Shqipëria – Odiseja e një populli parahelen

0
Mathieau Aref - Shqipëria

Ja një artikull që kisha publikuar 8 vjet më parë (27/06/2014) : përgjigje të artikullit të Ismail Kadaresë : Intervista e 17 dhe 18 qershor 2014

Mathieu Aref

Kam lexuar artikullin e Kadares me kujdes. Në disa pika të ngritura (duke përfshirë edhe rritjen e ekstremizmit islamik) jam dakord me të, përveç çfar thotë në lidhje me historinë dhe gjuhën e vendit tonë. Kadare është një shkrimtar (romanciër) i madh me shumë entuziazëm dhe imagjinatë dhe i respektuar në gjithë botën, por ky nuk është shkencëtar, as para-historian, as historian apo arkeolog ose etnolog ose gjuhëtar edhe më pak. Për historinë e lashtë të vendit tonë Kadare ka mësuar vetëm historinë zyrtare gjatë regjimit komunist që Akademia e Shkencave aktuale vazhdon të miratojë dhe të përhapur sikur të jetë një “fjalë ungjilli ” dmth që ne nuk duhet të prekët apo të interpretohët. Në perendim Kadare udhakon njerëz të cilët pajtohën më të “pranuarën përgjithësisht”, gjë, për mua, që do të thotë që historia është e gabuar jo vetëm nga origjina e historisë së Evropës (komunistët shqiptarë kishin adoptuar ideologjinë bolshevike, që i rrjedh praardhësit e Evropës nga stepat e Azisë “- cf. doktrinën e popullit të ” kurganëve” të arkeologës Marija Gimbutas) por gjithashtu për sa i perket historisë së Greqisë ngrirë për gati dy shekuj dhe në kundërshtim me historinë e vërtetë e raportuar nga më të lashtët autor grek nga më shumë se dymijë e pesëqind vjet (sidomos Hekateu i Miletit dhe Herodoti).

Shkencëtarët moderne dhe akademikët (përfshirë historian, arkeolog dhe gjuhëtarë) dhe mjeshtrët e Kadares nuk realizojnë dot (përmes injorancës, paditurisë ose ideologjisë) që në Ballkan sot ka vetëm një popull vendas : Shqiptarët. Grekët nuk paraqiten në Ballkan, Egje dhe Azinë e Vogël vetëm pas shekullit të tetë para erës sonë. Sllavët dhe bullgarët rrjedhin nga popujt e Azisë Qendrore dhe erdhën në Ballkan pas shekullit VI/VII “të erës sonë” , Hungarezët (Magjarët) nga ultësirat aziatike të Uralet arritin në shekullin X/XI e “të erës sonë”, Rumunët, rrjedhin nga popullsitë vendës (dako-Gjete më zanafill pelazgo-trake të përzierr me Romakët) u romanizua gjatë pushtimit të vendit nga Trajani, pas një luftë kundër Dakëve (në mes 101 dhe 105 pas krishtit.). Këto popuj të Ballkanit (me përjashtimën e Rumunëve më zanafill dako-Gjete përziër më Romak) arritin në një vend të banuar që nga kohët e më të lashta nga trako-ilirët (Panonët, Dardanët, Peonët, Triballët, Agrianët, Dasaretët, Enkelët, Venetët, Istrianët, Autoriatët, Albanët, etj, etj.) pasaardhësit e Pellazgëve.

Ata u vendosën aty gradualisht dhe asimiluanë popujt autokton te cilëve u huazuanë një pjesë të madhe të kulturës së tyre si dhe traditat dhe gjuhën e tyre. Grekët shumë më herët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë me Pellazgët autoktonë. Pra, të gjithë këta popuj të ardhur me vonë në Ballkan kanë huazuar në mënyrë të pashmangshme këtyre popujve indigjenë (Trako-ilirët) një pjesë të rëndësishme të kulturës së tyre. Për fat të keq shumica e autorëve moderne (sidomos historian, arkeolog dhe gjuhëtarë) nuk kanë marrë në konsideratë në kuadrën e studimeve dhe kërkimeve të tyre përparësinë etnogjuhësore në këtë pjesë të Evropës jug-lindore.

Pra, ata kanë okultuar ndikimin (kulturore dhe etno-gjuhësore) trako-ilire në kushtetutën e të gjithë këtyre popullsive që rrjedhnin nga Azia Qendrore dhe ultësirat aziatike të Uralit. Është në kuadrën dhe mjedis të kësaj historie të shtrembëruar dhe të cunguar nga historianët moderne të Perëndimit si dhe të Lindjes (shpesh pro-greke dhe pro-serbe) sikur bëjnë ato që janë në krye të Akademisë së Shkencave të Tiranës. Kjo Akademi kukull (e përbërë nga njerëz me koncepte të vjetëruara dhe që refuzojnë të vëjnë vetën në pyetje) ka lënduar historinë e lashtë të vërtetë të Shqipërisë… sepse ajo është “zyrtare”, dhe të huajt mund të mendojnë se është e vërtetë dhe ta adoptojnë pa u tundur !

Sidomos këta autorë nuk dinë vetëm “të pranuarën përgjithësisht” e ngrirë për dhjetëra e dhjetëra vite në manualët e historisë dhe në mendjet e disa pseudo-shkencëtarë të cilët nuk kanë vu sahatin në orarin që duhët dhe refuzojnë kontradiktet, nuk janë në gjëndje të sjellin proven e të kundërtën ose nuk janë të gatshëm të marrin në konsideratë alternativa të tjera.

Personalisht unë kurrë nuk kam qenë i mashtruar nga radhet e dukshme të gjërave ose i nënshtruar nga çfar është e pranuëshme përgjithësisht që kam luftuar, me dëshmi mbështetëse, për më shumë se pesëdhjetë vite. Kadare duhet të lexoj apo të rilexoj librat e mi ku do të mësoje dhe kuptoje se Shqiptarët rrjedhin nga Pélasgo-etruskët që i dhanë Evropës dy qytetërimet më të mëdha (greke dhe romake). Sot janë pasardhës e kësaj Evropë të cilët sot po japin mësime kombit shqiptar që është ende në këmbë pavarësisht pushtimeve të përsëritura, fatkeqësitë, peripecive të ndryshme dhe shkatërimin e trojave të tyre stërgjyshore nga ana e fuqive të mëdha evropiane në fillimin e shekullit njëzetë.

Sa për gjuhën shqipe Kadareu është shumë i paqartë në disa pika. Kjo nuk është për shkak se ai shkruan në një gjuhë shqipe “të standardizuar” (është më mire më thënë të toskërizuar !), që regjimi despotik komuniste i Enver Hoxhës ka themeluar si gjuhë zyrtare, në vitin 1972, ai nuk mund të lejoje vetën për të na dhënë mësime për gjuhësi. Kjo gjuhë e standardizuar ishte një mashtrim i përsosur, sepse regjimi besonte se ajo ishte një sintezë e dy dialekteve kryesore “gege” dhe “toske” : gabim i madh dhe gënjeshtër e qartë sepse ajo bazohet vetëm në toskërishtën. Tani natyrisht kjo toskërishtja është sot më tepër dominuese, dialekti i udhëheqësve komuniste.

Në fakt ajo nuk ishte një sintezë që, në të vertetë, duhej bërë si dhe ripunimin të përgjithshëm të leksikut shqiptar. Ky regjim, ndryshe se çfar thotë Kadareu, ka ndaluar arsimin dhe leximin e librave në dialektin gegë (sidomos shkrimet e Gjergj Fishtës janë një shembull i qartë, por ndryshe nga shkrimet e Migjenit për arsye politike dhe ideologjike). Më tej nga gjuhën e “standardizuar” janë përdorur, në kohën e regjimit ish-komunist, një numër i madh neologjisme moderne të huaj (frëngjisht, italisht, anglo-sakson, etj). Ndërsa gjuha shqipe me fondet e veta gjuhësore që rrjedhin nga substrati pellazg i lashtë, është aq e pasur që ajo është në gjendje të krijojë neologjismet e veta që mund të ruajnë origjinalitetin e saj dhe pastërtinë fillestare.

Po shtoj që sot për një gjuhëtar i huaj për të mundur më punuar në mënyrë të qartë dhe të besueshëm, duhet me përjashtuar në leksikun të gjuhës shqipe një numër të madh të papastërtive gjuhësore dhe sidomos ndërhyrje të huaja të vjetër (arabo-turke, greke, latine, italiane, sllave, etj). Për një gjuhëtar (shqiptar ose i huaj) për të bërë një studim serioz, të saktë dhe të plotë të gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me “pellazgjishten e lashtë” duhet gjithashtu rehabilituar dhe marrë në konsideratë “dialektin gegë” të veriut të Shqipërisë që është idioma më e vjetër pellazge që i afërohët ionishtës të lashtë (fjalë që rrjedh nga pellazgjishtja “I Joni” dmth nga populli “i jonë” Pellazg ; si dhe fjala Ilir rrjedh nga “i lirë” dmth i pavarur) nga e cila rrjedh greqishtja e lashtë e sotëm (gjuhë amtare e Pellazgëve që e konsideroj si një fosile e gjallë). Ja se si unë shoh rilindjen e një nga gjuhët më të vjetra evropiane (nëse më e vjetëra). Po i thëm më force zotit Ismail Kadare që promovimi i studimeve të dialektit gegë dhe pasurimi i leksikut për hire të pasurisë së fjalorit dhe të shprehjeve të këtij dialekti nuk është, siç thotë ai, për të kundërvuar Shqiptarët më njëri- tjetrin dhe kjo absolutisht nuk rrezikon bashkimin kombëtar. Për fat të keq ideologjia e tij nuk e lejon të besoje këtë lloj propozimi.

Sa për gjuhëtarët e parë të mëdhëj të fund shekullit të nëntëmbëdhjetë Xylander, Ramush, Schleicher, Pott dhe sidomos Franz Bopp (Cf. – Nga gjuhës shqipe në lidhjet e saj të afrimit, 1854) të cilit kanë pohuar se ghuhë shqipe është, padyshim, një gjuhë “Indo-Evropian ” (që kundërshtoj), por nuk ka lidhje fillestare me ndonjë gjuhë tjetër të njohur (e vërtetë)…dhe rrjedh nga një gjuhë të një “populli parahelen i zhdukur”. Kjo nuk ka shkuar më tej se kjo deklaratë lapidare dhe kjo ka rezultuar në një rrugë pa fund për mungesë të një studimi dhe kërkimi të gjerë të pellazgjishtês së lashtë dhe lidhjet e saj me gjuhën shqipe. Boppi thotë se “gjuhë shqipe nuk ka lidhje me as një gjuhë tjetër.” Sigurisht ajo nuk ka lidhje, sepse ajo rrjedh nga një substrat i lashtë, ajo është e vetmia që i ka mbijetuar. Ky pohim i Bopp-it ishte i përshtatshëm, përveç se ky pohim nuk shkoj me larg në të menduarin e tij dhe në kërkimet për të gjetur përafërsi të dukshme në mes të pellazgjishtës, trako-ilirishtës dhe shqipës.

Kështu pra dishepujt e tij e klasifikuanë shqipën menjanë dhe e vunë në dollap. Sa për indo-europianizmin unë jam plotësisht kundër kësaj “doktrine” sikur e kam shkruar gjerësisht në librin tim “Shqipëria …”. Në kohën e belbëzimeve të parë të gjuhësisë moderne, për mungesën e një gjuhë amtare, është krijuar gjer në dhëmbë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Kjo “gjuhë amtare” gjuhëtarët mbarë botën nuk e kanë gjetur ndërsa e kishin para sysh : gjuhë “shqipe”, e vetëmia që i ka mbijetuar pellazgjishtës të lashtë e cila ka lërë gjurme të rëndësishme në Iliadë dhe Odise dhe …në shqipën. Për shkak të këtij verbimi apo gjurme të gabuara të miratuara që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, që gjuhësia moderne mbetët në një qorr sokak të vertetë : me përjashtimin e disa autorëve ikonoklaste guzimtar (sikur jam vetë unë) që kanë afruar “pélasgo-shqipën” si e vetmia “gjuhë amtare” të Evropës (dhe jo të gjithë botës sikur e besojnë disa në mënyrë të padrejtë !).

Gjuhësia moderne, plot mangësi dhe fragmentare, e ka fshehur faktorin pellazg, duke e zëvendësuar pa të drejtë me sistemin indo-europian. Tashmë ajo duhet t`i vihet seriozisht gjuhës shqipe (e vetmja gjuhë e mbijetuar në Evropë nga kjo gjuhë e lashtë, me të vërtetë një fosile e gjallë) me qëllim që të kuptojë më mirë zanafillën dhe misteret e gjuhëve parahelene. Fakti se duhet të bazohesh në trilogjinë sanskritisht – greqisht – latinisht, ka çoroditur gjuhëtarë të shumtë, të cilët nuk kanë bërë asnjë lidhje midis këtyre gjuhëve parahelene me zanafillë pellazge (gjuha pellazge e lashtë, gjuha ligure, gjuha thrake, gjuha frigjiane, gjuha etruske, gjuha ilire, duke përmendur vetëm ato kryesoret) dhe gjuhës së sotme shqipe, e vetmja që ka shpëtuar nga këto gjuhë parahelene.

Po shënoj që snakrishtja ishte një”gjuhë shkencore” dhe fetare (jo popullore) që nuk ishte aq e vjetër që ne mendojmë. Ajo ishte bashkëkohore me greqishtën e lashtë (të dy të shkruara në shekullin e gjashtë para erës sonë.). Megjithatë, duhet shënuar se disa gjuhë të sotme, që kanë rrjedhur nga idioma të lashta, të tilla si ajo baske, kaukaziane, armene, sumeriane ose elamite, as që janë studiuar apo as nuk janë marrë në konsideratë as nuk janë krahasuar më njera-tjetrin.

Kadare

► Ja këtu më poshtë pasazhet kryesore të intervistës (sidomos për mbi gjuhësisë) :
Kadare : Besoj se nuk mund të flitet me terma kaq të prera. Kongresi, siç thashë, është në vazhdim të një prirjeje të vjetër, gati shekullore, që gjuha shqipe, ashtu si gjuhët e tjera evropiane, të shkojë drejt njësimit…

U bënë gabime, por jo të asaj natyre dramatike ose tragjike sa për ta mohuar atë dhe për ta rikthtyer procesin gjuhësor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do të ishte një humbje e jashtëzakonshme për kulturën shqiptare…

Gabimet që u bënë në Kongres – kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes…

Kurse, në sistemim sintaksor, në bazat e strukturës së gjuhës, nuk besoj se u bënë gabime dramatike. Natyrisht, kanë kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjëra për t’u korrigjuar. Bashkë me qortimin e këtyre gjërave do të qortohej edhe ajo ana meskine, sepse në çdo mënyrë u përpoqën ta denigronin pasurinë, sidomos të shkrimtarëve katolikë të veriut.

Por, në gjuhën shqipe, në bazën e saj, nuk ka gjëra themelore për t’u rishikuar. Gjuha shqipe është një bazë e strukturuar që askush nuk mund t’i prishë natyrën e saj…

Ne nuk mund të ankohemi se regjimi na prishi gjuhën. Lidhur me atë se a u ndalua njëri dialekt, ai i gegërishtes, në kohën e komunizmit, kjo ka qenë më tepër dinake, sepse stimulohej, në çdo mënyrë, që është mirë të shkruhet në këtë tjetrin dialekt nga shkrimtarët, kurse për t’u ndaluar – nuk është ndaluar asnjëherë…

Por, natyrisht, kur ka një gjuhë standard, asnjë vend në botë nuk lejon që në shkolla, në shtyp, në radio, televizion, të ketë dy gjuhë. Është vetëm njëra që sundon… Po them, shkrimtari mund të bëjë çfarë të dojë…

Nuk ka askund që dy dialekte të ecin paralelisht… Nuk mund të ketë dy gjuhë shqipe… Ka mundësi të ndahen veç gegë e toskë, të ndahen veç katolikë, ortodoksë e muslimanë… Nuk ka pse Shqipëria të dalë tashti me dy gjuhë. Këto janë marrëzitë tona që vijnë ose nga injoranca, ose nga burime krejt të dyshimta. Është pjesë e një programimi shumë këmbëngulës për të mbjellë në Shqipëri përçarje me çdo kusht…

Shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale, mision para popullit shqiptar, të sqarojnë se si ndodh që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë…Mua më duket krejtësisht normale që shkrimtarët të shkruajnë si të duan. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjuhën standard, ndërkaq, kjo është e palejueshme. Në Francë, për shembull, është i ndaluar me ligj përdorimi në gjuhën standard i fjalëve që nuk i ka aprovuar akademia…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.