Kohë dhe njerëz
Kur e ke bukën, je më i fortë para hasmit, – kështu thonë në Drenicë.
Shaban M.Jashari, kryefamiljar i familjes në Prekazin historik, ishte punëtor i madh dhe tokën e tij e punonte pëllëmbë për pëllëmbë.
Hambarët e tij ishin plotë me drithë, më bukën e motmotit dhe, siç thuhet në Drenicë, hambarët e tij kanë dhënë bukë për të tjerët në nevojë…!
Në kujtim dhe në lavdinë e familjes Jashari në Drenicë, që e ndryshoi dhe i dha kahje të re kombëtare historisë së Kosovës, ne të gjallët duhet të marim shëmbull dhe amaneti i tij, Tokën e bukës të punojmë pëllëmbë për pëllëmbë dhe hambarët të mbushën më bereqetin e Tokës bukanike të Kosovës…!
Kur e ke bukën, je më i fortë para hasmit…!
Çikago, 28 janar 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com