Letra e Veton Surroit dërguar Adem Demaçit (pa ndërhyrje drejtëshkrimore)

Adem Demaçi
3. Mbi dy shkallët e procesit
Rambouillet-ja nuk ishte vendi ku do të definohej statusi i Kosovës, por vendi ku do të nderpritej lufta, hiqej sundimi i Serbisë mbi Kosovë dhe fillonte procesi politik më të cilin më në fund do të arrihej statusi. Në fakt, para se të vinin të dy delegacionet, që të dyja ishin të detyruara të pranonin Parimet mbi të cilat do të zhvillohëshin negociatat. E këto parime përjashtonin vendosjen e statusit, si për ne, ashtu edhe për Beogradin. Formula do të duhej t’i plotësonte kërkesat minimale të të dyja palëve: për një formulë më të cilën nderpritej regjimi i dhunshem në Kosovë dhe celej procesi i hapur politik në të cilin tashmë Beogradi nuk kishte të drejtë vetoje, pra nuk mund të thoshte se përfundimi i atij procesi do të duhet të jetë serish sundimi serb mbi Kosovën.
Për Beogradin, formula kënaqte kërkesën minimale të tyre që të mos mohohej sovraniteti i Beogradit mbi Kosovën. Për këto gjëra kemi biseduar konceptualisht më herët, shumë para Rambouillet-së, ti dhe unë. Madje, kemi marrë pjesë në takimet e Bertelsmannit ku janë definuar disa koncepte të cilat do të aplikohen më vonë në Rambouillet. E koncepti themelor ishte procesi politik dy shkallësh: se pari vetadministrimi e më vonë statusi (vetvendosja). Në Rambouillet ajo u përkthye në periudhë transitore vetqeverisje, si shkallë e parë, dhe proces definimi statusi (me deklarim të popullit) në fazë të dytë. Po ta shikosh, ky koncept do të duhej të vlente edhe sot: së pari shtetësia e më pas njohja nderkombëtare e saj.
4. Mbi çmimin që duhet paguar
E kishe thënë atëherë, e thua edhe tash, se delegacioni kosovar nuk do të duhej të nenshkruante gjë e duhej të kthehej në shtëpi. Atëbotë më të madhe thoshe se do të organizohen konferenca të tjera, e aty përfundimisht do të ndaheshim nga Serbia. ke gabuar atëherë dhe vazhdon në mënyrë konsekuente të gabosh sot, sepse nuk i ke kuptuar as dilemat e asaj kohe e as natyrën e procesit negociator. procesi negociator zhvillohet në bazë të raportit të forcave, të dinamikës kur palët kundërshtare arrijnë pika kritike.
Po të kishte qenë pika jonë kritike momenti kur UCK-ja shnderrohet në forcë serioze ushtarake çlirimtare, negociatat do të duhej të zhvillohëshin në drejtim të nderprerjes së ofensives cliruese të UCK-së dhe terheqjen paqësore të forcave serbe nga Kosova. Apo, më tutje, po të ishte cliruar Kosova me forcat e armatosura kosovare, atëbotë negociatat do të ishin lidhur më trashegiminë materiale të ish-RSFJ-së, vendosjen eventuale të marrëdhenieve diplomatike me Beogradin dhe trajtimin e minoritetëve në të ardhmen.
Por, sic e di edhe vetë më mirë, ne hymë në negociata të kushtëzuar më këta faktorë.
Së pari, UCK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republikë. E lindur si lidhmeri mes grupeve kryengritësish, ajo nuk arriti të krijojë strukturë vertikale komanduese. Vetëm në rambouillet, mes pëshpërimave arritëm të kuptojmë se njëri prej pjesëmarrësve të delegacionit mund të ishte komandant i përgjithshëm i kësaj ushtrie, gjë që nuk fliste shumë mirë për strukturimin e saj.
Dhe, komandanti i UCK-së u shpall publikisht vetëm kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.
Karakteri gueril i luftës dhe vështirësitë me furnizim (UCK-ja sillte municion me gomare e mushka prej Shqipërisë, ushtria serbe le që ishte furnizuar, por cdo ditë i vinin konvoje kamionësh furnizimi9 u përcollën edhe më ideologjizim. Përcarjet politike të vitëve tetëdhjetë e nëntëdhjetë u përcollën edhe në UCK, e cila fundja në fazën e vet fillestare trajtohej si krah i armatosur i LPK-së.
Që të gjitha këto elemente, se bashku me fuqinë ushtarake serbe, të ndertuar me dhjetëvjetësh të tërë, krijuan situatën kur UCK-ja në vjeshtë të vitit 1998 ishte kthyer në fazën e vet fillestare. Pas ofensivës serbe të verës së vitit 1998, Kosova ishte e ballafaquar jo vetëm me barrën e 250 mijë refugjatëve nga viset e luftës, por edhe me rrezikun që UCK-ja të mbeste pa ndonjë rol real ushtarak, pra edhe pa influencë në negociata. Kosova, më këtë ritëm dhe me forca të veta mund të llogariste në clirim pas disa shekujsh. Se dyti, dhe këtë po ashtu e di vetë, kryengritja e armatosur kishte edhe dimension të brendshem, të thellë të mospajtimeve me jetën politike të diktuar nga Rugova.
Ti dhe shumë të tjerë, në mesin e tyre edhe unë, bëmë përpjekje të parreshtura për unifikimin e faktoreve ushtarake dhe politike në një grup që do të kishte karakter përfaqësimi. Një gjë e tillë u arrit vetëm disa ditë para Rambouillet-së. Dhe, ky unifikim ad hoc u bë pas deshtimit, ku rol të madh në deshtim ke pasur ti, për formim të një qeverie të përkohshme me në krye Mehmet Hajrizin, e cila do të unifikonte të gjithë faktorët shqiptarë. Së treti, fuqitë e mëdha, më në krye SHBA-në tashmë kishin kaluar pragun e trajtimit të zakonshëm të Kosovës. Pra, më nuk ishte ndonjë fjalë qortimi për Beogradin atykëtu për të drejtat e njeriut, por për herë të parë ishte përpjekje serioze që gjakderdhja dhe gjenocidi i mundshëm të nderpritej me negociata, pas të cilave, po qe nevoja, rrinte edhe përdorimi i fuqisë ushtarake më të madhe që njeh historia e njerëzimit. Sic pamë, kishte nevojë edhe për këtë. Dilema ishte e thjeshtë: ose të jesh brenda procesit, në kushtet e dhëna, ose të jesh jashtë procesit, me shpresë se do të ndryshoheshin kushtet. ti llogaritje në alternativen e dytë dhe me këtë bëje gabim që, po të ishte zëri yt vendimtar, do të sillte momentin më tragjik në historinë e Kosovës.
UCK-ja nuk do të kishte fuqi të ballafaqohej me ofensivën serbe të pranverës së vitit 1999, regjimi serb do të kishte përkrahjen politike të heshtur nderkombëtare për këtë ofensivë ngase “shqiptarët ia kthyen shpinën procesit të paqës” dhe lufta do të krijonte realitete të reja të cilat do të përfundonin në kushtet shumë më të këqija në procesin negociatror. Pas debimit të qindra mijë njerëzve nga shtëpitë e tyre, shkatërrimit të UCK-së si faktor ushtarak dhe shndrrimit të tyre në organizatë terroriste, Kosova do të trajtohej brenda kornizave të një autonomie të cunguar dhe, eventualisht, brenda një territori të cunguar. C’është më e rendësishmja politikisht, Kosova do të mbetej pa aleatë në Perendim. Cmimi që duhej paguar ishte i tmerrshëm: kurdizimi i shqiptarëve të Kosovës, shndrrimi i shqiptarëve në një popull pa shtet, e pa përspektivë për të. Cmimi që duhej paguar për alternativën të cilën e zgjodhem ishte gelltitja e fjalëve sovraniteti i Jugosllavisë.
Ndonëse i suspenduar, ky sovranitet ende mbetej për të gjithë ne si fjalë e zezë. Për më tepër, në vend të definimit të statusit, oferta ishte për ndertim gradual të shtetësisë, një proces të mundimshem nëpër të cilin po kalojmë sot dhe do të kalojmë më vite të tëra.
(V I J O N)











