Sistemi i një vrime të zezë. (Imazhi ikonë) © Panthermedia/Imago
Nga: Kai Hartwig – FNP.de, 28-06-2022 – Përktheu Arben Çokaj
Gllabëron një tokë në çdo sekondë:
u shfaq një vrimë e re e zezë!
Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë masive.
Mund të dallohet edhe nga astronomët amatorë me teleskop.
Canberra – Një ekip studiuesish ndërkombëtarë kanë zbuluar me sa duket një vrimë të zezë jashtëzakonisht të madhe. Zbulimi ishte ndoshta për shkak të rastësisë. Në fakt, shkencëtarët donin të kërkonin çifte yjesh të dyfishtë, të shtrirë pranë njëri-tjetrit në Rrugën e Qumështit. Ata papritmas hasën në objektin gjigant.
Sipas gjetjeve fillestare, ajo është vrima e zezë me rritjen më të shpejtë të nëntë miliardë viteve të fundit. Ndodhet në yjësinë Centaurus. Ekipi hulumtues supozon se vrima e zezë e zbuluar është mbi 500 herë më e madhe se ajo supermasive në qendër të galaktikës sonë, Rruga e Qumështit. Rezultatet, të cilat u publikuan në faqen e internetit të universitetit amerikan Cornell University, aktualisht janë duke u shqyrtuar shkencërisht. “Është 500 herë më e madhe se vrima e zezë në galaktikën tonë,” thonë studiuesit e udhëhequr nga astronomët nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) në një ditar. “Asnjë planet nuk mund t’i shpëtojë.”
Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë
– ajo tashmë mund të shihet me një teleskop amator
“Njerëzit kanë kërkuar objekte të tilla që nga vitet 1960,” tha për abcnews astronomi Christopher Onken nga Universiteti Kombëtar Australian në Canberra. Dhe, sipas Onken, ju mund ta dalloni vrimën e zezë me një teleskop standard, me një lente të paktën 30-40 cm në diametër.
Kërkimi i Onken dhe ekipit të tij fillimisht u përqendrua në sistemet binare të yjeve. Studenti i doktoraturës Adrian Lucy, i cili punon në Universitetin Columbia në Nju Jork (SHBA), identifikoi rreth 200 kandidatë. Onken vuri re diçka kur shikonte sistemet e supozuara të yjeve binare të gjetura nga Lucy: “Një prej tyre doli të ishte diçka, që nuk duket aspak si një sistem yjor binar“.
Ai dhe ekipi i tij shkuan në Afrikën e Jugut për të parë më nga afër objektin misterioz. Ekziston një teleskop me një lente 1.9 metra në Observatorin Astronomik në Cape Town. Studiuesit arritën të shikonin më nga afër gjatësitë e ndryshme të valëve të dritës së objektit.
Zbulohet një vrimë e zezë e madhe
— Matja e aktivizuar në diskun e grumbullimit
Po grumbulloheshin dëshmi se një vrimë e zezë supermasive është shkaku i shtytjes shumë të shpejtë të gazeve. E parë nga Toka, duket sikur kemi të bëjmë me një yll të ndritshëm. Por në realitet drita vjen nga një unazë që rrotullohet rreth vrimës së zezë. Ai përbëhet nga gaz, pluhur dhe yje dhe quhet disku i grumbullimit.