Shqipëri turpi i zotit raft mbi ty, po a shitet historia e kombit ?

0
Butrinti

shkruan Fahri Xharra

Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova ! Më fal ! Por  i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne,  ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne,  e ne të heshtim? Si lejohet,  e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?

Dhe Shqipëria heshtë, nuk bëzanë!

Që nga koha e Ismail Qemalit,  neve nuk patëm njerëz të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën,  e pastaj deri te mbreti Zog,  sa qeveri i ndërruan,  pastaj mbreti,  pastaj fashizmi,  pastaj Enveri që me çdo kusht donte  të futej në sqetullat e Jugosllavisë, e harroi lashtësinë e kombit sepse donte  të  hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij,  donte ta rrënojë “imperializmin” dhe “revizionizmin“ në botë.

Pastaj Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe tani  Edi Rama, asnjë nga këta, asnjë për komb. Le ta shikojnë historinë e tyre udhëheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kanë marrë të ligat, le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar. Asnjë !

se ç’e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës Vjosës, anës Bunës,  ( Fan.S Noli )

Prapë, historia nuk shitet or të pa fytyrë !

“Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s.

Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, “Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore”. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.”

“Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik. Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF). Kjo do të ishte hera e parë që në menaxhimin e qytetit antik të Butrintit do të përfshihej drejtpërdrejt edhe një subjekt jo-publik.’ ( VOA)

“Në fakt pas kërkimeve të faxweb.al, përpos mënyrës së si është përzgjedhur kjo kompani e cila në asnjë moment nuk është përmendur nga autoritetet, janë kapacitetet e saj për të menaxhuar dhe investuar në një park me përmasat dhe rëndësinë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas të dhënave të opencorporates.com, Prince and Pearce’ zotërohet nga David Robert Prince dhe Simon Francis James Pearce, shtetas anglezë, ndërsa të dhënat e tyre financiare janë updatuar së fundmi në gusht të vitit 2016. Dhe këtu nis pjesa më interesante e historisë: Po sipas opencorporates.com kompania angleze e cila ka ndërruar emër 2 herë, në fund të gushtit 2016 ka pasur në llogari bankare vetëm £1,692.

Gjithashtu pas disa denoncimeve të mbërritura në redaksinë e Faxweb.al dhe pas verifikimeve kjo kompani në vitin 2016 ka xhiruar rreth 20 mijë paund ndërsa rezulton se ka të punësuar vetëm 2 punonjës në kompaninë e cila ka marrë përsipër të menaxhojë parkun arkeologjik më të madh në Ballkan.”

(https://www.faxweb.al/koncesioni-i-butrintit-nje-tjeter-afere-skandaloze)

Ore a është qeveria shqiptare në vete ? Ligji i ri i aprovuar në parlamentin e Shqipërisë është shumë i rrezikshëm :” Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ne do të mund të kemi shumë mirë një fondacion grek që mund të marrë Gjirokastrën, Tepelenën, apo Krujën. Nuk mund t’u jepen të huajve. Nuk kemi një model tjetër në Europë. Ose do të pranojmë që Butrinti ka falimentuar, dhe i jepet një pale të huaj.”

“Dhënia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit është akti i fundit i shitjes së identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri. Çdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, faktuar kjo nga dalja nga Porti i Sarandes ne dt.25.08.2019 i nje automjeti “Toyota” me targe AA..7.F, me te cilin udhetonin 4 shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit”.

(https://sarandaweb.net/denoncimi-shitja-e-butrintit-u-gatua-ne-korfuz-kush-ishin-pjesa-e-tryezes/)

Publikun e gjërë e lodhin me Ramën, Salën dhe Bashën, kurse në fshehtësi gatuhet shitja e historisë nga hasankaleshët e rinj.

Edhe akademikët, arkeologlogët, historianët e Shqipërisë janë për tu fajsuar, kurr nuk iu doli një fjalë e ëmbël për lashtësinë tonë pellasgjike.

E ne, na qoftë për marre e për turp, kënaqemi me një ideologji antikombëtare, i lejomë krymbat e huaj t’i lëshojnë larvat e tyre që vështirë çrrënjosen.

Fahri Xharra, 14.04.22
Gjakovë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.