SHTËPIA E POETIT

0
45

Homazh në 82 vjetorin e lindjes
( Vehbi Kikaj, 1942-1986 )

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ҪELIKU

Vehbi Kikaj, 1942, Lupçi i Poshtëm – 1986, Prishtinë. Është shkrimtar për fëmijë, dhe njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë nga Kosova. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherit i gazetës Rilindja për fëmijë, e mandej i revistës Pionieri. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues. Pastaj, punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse nga viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Nga vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”.

Vepra

Vjersha dhe prozë
• Gurrat (vjersha)
• Zogu i argjentë (vjersha dhe prozë)
• Shtëpia ime ka sy (vjersha dhe prozë)
• Ecjen e mësoi prej lumit (vjersha)

Roman

• Sarajet e bardha

Përkthime

1. Çipolino nga Gianni Rodari, përktheu Vehbi Kikaj; Selatin Ahmeti (ilustrimet)
2. Robinson Kruso nga Daniel Defoe, përktheu Vehbi Kikaj
3. Pranë votrës nga Angel Karalijçev
4. Sikur të ishte hëna balonë nga Ivan Çekoviç, përktheu Vehbi Kikaj; Qamil Batalli
Pas ikjes nga kjo botë, në kuadër të kompletit të veprave të tij, iu botua libri me vjersha “Ecjen e mësoi prej lumit“.

(SHTËPIA E POETIT)

Lisat me shokë verës bëjnë hije
Dielli i troket te porta çdo shtëpie.
Pemëve kush ua thy gishtin e dorën
Poetëve heret ua shkundë mollën.

Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat.

Shkolla natën e bënë ditë
Yjet nuk bëjnë njësoj dritë.
Trim kët ta them në besë ty
Se, e di një shtëpi që ka sy.

Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat…

( LUMIT IU KTHYE LEJLEKU )

Kokëulur ecim unë dhe një mik
Poetin ta vizitojmë në spital.
Spitali na u bë mal.

Miku im poet ka harruar dhomën
Fluturat e spitalit – ndihmë vrik.
Vehbiun e keni mik?

Po, shtoj unë – mësues të vargut
Vjershat e tia na bënë burra.
Ujë pimë te gurra…

( FRIKË NGA LOTI )

Dhoma me shtretër dhe një dritare
Poeti sa na pa u ngritë nga shtrati:
Kreshnikun. Tha s’e le n’baltë ati.

Kokë më kokë biseduam për vjershat
Librat, revistat, shokët dhe motin:
Frikë kisha mos ma sheh lotin.
Mikun si ta shihja duke humbur lojën
Motra, thash e di si, ma kufizoi kohën.
Librave përsëri do t’u kthehesh një ditë
Fëmijët mbi qytet do t’lëshojnë një xhitë.

Terri ngadalë u lëshua mbi Prishtinë
Rrugë e gjatë, m’thotë të pret me borë:
Miqëve të fala, jepu për mua dorë!…

( LOTON NJË LULEBORË )

Dielli nxe, lehtë fryn një erë
Lumit iu kthye lejleku n’pranverë.
Mehmedali Hoxha na prin si burrat
Lupçit të Poshtëm sot i qajnë gurrat.
Nxënësit ecin para me lule – kurorë
Miqtë, fshatarët – loton një luleborë.
Kodra me grurë e mori n’gji për emër
Lumi për këngë, fshati ta ruaj n’zemër.

Vjershat: Kush do na shkruaj si Vehbiu
Zogu: si do të cicërroj kur fryn veriu?…

(Nga libri: Ujku e di një lojë, Shkup 1986).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.