SALI BERISHA DHE ILIR META, TRIDHJETË VJET ME BAJRAKUN E PARTISË POLITIKE

0
Berisha-Meta

Në vend të debatit

Në vendet normale dhe me ligjet kushtetuese, pas përfundimit të mandateve, udhëhqësit e tyre shkojnë në shtëpi (si iku Trump) dhe, tevona marrin detyra të nderit dhe jetojnë me qytetarët e vet.

Kjo në Shqipërinë tonë nuk ndodh, kur e kur, tash e tridhjetë vjet Sali Berisha dhe Ilir Meta me bajrakun e partisë politike (sic!).

Në Amerikë për presidetnin e zgjedhur sipas Kushtetutës për dy mandate të mundshme (sipas votës së lirë të sovranit), ata pas mandatit kushtetues shkojnë në shtëpi dhe, janë aktiv në jetë gjithherë me popullin amerikan. Pas mandatit presidentët Bill Klinton, Bush, Obama dhe Trump, shkuan në shtëpi dhe e gëzojnë tretmanin kushtetues, kur e kur, qëndrojnë afër me popullin dhe me shtetin amerikan.

Këta tanët në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk e lëshojnë “frontin e politikës” (sic!) dhe në moshën e shtyer dhe pas mandateve në të gjitha funksionet më të larta të shtetit shqiptar, ata marshojnë sheshit të Tiranës për apetitet e karrigës politike (sic!).

Përkitazi me përfundimin e mandatit të udhëheqjes së shtetit shqiptar të miratohet ligji kushtetues, që pas mandatit dhe të funksioneve në institucionet e shtetit, mos të kemi lëvizje të funksioneve (lexo: pas një mandati në tjetrin,-nënvizimi im,-SK) funksioni përfundon dhe shkohet në shtëpi.

Kështu na duhet Shqipëria Evropiane…!

Çikago, më 13 maj 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.