millosheviqi, e cili më dhunë deshti të formon Serbinë e Madhe.

Për sa i përket çmendurisë, Putin e tejkalon edhe Musolinin. Cinizmi i fashizmit rus është totalitarë. Po përdorë ideologjinë e praktikës fashiste për të kthyer bllokun e Lindjes. Në kaosin që po përhapet, Evropa dhe Amerika duhet të qëndrojnë të bashkuara në rrëmujën e krijuar më luftë të Putinit.Rusia është fashiste, se regjimi i Putinit tipologjizohet fashist, nga e kaluara sovjetike, të cilën Kremlini nuk dëshiron ta dënojë. Regjimi dictatorial rus, i Putinit por edhe regjimi i autokratit e shovenistit serb, i Aleksander Vuçiqit duhet të përjashtohen nga Evropa të portretizuara si antiteza e saj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.