SALIHA KODRA RAMA – VEGIME SHPIRTI – poezi

0
Salihe Kodra Rama

Titulli: “VEGIME SHPIRTI”
( Poezi)
Autor: Saliha Kodra Rama
Redaktor: Ejup Ajdini
Recenzentë: Luan Mura & Prof dr Asllan Selmani
Lektore dhe faqosja: Laura Shulemaja
Kopertina dhe dizajni: Arbërina Ibrahimi

Shtypi: SHB “Lena Grafik” Prishtinë

ISBN

FJALA E REDAKTORIT

Nga Ejup Ajdini :

LIRIKAT E MIA !

Me urdhër të Gjithfuqishmit:
Ai na dha jetë e dritë,
Te Ai do vemi sërish ;
Rreze drite drejtuar ditëve tona
E njeriu ec në shtigjet e zjarrta,
ec me mallin në gji
Shikimet i janë drejtuar tej majave
Me urdhërin e Allahut ato do të ndalojnë
tmerret dhe e keqja
Dhe nuk do të shkaktojnë derdhje loti
Përsa jemi në mbrojtyje të Tij,
I plotfuqishëm është Ai.
Dhe ne hapërojmë drejtë shtigjeve,
Drejt bregut të shpresës,
Jetës dhe brengës së Njeriut !

DALLGËT E DETIT

Një dallgë kujtimi vjen nga deti,
Larg rrëmuje e rrëmeti –
Loti njom lulet që hedh në det
Me lot shkruaj këngën e mejtimit
Lot shprese që në zemër troket
Në mallë digjet vegimi…

Sorkadhja me vrap del në breg
Dallga pendohet të kthen pranë meje
Nga pritja e gjatë kjo zemër është djeg
Kalimtarëve ju ngrin gjaku në deje.

LOTËT E DIELLIT

Atje tej në horizont,
Ende dukej një rreze dielli,
Muzgu u dogj nga marazi
Edhe malli u grri si gurë,
Copëza meteori në tehun e shpatës

Dita e verës erdhi,
Si vijnë stinët në tokën time,
Vashat shkojnë mes portokalleve,
Dhe kur vjen vjeshta si bulza në faqe,
Vjelin kokrrat rrumbullake,
Kokrra të pjekura si mollë,
Vjelin vashat bel-hollë…!

DJEGUR NGA MALLI

Zverdhëllojnë gjethet e vjeshtës për ty
Djegur nga dielli si prrush zjarri,
Shpirti dridhet në ethe për çdo njeri
Loti në sy mban të fshehur malli.

Pranvera pret sythe të reja
Në kopësht ska më sofra blerimi
Tregimeve të moçme iu shua hareja
Ulliri ska kokrra, të thara nga vegimi.

Qanë hyjnesha si grua pa burrë
Dallëndyshet fluturojnë në qiell
Stinë vijnë , shtegëtarët kurrë,
të venitur e rreshkur nën diell.

SYTË E VENITUR

Sdi, pse sytë tu venitën
Nuk e kanë dritën e parë
Në një det lotësh u mbytën
Si dy zogj me krahë të vrarë.

Flatra e verbër e shikimit
Mankthin tim mori në krahë
Fluturon në krahë vegimi
Në një qiell kur diell s’ka.

Dhe sytë ndrisin në ballë
Si dy kokra zjarri,
Portreti i saj është, vallë ?
Apo shikimi që djeg përballë
Me stinën erdhën dhe zogjët e parë.

SHIU I LULEVE

Vasha gëzohet me hijen si vera,
Me jelek veshur me ngjyra
Si pranvera,
Vashës i qeshet fytyra
për dashurinë stinët fton-
mal e fusha i gëzon… !

Sa bukur fytyra i qeshë
shiu mbi lule lë vlagë
ato faqe të pjekura si pjeshkë
Puhiza flokët ti përkëdhel
Shikimin vera ta rreshkë.

Në kopshtin tim, oh sa mallë ,
Më andej një hije bliri,
Në ballë të malit një ujëvarë,
Piqet buka ngjyrë floriri !

LOTI I NËNËS

Lotët e Nënës,
djegin fortë: si prrush,
në qerrpikë zvarë
si rrush !

Dy sy që ndritnin fytyrën e saj
Dhe dy pika loti strukur në kujtime
Që tregonin dhimbën e zemrës vrarë
Lotë përmallimi nga sytë e saj,
dhuratë është vegimi !

Dritat e syve shpresë tregojnë
As qerpikët nuk fshehin lotët e tharë
Lumenjtë dalin shtratesh kur zemrat qanë
Kujtesën për te më mbajnë gjallë.

Drita syri ndriçojnë faqet e saj
Si pëlhurë dhëmshurie pikturuar
Sa shumë do të doja,pranë saj të qaj
Të risillja kujtimet në vite shkuar.

ÇAMËRIA IME

Çamëri,
Imja je !
Me të gjitha ngjyrat e përziera të fushave pjellore,
Ato ngjyra dielli që i ke,
Të blerta e kaltëri si qielli.
Pikturë e bukur, mahnitëse
Në sytë e mi,
Sytë e shtegtarit mbushur me lotë,
Për Ty qaj si fëmija e nuk ndalem dot.
Për Ty qajë Çamëri,
Pikë loti në sytë e mi…

Gjyshi më ka treguar:
“Bijë,
atje, përtej mjegullës së maleve,
ndodhet një tokë e përgjakur
që quhet Çamëri!…
Është tokë e bukur!
Pjellore!…
Si Kosova…
Bijë,
një ditë do jetë pjesë e Shqipërisë”…
Përtej kreshtave të kuqërremta,
në Çamëri
ende shfryjnë shtëllunga tymi,
hiri i shtëpive,
i ullinjve
rrugëve bëhet kalldrëm.
Një ninullë zogu,
mbi një kurorë të shkrumbuar ulliri,
përflaket mbrëmjeve
të “Golgotës” arvanitase,
(atdheut jetim të Bilal Xhaferrit),
Çamërisë…
Çamët, si muhaxhirë,
“ngarkuan” këngët,
në djepat pa emra,
pa fëmijë…
S`të falim
as ty, Çamëri!
S`të falim
as ty, Kosovë!…

BUKË GRUNJERASH KA KOSOVA

Lulemollë përplotë nektar,
vreshta me kalavesha zvarë
ara të mbjellura në çdo anë,
aty rriten luledielli
bukë grunjerash sa ka qielli,
çdo gjë duket madhështore
në tokat tona pjellore !
Bukë grunjerash ka Kosova,
pemët piqen nis agu me dalë,
kurrora malesh sa u gëzova,
kemi detin valë-valë !
Tokën tone e pjek dielli,
plotë pemë dhe perime,
zemrat tona i ngroh dielli
kemi mall dhe shumë kujtime.
Të bardhat tona begatore,
Dukagjini i ka plotë,
piqen frutat me ëmbëlsi
rriten bjeshkët barritore
Oh sa mallë kam për ty !
Me agimet vijnë të bardha,
edhe fylli po jehon,
në skaj të kopshtit po çel dardh
një shqipe mali lart fluturon !

SYTË E DETIT
( Meditim ! )

Shikoj sytë e detitnë përtej brigjeve
Të përflakura nga malli,
Sy si yjet në qiell rendin,
Të kaltër, xixa shtigjesh
Thellësitë blu i ka Deti,
I trazuar nga rrëmeti…!
Mgjyrë qiellore në sytë e Mjellmës
– shpirt natyre i dlirë !

Dejtë digjen si zjarr,
Bukuri natyre në çdo anë,
Perëndia na ka falë!
Dielli ndritë sytë e vashës lehonë,
Qielli dhe Deti bashkë,
Një barrë kanë…
Ata sy ,
Nën qepalla janë,
Ngjyrë gështenje apo gri
Vasha mallin ka në gji
Një këngë me valë deti,
Si në vargje që shkruan poeti,
vargje briliante me poezi,
të kaltër ngjeshur ata sy,
përballë detin ke Ti,
Një prrush zjarri kam në gji,
shikimin lartë kah qielli,
rruaza me ngjyra Dielli .

VEGIMET E MIA !

Njëmijë puthje e ledhatime
Të lagura me lot,
Dashuri e vegime,
Zogu këngës ia thotë,
Plotë uzdajë e ligjërime…

Njëmijë puthje edhe sot,
Si dallgë deti trazuar,
Edhe Nimfat atëbotë,
Përtej stinëve ikën shkuan,
Në syrin tim një pikë loti
Mbeti i përvëluar…

Një mallë se ç’ më djeg
Herë në rrugë e herë në shteg.
Edhe qielli duket përrallor
I përflakur me yje prrush,
Dashuria me syçka hyjnor –
I ka Vasha sytë si rrush !

DASHURIA E LULEVE

Gjithandej frynë një erë
Zjarri më djeg në gji,
Lulet çelin shend e verë,
Zogjët kthehen në gjini.

Stinët venë e vijnë,
Lulet çelin përsëri,
Dielli lind e gëdhinë,
Lind dhe një dashuri.

Stinët kalojnë me nxitim,
Unë te krroi ende pres,
Vijnë shtegtarët fluturim,
Me mall dashurie dua të vdes !

UJËVARA TË BARDHA

Në gjinjtë e Ujëvara të bardha
Përpëlitem nën dritën e hënës
Si muzgut në agim
Përpëlitem,
Në përqafim të nënës .

Loti derdhet në qerpik
flokët ngjyrë gështenje
më varen mbi sup,
gërshet ujëvarash,
derdhen shikimet e Mjellmës,
para ndarjes!

Sërish prek rrezet e hënës
nën qiellin e hapur që ndritë
bashkë me ujët…
sërish zgjohem me ëndrrën
Në prehër të muzgut
Me aromën e dashurisë,
Zgjohem e kulluar si vesa,
Me trëndafilin e egër në buzë
me Ujëvarën e bardhë –
Këndoj si muzë…

NJË DEGË ULLIRI

Në kopshtin e muzgjeve të qeta,
Fërfëllon pranvera nëpër degë ullinjësh,
Aty një copë qielli gjeta,
Ngjyrë pejsazhi prej dëllinjësh.

Një degë ulliri të çelur me lule,
Morra me vete ,
Se ti ishe dashuria ime e vjetër,
Karafil i egër
Në shpirtin tim
Erdhe si vjetull…
-dhe ike shqim !

VARGJE PËR ÇAMËRINË

…Ti farë e jona në shekuj,
E patrebur dhe krenare,
Hajnat e natës të dogjën
Kështjella e varre !
Të vranë e plagët mbeten
Të gjalla
Vrragë,
E ti u rilinde nga hiri si Feniksi
Përballë bajonetave të Zervas,
në krahrorin tën shumë shtiza helmi
të goditën,
ende dejtë rrjedhin gjak,
e mbi varre rritet bar tërfili…
Ti je Çamëria ime,
Çamëri me Luledielli dhe Trëndafili !

Mbi pllajat tua baritore, Çamëri !
tufa ujqish t`uritur
e hiena turinj e dhëmbë me gjak
të hëngrën të gjallë e sakatuar,
Nga masakrat e egra
Që u kryen mbi ty,
Therrën fëmijë, gra e pleq
Kryer nga grekë kriminelë
Të Zervas

Aty në Çamëri.
Oh! Paramithi,
Ti Artë e Gumenicë je?
Ç’pësuat ju në netët e thikave ,
Asaj nate pa hënë,
Kur vezullonin bajonetat me majë,
Sa e sa trima çamë
Për lirinë tu vranë
Për vendin Mëmë !

Bijtë tu, të një gjaku,
të lindur nga Mëmë Çamëri,
Edhe dëbora u shkri ndër male,
E përzier me pëllëmba gjaku .
Gjatë historisë, u bë ndarja e copëtimit,
Veç një fije shprese e malli të mbeti ,
Një shëllungë loti në qerpikun e vashës,
Atëherë dhe sot qanë e vajton,
Për trojet e djegura çame,
Për varret e mbetura djerinë
Të djegura,
Sepse malli, lidhur për shpirti,
Këngë zjarri zemre e truri
Çdo gjë mbeten atje,
Si legjenda në gurë,
Atje, këtu vasha mbledh lotin,
Qajnë Nënat –
Gjithandej kudo,
E burrat bëhen lapidar shekujsh,
O Mëma Çamëri,
E IMJA JE !

ARVANITËT, GJAKU IM !

Arvanitët, gjaku im i lashtë
Janë Arbanitë e Uni im,
Ku i lamë e ku t`i gjejmë
Ku na i çuat, ku na i mbytët
Me shkëmbime dhe dëbime
Në tokën tonë, si të huaj mbetëm !

Edhe të vrarë edhe të sharë
Të përbuzur dhe të përçarë
Nuk e di se kush mi pat ndarë
Në myslimanë dhe n’ortodoksë
Edhe ata mëdyshas ndarë
Mos më keq për t’i qarë
Lule tjera e njëjta farë
Ia lëmë kohës se çka do dalë
Verës akull e dimrit valë
shtigjeve të botës gjithë shpërndarë
Shpirt plagosur e ballë çarë
Varret e t’parëve pa lapidarë !

Shumë Zervas e gjakatarë
Dogjën Çamërinë Mëmë,
E vranë dhe therën me hanxharr
Burra pleq , gra e fëmijë ,
Mbetën varre grri,
ua dogjën shtëpitë,
i dëbuan nga vatrat shekullore,
këmbë zbathur, gishtërinj përgjakur,
ikën me rrebeshe si orteqe bore.
Burra trima plot me nam,
Dhe unë sot derdhi lot:
Këto vargje që i djeg malli,
Le të mbetet AMANET i çdo shqiptarë,
Mallë për Mëmën Çamëri,
Flakadanë që e mbaj në gji …!

PËRMALLIME ÇAME !

Mos harro moj Mëmë Shqipëri,
Amanet e ke dhe Ty,
Mos harroni tokën Çamëri,
Atje atë Tokë me Luledielli,
Ku ka vaj e rriten grunjerat :
Nga varri Kostandini le të ngrihet
Doruntina e Arbrit që vajton
Epiri i Pirros të huaj nuk duron.
Himarë moj e bukura Himarë
Edhe gjaku i yt blu, i pastër si ar
A të rrjedh edhe sot nëpër damarë
Mos u ngre të huajve lapidarë!?!
Dhe, shkruajta këto vargje
Për hirë të VËRTETËS,
Epiri e Çamëria janë troje arbërore
për jetë të jetës …!

AROMA E KËSAJ TOKE

Tokë me aromë dhe ara të mbjellura
Me të bardha
Ngjyra të përziera
Me kaltëri qiellore,
Fusha të blerta baritore,
Maja malesh të pjerta
E gryka,
Disi je më ndryshe me mëngjeset tua,
Edhe netët lozin me ëndërrat
Jetë përrallore
Mbajnë njerëzit në sytë e tyre
Përplotë vija ujore e burime
Që nuk shterren kurë
Një syorinë e përjetshme je
toka ime,
det lundrues e shpirtit,
ku brezat venë e vijnë
me aromën tënde në gji…

LULËKUQET E KOSOVËS !
( Refleksione poetike !)

Një letër e nisa sot nga mërgimi
Duke shikuar valët e qeta
Të Lumit të Madh,
I cili çanë Gjermaninë për mes,
E malli më kishte kapluar dejt e mi,
Malli që më djeg si prrush zjari
Për Kosovën time !
Dikur i këndova këngë nga Janina,
Atje nga Toka ku rriten Lule Dielli,
Vaj ulliri ka plot e ara të mbjellura
Me të bardha,
Atje ku ndrit qielli
Ku Çamëria qanë me lot !

Valvitet malli im me bozhure
Për atë Tokë pjellore,
Për Kosovën ku rriten grunjerat !

Ara të mbjellura gjërë e gjatë
Perëndia bën uratë :
Për Kosovë e Çamëri,
Për Limbardh e Drin të Zi
Bukë grunjerash ka Kosova,
Tokë Arbërore je e jona !


ESE PËR LIBRIN ME VARGJE DIELLI
( Të autores Saliha Kodra Rama nga Gjermania )

Nga Prof Asllan Selmani

Në poezinë e Salihe Kodra – Rama, e cila na sjell vargje të ngjeshura dhe plotë kurora freskie të një lirike të bukur, janë thellësisht me ndjesi dhe invencione të pasura, ku e bëjnë edhe më interesant imazhin çlirues të shpirtit femror dhe të mendimit të saj lirik, human dhe njerëzor. Ajo me forcën e vet poetike në vazhdimësi krijon vargje me vlerë dhe me një botë imagjinare, ku natyra, jeta, botkuptimi, bukuritë dhe ndjenja formësohen në tablo vizionare dhe peshë poietike, duke u dhënë jetë aspekteve esenciale të dashurisë dhe realitetit me një përspektivë më të gjërë të ngjyrimeve kolorite dhe egzistenciales.

Aty hasim edhe fluturimet dhe cicërimën e zogjve, shushurimën e krojeve të ftohta mali si ujëvara, gjithandej këngën e bilbilit lajkatar dhe vallëzimin e defatores! Hasim një imagjinatë kreative të poezisë së saj për dashurinë në përgjithësi, ku vjen aq lirshëm ndjenja, dëshira dhe veprimi, të përshkuara me një stil të posaçëm kreativ lirik. E njeriu, edhe me një përmbledhje të botuar me vargje të bukura si kjo,lirisht mund të quhet poete e vërtetë.

Ajo shpreh gjendjen shpirtërore të njeriut, preokupimet me jetën , gëzimet, ndjenjën e flijimit dhe dhimbjen e dashurisë që i shpreh me plotë mendime estetike, është një poete e vërtetë që premton! si një tojë e begatë me tone të ngrohta, si ujëvara të bekuara dhe të bukura, fontana etjesh që njeriut sot, në këtë kohë rrëmujash, i japin një udhë dhe ndjenjë të ngrohtë me mendime dhe ide që ajo kultivon me prirjen e saj të gërshetuar përplotë nuanca e figura magjepse letrare të pikturuara dhe të stolisura si një gjerdan xhëvahirësh, e të arritura në mozaikun shumëngjyrësh të vargut si reflekse dhe sfidë e poezisë, me një lirikë të stërholluar, që ndritë e shkëlqen si zafire mbi faqen e bjeshkëve dhe shtigjeve blerake, nën qiellin e hapur me kaltërsi të diellit dhe në dritën e hënës. Një vështrim më ndryshe i natës me yje të universit pasqyron në syrin e poetes zjarrin e dashurisë që në vazhdimësi e djeg si prrush në dejtë e saj dhe të stinëve që ikën e vijnë!

Këto janë vargje të cilat vetëvetiu duken të ngjeshura me dyllin e jetës dhe drithmën e shpirtit aq çlirshëm ku edhe davariten bindshëm vija të një origjinaliteti të rimimit dhe vargëtimit po aq njerëzor e human me lirikën e saj të ngjeshur poetike për njeriun dhe jetën, për dashurinë, ujëvarat që sjellin freski jete, me afshin e shpirtit dhe hënës që ndriçon ! Poetja Salihe Kodra bredh çlirshëm nga botëkuptimet, duke hapëruar nëpër shtigjet e buta baritore të Kosovës dhe trojeve etnike, në tëbane stanesh ku kërcejnë qengjat dhe dëgjohet blegërima e deleve, kënga e bariut dhe cicërima e zogjëve, ku të prekin valët e bregdetit shqiptarë, janë të gjitha tablo të bukura jete që të ngërthejnë dhe japin uzdajë.

Si përgjërim përvidhen ndjenjat dhe emocionet bashkë, si një përgjim ngacmimesh që e përshkojnë përmbledhjen me poezi “Nën dritën e hënës”, që nga fillimi e gjer në mbarim, me ngjyra autoktone të vargut të shkruar përplotë karakteristika e reflekse formash e trajtash të shfaqura herë si dashuri magjepse, herë si kristale krojesh të bjeshkës, ku autorja i mban të ngjeshura, siç thotë ajo: “në faqe të vashës me thellësitë e detit në sy“, duke ndezur gjithandej edhe flakën e dashurisë së përhershme dhe të çiltër. Dhe, e tërë kjo është një forcë magjike frymëzimi real dhe i denj që buron nga shpirti i saj fisnik, nga shpirti i saj i trazuar lirik në thellësi vargu…

Ndoshta edhe nuk ka nevojë as të shkruhet shumë me këtë rast, me që poezitë e autores, flasin të theksuara në kontinuitetin e të shkruarit dhe të stilit të veçantë, me një mendim të posaçëm, me një mjeshtri të hollë narrative, ku duken qartë tonet e ngrohta dhe shprehja me vrrullet shpirtërore që shpërthejnë furrishëm… Ka edhe një simbolikë përshkrimi dhe shkrirje të ndjenjës, përtej mendimit, nostalgjisë dhe lotit të saj në shtigjet e rrjedhave dhe të vargut ku gjithmonë të ngërthejnë thellshëm mesazhi kreativ kulmor dhe preokupimi njerëzor në këto kohe rrëmujash…

Aty gjendet edhe sfondi i shpalosur me fuqinë ndjenjësore të femrës shqiptare, e cila di çfarë është dashuria e çiltër, pa lajka dhe e pastër si loti. Dhe… këtë e vargon duke rrezatuar si “zogu lajkatar me cicërimën joshëse që të jep uzdajë”, i cili këndon këngën më të bukur duke aguar drita me të gëdhirë, në maje lisash të gjatë e ahishte bjeshke të anëve ku autorja kaloi me ëndërrat e gjalla gjatë netëve lehonë verore nën dritën e hënës lozonjare ! janë përfshirë jo vetëm ato poezi të cilat edhe paraqesin një tërësi të perceptimit logjik në tojë të përshkuara me ngjyrat e diellit dhe të ylberit qiellor dhe me plot ngrohtësi, të cilat njëherit edhe janë vlerë më vete të një mendimit poetik dhe lirik, ku , siç do të shprehet edhe ajo vetë: “Për zjarrin që e djeg si prrush dhe malli në ujëvara loti…”- , janë si një tërësi kreative me përmasa globi të lotit të kristalt, e që njëherit duken si një model dhe përvojë e gëdhëndur e mënyrës së të shkruari t të poezisë së bukur të kohës. E tërë kjo dhe vargje të Saliha Kodra Rama ë mbete si refleksione interesante për lexuesit dhe adhuruesit e poezisë !

( Shënim: Shkëputur nga libri i parë „Nën dritën e hënës“ !
Prof dr Asllan Selmani, ishte figurë e shquar si politikan në vitet e tranzicionit në Maqedoni dhe bëri bujë me shkrimet e tija letrare e publicistike ! Ishte edhe ministër… Ka disa vite që ka ndërruar jetë…Pas vete na la mjaft punime shkencore, sidomos nga sfera e gjeografisë!)


Recension rreth librit me poezi “VEGIME SHPIRTI” të autores SALIHA KODRA – RAMA

Shkruan Luan Mura,

Kur flitet për Saliha Kodra – Rama si shkrimtare e poete duhet të themi se kemi të bëjmë me një autore komplekse e dëshmuar me vepra cilësore artistike sidomos në sferën e poezisë etj.Saliha Kodra – Rama gjerë më tani ka botuar disa vepra me poezi, me vlera artistike duke trajtuar tema me fjalor poetik,estetetik, etnologjik të arrir që prekin thellë shpirtin njerëzorë e sidomos të shqiptarit në veçanti.

Duhet të theksojm se poezia e Salihas është përjetim konstant e shqetsimeve e sfidave të mëdha të njeriut në kohë e hapsirë për të cilën autorrja shkruan.Edhe në veprën e fundit „VEGIME SHPIRTI“, autorija tregon se është një vëzhguese emocionale shpirtërore e mpreftë e jetës dhe shqetsimeve të njeriut/shqiptarit/ ndaj edhe me një pedantëri e mpreftësi poete krijon atmosferë poetike.

Ndërkaqë, me plotë bindje mund të themi një konstatimin objektiv, se Poetja Saliha Kodra – Rama si në veprat e para në poezi po ashtu edhe në të fundit që e përmendëm më lartë në sferën e artit të poezisë sjell vlera cilësore me përmasa të gjëra e të thella metaforike që në mënyrë implicite e eksplicite përcakton stilin e vaçant poetik të autores.

Lexuesi i kujdesshëm i veprës ,,VEGIME SHPIRTI’’që në fillim të leximit do të vëren se çdo strofë e rreshtë është dendur me metafora të pëlqyera të shkruara me kaqë kujdes të veçantë e dashuri ndaj fjalës shqipe poetike. Dhe nuk do ta ket rëndë të bindet se ka të bëjë me një vepër cilësore në sferën e artit më të bukur poezisë shqipe.

Ndërkaqë, Autorja Saliha në veprën e cituar mediton në ëndrra aktive ndaj situatave jetësore të njeriut dashurinë, ambientin e tij shoqërorë, natyror e shpirtëror. Është një meditacion poetik artistik filozofikë mbi dukuritë e rëndësishme e situatat shpirtërore të individit. Pra, një qasje poetike me një detë figurash ku takohesh me njeriun shpirtvuajtur, gjendjenetij, qiellin, natyrën, valët, diellin, yjet, hënën, lumin, detin, liqenin, fushën, lulen, sokakun, natën, ditën, dashurinë, historinë dhe jetën. Dhe lexuesi i kujdesshëm duke i lexuar vargjet e poezive në veprën poetike “VEGIME SHPIRTI” do të konstatoj patjetër se çdo metaforë e perezentuar këtu shtohet e rritet në simbol shpirtëror, ku në shumë aspekte e kemi prezente të bukurën e të madhërishmen si kategori të rëndësishme estetike. E sidomos në poezitë “vargu im” “loti” “Tek Ura e Ibrit”…

Pra kemi të bëjmë me poezi që kur fillon ta lexosh rëndë e ke ti shmangesh, po se lexove deri në fundë, çdo poezi çdo varg që është një tërësi e të gjithë bëjnë një tërsi sublime. Pra krijojn libër me poezi me të gjitha atributet e duhura formale dhe përmbajtësore që duhet ti ket një libër me poezi që pretendon kulmin e piramidës estetiko- artistike- poetike.

Poezia e Saliha Kodra – Rama në “VEGIME SHPIRTI” është art i vërtetë poezi, jetë, synuese drejetë amshimit që rrjedhë qetë pastër. Autorja. mediton e shkruan me pasion të një poete të vargut të vërtetë poetik shqip, ajo me kujdesë të theksuar prezenton çdo fjalë fjali varg e libër. Ajo e donë lirinë e të shprehurit nuk i dëshiron kufizimet limitet. Prandej, tablotë metaforike në “VEGIME SHPIRTI” kanë përmasa artistike me vlera të veçanta në poezinë shqipe e më gjërë. Ajo, me poezinë e sajë vazhdon të jetë konsekuente në ndërtimin e tipareve poetike, artikulimeve shpirtërore, moduseve stilistike e motivore, ruajtjen e thelbit ontologjik të prosedeut poetik, të timbrit polikromatik dhe rafinamentit përpunues artistik.

Është një poezi meditative ku shtresohen dhe gërshetohen mëtimet historike, filozofike, gjuhësore, areali gjeografik Kosovar e sidomos qyteti i lindjes së Salihasë Mitrovica e Kosovës etj. Diapazoni krijues i shkrimtares poeteshes ka një shtrirje të gjerë. Këto metastaza motivore të përshkuara me gjuhën metaforike: nuk vuajnë nga pesha e stërngarkimit figurativ por, përkundër saj, janë shumë përmbajtësor, domethënës dhe të këndshëm për lexim.

Pellgut kreativ i atribuohet edhe zhdërvjelltësia dhe ndjeshmëria eklektike në transponimin e realitetit objektiv dhe shndërrimin e tij në zë metaforik, zë ky që bën artikulimin e vargjeve në marrëdhënie harmonike dhe konceptuale të vet poezisë së veprës kontekstuale.

Edhe Saliha Kodra – Rama, si shumë poetë të tjerë shqiptarë, poezinë e kultivon me një frymë të përgjegjësisë qytetare, me theksime të çiltëra patriotike kombëtare shqiptare, duke mos vënë asnjë dozë të tmerrit shfarosës dhe hakmarrës. Ajo i këndon lirisë e donë lirinë për popullin e vet shqiptar i cili gjat kohë ishte nën rrobëri të të huajve e sidomos Kosova nën rrobëri të fashizmit sllavo serbë.

Si në përmbledhjet e mëparshme, ashtu edhe në këtë vepër më të re, poetja Saliha Kodra – Rama, rikonfirmon vazhdimësinë e identitetit të shpalosur më parë, për të paraqitur edhe më fuqishëm individualitetin dhe pjekurinë krijuese të sajë tashmë të konsoliduar. Vargu i saj fund e krye përshkohet me mallin dhe nostalgjinë për tokën që e rriti. Ndjenja saj rrjedh me vrrullë në damarë, dhe kjo i jep tone të zjarrta edhe vargut që ngërthen thellë, duke dhënë mesazhe të qarta se si duhet dashur Atdheu në veçanti.

Me përgjegjësi më të lartë dhe me kënaqësi shpirtërore i propozoj trupit përgjegjës për botim që vepra “VEGIME SHPIRTI” të autores Saliha Kodra Rama të botohet. Me këtë pasurohet letërsia dhe kultura shqiptare në përgjithësi.

Poetesha Saliha Kodra-Rama me banim në Dyseldorf të Germanisë disa herë u dekorua me MIRËNJOHJE nga Shoqata e Shkrimtarëve shqiptarë në diasporë nga Hasan Qyqalla dhe Pal Sokoli etj.

Luan Mura, 12.10.2022, Tiranë


Biografi e shkurtër:

Autorja Saliha Kodra Rama, shkollimin fillorë dhe të mesëm i kreu në Mitrovicë. Kurse shkollimin e lartë në Prishtinë. Ajo unoi me zell në arsim në Mitrovicë. Më pas, pëshkak të rrethanave të kohës dhe gjendjes delikate me mbylljen e shkollave në Kosovë, ajo u largua me familjen në Gjermani ku edhe sot jeton.

Si intelektuale e denjë, ajo merret edhe me shkrime. Përmbledhja e saj e botuar me titull « Në dritën e hënës” ka poezi të ngjeshura dhe të një stili të veçantë që ngjallë interesin e lexuesit.

Dërgoi për publikim, Nafi Cegrani, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.