Vështrimi i parë i kësaj Zonje, nga ata “burrat” e zakonit, ngjall paragjykimin se është një fotomodele apo vajzë e showbizit. Jo, është Shqiptarja Sibela Alimovska, e shquar në Manastir, dikur kryeqendër e Rilindjes kombëtare, tashmë i deshqiptarizuar deri në tjetersim të krejtësishëm.
Kam pas Shoqen Sibela nderin ta njoh personalisht, nese e mbaj mend korrekt, në vitin 2007, në kuadër të veprimtarisë për formim të Shoqatës Josif Bageri. Atëherë Sibela ishte absolvente e Fakultetit juridik të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë.
Pos tjerash, Sibelës i jam falënderues që më ka njohur me Pianisten me famë botërore, e cila e kishte bashkëthemeluar Akademinë e Muzikës në Prishtinë, por që askush nuk e dinte se ajo ishte angazhuar si Shqiptare klandestine, edhe pse zyrtarisht njihej vetëm si Makedone. Më ka emcionuar deri në përlotje duke e dëgjuar rrëfimin e saj për histori familjare, si janë detyruar ta fshehin përkatësinë shqiptare. Ajo tashmë kishte një dëshirë ekstra: në një manifestim të madh shqiptar, si Manifestimi për Ditë të Flamurit, ta ekzuton me piano Hymnin e Flamurit dhe ta publikonte përkatësinë e saj kombëtare.
Sibelën e falëndroj për njohjen me një gjyqtare makedone, e cila e mbante klandestine përkatësinë etnike shqiptare por i vlonte krenaria shqiptare.
Fatkeqësisht ua kam harruar emrat atyre Zonjave fisnike, por ruaj respektin sublim për to.
Sibelën e falënderoj që më ka njohur me Familjarin e Familjes Qiriazi, tashmë me emrin Risto Kiriazov.
Meqë më pat goditë sëmundje e keqe, Risto ma sygjeroj një kontroll falas mjekësor te një Mjeke e njohur në Shkup, gjithashtu pinjolle e Qiriazve të famshëm të Manastirit. Ajo më udhëzoj për Klinikë universitare të Shkupit, duke e paralajmëruar shefin e klinikës të më trajtonte personalisht. Shefi i repartit, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme, më mirëpriti, duke me surprizuar me shqipen e tij origjinale krahinore, edhe pse përkatësinë shqiptare nuk e bënte publike. Edhe trajtimi qe tejet vellazeror…
Përfundova në një spital privat në Shkup, meqë thuhej se aty punonte specialisti më i shquar në Makedoni për atë sëmundje. Ate e njihte personalisht Shoku Havzilatif Xhemaili, ish-sekretar i shtetit në Ministrinë e shëndetësisë në Makedoni. Ai profesor kishte qenë edhe ministër në qeveri të mëhershme. Tashmë kur filloj të më kontrollonte dhe unë po flisja shqip, që t’ia përkthente Havzilatifi (takozvani Lata), Profesori e urdhëroj motren medicinale të delte jashtë. Profesori foli pasi infermeria doli: “Fol shqip, nuk kam nevojë për përkthyes, sepse shqipen e kam gjuhë të prindërve.” U befasua edhe Havzilatifi…
Në një vizitë në Manastir, Sibela më shoqe të saj na mirëpriten më bujari fisnike. Njëra nga shoqet e Sibelës me të tallur më foli: “Baci Brahim, intersou të na fejosh pa na pyet, sepse moshatarët tanë janë emigruar e ne po vegjetojmë si beqaresha…”
Në fakt, gjithandej në Shqiptari ka ndodh prishja e ekuilibrit biologjik, sepse sidomos gjatë viteve të 1990-ta pothuajse vetëm meshkujt janë emigruar, e kanë mbet femrat pa bashkëmoshatarë për ta nis jetën bashkëshortore…
Sibela shquhet për veprimtari kulturore e arsimore shqiptare në Manastir me Rrethinë.
UROJ, shqiptarët vullnetmirë, të komunikojnë me Sibelën për ta përkrah Shoqatën që ajo e udhëheq në Manastir, që Maniastiri me rrethinë të frymon sa më shumë shqip.
Shëndet, mbarësi, suksese e respekt Mikeshës Sibela!
(ibrahim Kelmendi)
***
Foton e mora, pa marrë leje paraprakisht, nga profili:
https://www.facebook.com/photo?fbid=26869490849308804&set=a.175853159099269