Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin!

0
Vjosa Osmani

Shkruan: Florim Zeqa, 22.07.2022

Një dekadë e gjysmë më parë, një zonjë e re dhe ende e padjallëzuar, e cila nuk ishte as deputetete në Kuvendin e Kosovës, ushqehej me shkrimet e mia të botuara në gazetat dhe portalet e kohës, e cila të njëjtat i shpërndante në mediume të ndryshme dhe rrjete sociale, siç ishte rasti me shkrimin tim monumental më rastin e 67 vjetorin e lindjes së Presidentit historik me titull: “IBRAHIM RUGOVA Shpëtimtar i qenjes sonë kombëtare”, i pasuar me nëntitullin domethënës dhe përmbajtësorë, si në vijim: 2 dhjetor 1944 – Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova!

Nga fanse e shkrimeve të mia në presidente shteti

Ishte kjo koha kur zonja e kishte filluar karrierën politike si aktiviste e Forumit Rinor në LDK, e ngritur më pas në zyrtare dhe këshilltare në zyrën e presidentit Sejdiu! Askujt në atë kohë nuk i kishte shkuar mendja që një shërbyese e thjeshtë në zyrën e presidentit do të ngritet në postin më të lartë dhe më prestigjioz, atë të presidentit të shtetit!!!

Karieristët janë sikur “zhuga”, i ngjiten secilit deri në arritjen e qëllimit politik. Pas shkarkimit të presidentit Sejdiu padrejtësisht nga kushtetuesja dhe pas ndryshimeve politike në kreun e LDK-së, zonja në fjalë iu vardis menjëherë ish kryetarit pasues të LDK-së, z. Isa Mustafa, nga i cili nuk u shkoq derisa i dështoi zgjedhja si kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019, e cila për një fije floku mbeti pas Albin Kurtit.

Duke e parë pamundësinë e ringritjes së mëtutjeshme nga LDK-ja, zonja ju vardis Albin Kurtit dhe partisë rivale, LVV-së, për të arritur objektivin karrierist të saj, në dëm të shtëpisë së madhe LDK, të cilës i dha goditjen më të madhe më 14 shkurt 2021.

E maskuar nën flamurin e presidentit, pa e ndjerë në shpirt filozofinë politike Rugoviane, përmes kalimit nga ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë e realizoi ëndërrën përrallore, duke u bërë presidente e vendit, por jo edhe presidente e të gjithë qytetarëve!

Shpërblimi i tradhëtisë, turpi i partisë

Unë që nuk hoqa dorë asnjëherë nga qëllimi fisnik i të qenurit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, mbeta një mërgimtar i tretur dhe harruar nga të gjithë pushtetarët! Unë që nuk u lëkunda për asnjë milimetër nga filozofia politike rugoviane mbeta i harruar nga bashkëpartiakët, kurse fansja ime që e tradhëtoi filozofinë politike rugoviane dhe iu bashkangjit bolshevizmit, u ngrit në majat e shtetit me ndihmën e bashkëpartiakëve, që e ndihmuan me votë dhe kuorum në Kuvend!

Si të quhet ndryshe shpërblimi i tradhëtisë, pos turp i partisë?!

Zonja e parë, foton e presidentit dhe flamurin dardan i përdor si maskë, për ta mbuluar aktin e tradhëtisë ndaj elektoratit rugovian.

Pushteti ia ç’jerri maskat Vjosa Osmanit

Pas ngritjes në karrierë (si deputete) disa herë i kam shkruar fanses time, por gjithnjë më kishte lënë pa përgjigje. Por kur i erdhi çasti për t’u ngritur në majat e shtetit, përmes tjetërkujt e kërkojë ndihmën time, por në vend të ndihmes i rikujtova injorimin që më kishte bërë gjersa ishte deputete!

Pas ardhjes së saj në krye të shtetit, mësova nga mbështetësit dhe votuesit e saj në zgjedhjet e fundit nacionale, se e njëjta, fansja ime e dikurshme i ka injoruar dhe injoron të gjithë fansat e saj, madje edhe mbështetësit më të flaktë të saj!

Siç shihet, tek zonja e parë e shtetit injoranca, mendjemadhësia dhe arroganca janë tipare të mishëruara në shpirtin e saj, ashtu siç nuk është i skalitur rugovizmi në zemrën e saj.

Vjosa Osmani e ngritur në karrierë politike, e në veçanti në krye të shtetit si presidente, ka ardhur përmes lojës perfide me fotografitë e Hashim Thaçit në zyrat e presidencës gjersa ishte kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së postit të presidentit!

Ajo që deri dje hidhte akuza ndaj UÇK-së dhe Hashim Thaçit, sot e “mbrojti” me plot hipokrizi Hashim Thaçin dhe UÇK-në, duke e kundërshtuar raportin e Dick Martit, duke harruar se ishte njëra ndër të parat në Kuvendin e Kosovës, që e përkrahu dhe votoi Gjykatën Speciale!

Ajo që e ka sulmuar dhe quajtur UÇK-në kriminale për afro dy dekada, tani bëhet avokatja më e zëshme e saj.
Dikur akuzuese, sot mbrojtëse e pasinqertë dhe plot hipokrizi e UÇK-së!
Cilës Vjosë t’i besojmë tani, asaj që ishte zyrtare në LDK apo kësaj presidente e LVV-së!?

Përgjigja është, asnjërës, për shkak se kjo është Vjosa e 1001 fytyrave!
Sa herë që ndërron moti, Vjosa e ndërron gzofin!
Dhashtë Zoti të mos kthehet asnjëherë Serbia në Kosovë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.